Bashkia e Dropullit në një mbledhje jashtë radhe ka marrë vendimin për të paguar të gjitha shpenzimet financiare për ceremoninë e varrimit në Bularat të minoritarit grek Kostandinos Kacifa, i cili mbeti i vrarë nga RENEA.
Vendimi i bashkisë është bërë i ditur nga nënkryetari i bashkisë Dropull, Mihal Mano.
Sipas tij vendimi është marrë me motivacionin se familja është e varfër dhe ngjarja është e ndjeshme për komunitetin e minoritarëve në jug të Shqipërisë.
Ceremonia e varrimit për Kostandino Kacifas do të bëhet nesër në orën 13:00.
a.ç