Vështirë të gjesh 4 burra që shkojnë më keq në rajonin e Ballkanit. E megjithatë, nesër do të jenë të detyruar të ulen në të njëjtin panel.
Sot dhe nesër, në Tiranë mbahet “VIENNA ECONOMIC FORUM”. Konferenca do të zhvillohet në ambjentet e pallatit të Brigadave.
Sonte hapjen e bën Arben Ahmetaj, Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë, Turizmit dhe Sipërmarrjes. Pas Ahmetajt, fjalë do të mbajë edhe Erhard Busek, President i Vienna Economic Forum dhe mbylljen e ditës së parë e bën kryeministri Rama.
Nesër ëshët dita e dytë e Forumit Ekonomik, ku në panel janë liderët e Ballkanit. Vuçiç krah Mustafës, Gruevskit e Ramës. Ky është paneli i zjarrtë i 4 burrave që kanë marrëdhëniet më të këqija në Ballkan.
Axhenda e plotë:
E mërkurë, 27 maj 2015
Ora 19.00 Ceremonia e çeljes
Ceremonia e gjitha do të jetë me regji qendrore – lutemi dërgoni pajisjet për marrjen e sinjalit audio video. FLM
(Vendi: Pallati i Brigadave)
Fjalime:
1– Z. Arben Ahmetaj, Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë, Turizmit dhe Sipërmarrjes
2– Z. Erhard Busek, President i Vienna Economic Forum
3– Sh.T. Z Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë
E enjte, 28 maj 2015
E gjithë data 28 do jetë e mbuluar me regji qendrore – lutemi dërgoni pajisjet për marrjen e sinjalit audio video pranë Pallatit të Kongreseve.
Gazetarët do të mund të jenë prezentë në sallë.
08.45 Regjistrimi i pjesëmarrësve (Vendi: Pallati i Kongreseve)
09.15 Paneli i nivelit të lartë – “Nga Berlini te Vjena”: për një qartësi gjeopolitike për Ballkanin Perëndimor
Moderator: Z. Joschka Fischer
Panelistë:
- Edi Rama,
- Aleksandar Vučić,
- Isa Mustafa,
- Milo Đukanović,
- Denis Zvizdić,
- Nikola Gruevski
11.00 Pauzë
11.30 Paneli “Ëise Men” – “Për të thyer hendeqet midis BE dhe rajoneve”
Moderator: Z. Ricardo Hausmann
Panelistë:
1- Ministër Arben Ahmetaj
2- Z. Massimo D’Alema
3- Z. Joschka Fischer
4- Z. Hubert Védrine
5- Z. Günther Rabensteiner
6- Z. Heinz Messinger
VO: Ju lutemi të akredituar janë vetëm gazetarët që sot janë pajisur me bexhe. Pa bexhen e sotme është e pamundur hyrja në Pallatin e Kongreseve.









