Ditën e nesërme (1 Mars 2025), do të zhvillohen primaret për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike për qarkun e Tiranës, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit 2025. Votimi nis në orën 08:00 dhe mbyllet në orën 18:00.
Mënyra e votimit është një anëtar, një votë. Në fletën e votimit do të jenë të gjithë kandidatët e qarkut Tiranë (Tiranë, Kamëz, Kavajë, Vorë, Rrogozhinë).
Çdo anëtar ka të drejtë të votojë vetëm një kandidat.
Vendet e votimit:
-Tirana 1 – Shkolla “Ali Demi”
-Tirana 2 – Selia Qëndrore e PDSH
-Tirana 3 – Selia e Degës, zona e Xhamllikut, pas karburantit Ifuel
-Tirana 4 – Selia e Degës, “Kompleksi Orion”, Rr. “Faruk Begolli”
-Tirana 5 – Selia Degës, Kompleksi “Kika”
-Tirana 6 – Selia e Degës, Kombinat
-Tirana 7 – Selia e Degës, Rr. “Muhamet Gjollesha”, Godina përballë “Hotel Mondial”
-Tirana 8 – Selia e Degës, Rr. “Xhemal Tafaj”, Lagjja te Selvia, Rruga e “Saraçëve”
-Tirana 9 – Selia e Degës, Bulevardi i Ri
-Tirana 10 – Selia e Degës, Rr. “Bogdanëve”
-Tirana 11 – Selia e Degës, Rr. “Egnatia”, sipër KMY, kati 2
-Tirana 12 – Zyra e Degës, Sauk
-Tirana 13 – Zyra e Degës, Yrshek
-Tirana 14 – Zyra e Degës, Qesarakë, Dajt
-Tirana 15 – Zyra e Degës, Lokali i Besnik Kodrës, Pezë Helmës
-Tirana 16 – Selia Degës, zona e Astir
-Kamëz – Selia e Degës, në qendër të Kamzës
-Kavajë – Tek kinemaja, në qendër
-Vorë – Vorë, Hotel Kontinental, kati 1, hyrja nga pas
-Rrogozhinë – Rr. “Stacioni i Trenit”, tek kinemaja