Brdariç deklaroi se klubi duhet të jetë më profesional dhe kjo është një prej arsyeve që ende nuk ka gjetur akordin përfundimtar. Janë vetëm dy pika që kanë mbetur për t’u diskutuar nesër ku do të vendoset perfundimisht.
Dita e nesërme do të vendosë fatet e Brdariç si trajner ose jo i Vllaznisë për sezonin e ardhshëm, ndërkohë që shkodranët këtë vit e nisin herët sezonin me eleminatoret për në Europa League.
“Kemi vendosur për nesër dhe do shohim së bashku dhe vendosim nesër. Duket mirë por kemi nevojë të flemë sonte dhe nesër t’i shohim gjërat me qetësi. Jo nuk mund të themi që është e mbyllur për të ardhmen sepse kemi dy pika ndërsa tjerat janë mbyllur dhe jemi afër besoj. E përgjithshmja është e mirë dhe jemi afër. Nuk është çështje thjeshtë parash, s’ka lidhje me paratë dhe ajo që unë kam kërkuar është që të jemi profesionist dhe të gjejmë mundësinë për të punuar në grup. Ajo që është e rëndësishme duhet ta përgatisim skuadrën për këtë kompeticion të rëndësishëm dhe për të ardhmen dhe kjo është e rëndësishmja përse ne duhet të punojmë në grup”- tha Brdariç. BW