• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nesër seancë në Apelin e GJKKO për Veliajn, gazetari: Gjyqtari Engert Pëllumbi, i pakorruptuar! Ia ka vërtetuar edhe Berishës!

by S T
10/03/2025 19:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryebashkiaku Erion Veliaj do të paraqitet nesër (11 mars 2025) në Gjykatën e Posaçme të Apelit, ku do të shqyrtohet ankimi i masës së sigurisë arrest me burg.

Gjyqtari që do të vendosë për Veliajn, është Engert Pëllumbi, i cili ditëve të fundit po sulmohet dhe shantazhohet nga mediat pranë opozitës e veçanërisht nga portali i familjes së kreut të PD-së, Sali Berisha.

Gazetari Adriatik Doçi, i ftuar në “Studio Live” me Arbër Hitajn në Report Tv, theksoi se gjyqtari Pëllumbi shquhet si një ndër magjistratët më të ndershëm në Shqipëri, gjë të cilën e ka faktuar edhe në raport me Berishën.

Doçi kujton se ishte gjyqtari Pëllumbi i cili nuk pranoi kërkesën e SPAK për rikthimin e masës ‘arrest në shtëpi’ për Berishën, pas vendimit të gjyqtares Ilirjana Olldashit për lehtësimin e masës për kreun e PD,

Gjithashtu, gazetari kujton për Report Tv se ishte po ky gjyqtar që sulmohet pakuptim nga mediat e familjes Berisha, që dënoi ish ministrin socialist të Brendshëm, Saimir Tahirin.

“Unë kam bindjen e plotë, si një person që kam ndjekur zhvillimet në drejtësi, kam bindjen se Engert Pëllumbi është një ndër gjyqtarët më të ndershëm dhe më të pakorruptuar në sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Engert Pëllumbi është një etalon i ndershmërisë edhe nga rrëfimet e personave që e kanë njohur edhe jeta, edhe nga jetë akademike që bën dhe përkushtimi ndaj drejtësisë, është një ndër magjistratët më korrekt.

Ka një lloj dakordësie të të gjithë palëve sepse ka dhënë goditjen e parë, ku dënoi Saimir Tahirin. Është një vendim që kush e ka lexuar, ekspertët e ligjit, nuk mund t’i heqin asnjë presje, ka marrë një vendim të ndërmjetëm për Sali Berishën, ku kundërshtarët e tij prisnin ta kthenin në arrest shtëpie, mori një vendim të ndërmjetëm dhe të arsyetuar, ku përfshihej edhe që është kryetari i opozitës dhe një izolim në banesë do të kishte një ndikim të drejtpërdrejt në zgjedhje. Cilido që do jetë vendimi që do të merret ditën e nesërme, zoti Pëllumbi do ketë argumente të forta arsyetuese”,- theksoi Doçi.

Po ashtu, gazetari Doçi hodhi dritë, me detaje të reja, mbi dyshimet për pastërtinë dhe ligjshmërinë e karrierës së prokurorit Ols Dado.

“Ka nisur studimet për juridic në vitin 1991. Nga shqyrtimi i dokumentave rezulton se ishte një student as mesatar për mediokër, pavarësisht se sot jep mësim në shkollën e Magjistraturës dhe fakultete të tjera si pedagog, kur me notat e tij si student, nuk do të pranohej kurrë në shkollën e Magjistraturës sepse ka disa kritere.

Megjithatë, dy vite pasi nis studimet, rezulton që ka shkuar në Athinë, për një kurs të çuditshëm me natyrë meditative dhe konkretisht për filozofi, një kurs tremujor.

Kjo lëvizje është shumë e dyshimtë dhe duke analizuar edhe disa rastësi të tjera, të këtij prokurori, ngrihen dyshimet të forta që shërbimi agjenturë grek, mund të jetë investuar për të infiltruar personazhe të caktuar, të rektruar, në sistemin e drejtësië.

Nuk kanë shkuar siç kanë shkuar Adriatik Llalla dhe ish prokurorë të tjerë dhe mijëra shqiptarë që kanë shkuar për të vjelë ullinj në Greqi, por ky ka shkuar student për të bërë një kurs filozofie, në vitin 1993. Kjo vizitë me këtë shënim, është tepër e dyshimtë dhe e paqartë dhe nuk kemi një çertifikatë për këtë kurs”,- deklaroi ai.

Next Post
“Ku je Kujtim? Jepja ato mustaqe, se u çmend pas tyre”, Noka: Gjuzi, dinjitoz! Pas 11 majit…

"Ku je Kujtim? Jepja ato mustaqe, se u çmend pas tyre", Noka: Gjuzi, dinjitoz! Pas 11 majit...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

KESH nis shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, rriten nivelet e lumenjve dhe Liqenit

KESH nis shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, rriten nivelet e lumenjve dhe Liqenit

February 16, 2026
Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: Të pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: Të pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

February 16, 2026
Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

February 16, 2026
Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

February 16, 2026
Tensionet e shtuara mes opozitës dhe mazhorancës/Ndreca: Të djathtët krizën e kanë të brendshme

Neni 242/2 mes interpretimit kushtetues dhe rrezikut të antikushtetutshmërisë

February 16, 2026
Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

February 16, 2026
Albin Kurti u godit pas shpine, Kushtetuta e thotë qartë çfarë duhet bërë

“Ligji po ndryshohet për interesat e PS”, Nano: Rama gaboi që refuzoi dorëheqjet e Ballukut

February 16, 2026
Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

February 16, 2026
Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

February 16, 2026
“Tirana, motor ekonomik”, Toni Gogu: Ka krijuar mundësi për shumë njerëz që i janë bashkuar asaj

Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS, Gogu: Në rastin e Ballukut pezullohet shteti! S’është mbrojtje personale

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In