• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Nesër nuk e dimë nëse LSI do jetë aleate”! Anëtarët e komisionit të Vettingut, zbardhen debatet në grupin e PS

by A R
11/04/2017 08:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Parlamenti do të mblidhet sot në një seancë të jashtëzakonshme për të tentuar ngritjen e komisionit “ad hoc” për vettingun e prokurorëve dhe gjyqtarëve, teksa opozita nuk do të marrë pjesë në seancë.

Në mbledhjen e orës 18:00 është parashikuar që të miratohet procedura e ngritjes së komisioneve të vettingut si dhe përbërja e komisionit “ad hoc”.

Në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar socialist, Ruçi i ka njohur socialistët se dy anëtarët e PS do të jenë Vasilika Hysi dhe Ulsi Manja, ndërsa një emër i takon LSI.

Burime nga kjo e fundit bëjnë me dije se Luan Rama do të jetë i mandatari i saj. Në këtë mënyrë, PDIU e cila më parë kishte propozuar emrin e Shpëtim Idrizit për ta përfaqësuar në këtë komision, duket se ka ngelur jashtë.

Por fakti që një emër i takon LSI-së dhe kur në Kushtetutë është parashikuar që përbëja e komisionit të jetë me 3 deputetë të opozitës dhe tre të mazhorancës, ka ngacmuar Erion Braçen të hedhë dyshime mbi vijimin e procesit.

Në mbledhje ai ka pyetur Ruçin se si do të veprohet në rast se koalicioni me LSI-në nuk vazhdon, ndërkohë që po  i jepet nj vend në komisionin “ad hoc” në emër të mazhorancës.

Mësohet se Ruçi të jetë shprehur se tashmë flitet në emër të koalicionit dhe nëse do të ketë kushte të reja, do të ketë logjikë tjetër. Debate po ashtu ka pasur edhe mes Ruçit dhe ministrave për shkak të mos paraqitjes në kohë të ligjeve nga qeveria.

Debatet në grupin e PS/ Komisionet vettingu
Gramoz Ruçi: Nesër do të kemi seancë të jashtëzakonshme plenare, për ngritjen e komisionit “ad hoc” për vettingun dhe prania e të gjithëve është e detyrueshme. Ne do të votojmë pro ngritjes së këtij komisioni, duke propozuar tre emra të mazhorancës. Nga ana jonë propozohen emrat e deputetëve Vasilika Hysi dhe Ulsi Manja, ndërsa një vend i takon LSI.

Erjon Braçe: Shumë qartë kryetar. Ne po shkojmë në këtë komision të rëndësishëm me dy emra nga ne e një nga aleati ynë LSI. Puna është se po shkojmë pa ditur se ku po shkojmë. Sot e kemi aleat, nesër nuk e dimë do ta kemi apo jo. Si na garantohet balanca e komisionit të vettingut pastaj, nëse LSI nuk vijon të jetë pjesë e koalicionit?

Gramoz Ruçi: Ne sot po flasim në emër të koalicionit, dhe koalicioni ka këtë përbërje. Ky nuk është një diskutim që na takon ta bëjmë ne këtu. Nesër do të ketë tre emra në emër të mazhorancës. Kaq. Në rrethana të tjera, flasim prapë.

Debati për ligjet
Gramoz Ruçi: Ditën e enjte kemi po ashtu një seancë të ngjeshur. Do të kemi dhe një mbledhje të Konferencës së Kryetarëve dhe dua që disa ligje të rëndësishme t’i fusim në kalendar për t’i miratuar brenda këtij sesioni. E kam fjalën për ligjin e përpunimi të mbetjeve të ngurta në Vlorë e po ashtu dhe për importimin e mbetjeve.

Arben Ahmetaj: Do të kërkoja që edhe ligji i miratuar së fundmi në qeveri për uljen e taksës së turizmit, të kalojë sa më shpejt, mundësisht dhe me procedurë të përshpejtuar. Është një lehtësi e madhe për biznesin turistik përpara sezonit, por edhe përpara zgjedhjeve.

Ermonela Felaj: Ne si qeveri kërkojmë që patjetër disa ligje me rëndësi si këto të kalojnë shpejt nga ky parlament.

Gramoz Ruçi: Epo parlamenti nuk funksionon siç ju do qejfi juve. Ka rregullore dhe procedura. Më doli goja vendit duke ju kërkuar të sillni ligje në parlament. Ju i sillni kur jua ka qejfi dhe doni t’i kalojmë menjëherë. Tani ato s mund të kalojnë se thoni ju, si fillim duhet të hyjnë në kalendar. /Shqiptarja/a.m.

Next Post
Wenger nuk flet më për të ardhmen, Crystal e shkatërron

Wenger nuk flet më për të ardhmen, Crystal e shkatërron

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjerohet harta arkeologjike e Shkodrës, zona “A” e Bushatit shpallet pasuri kulturore

Zgjerohet harta arkeologjike e Shkodrës, zona “A” e Bushatit shpallet pasuri kulturore

March 15, 2026
Rregulla të forta për plazhet/ Zbardhet kontrata e re, gjoba deri në 400 mijë lekë dhe rastet kur prishet kontrata

Rregulla të forta për plazhet/ Zbardhet kontrata e re, gjoba deri në 400 mijë lekë dhe rastet kur prishet kontrata

March 15, 2026
Avioni me furnizime u rrëzua gjatë misionit, kush ishin 6 ushtarët amerikanë që humbën jetën në Irak

Avioni me furnizime u rrëzua gjatë misionit, kush ishin 6 ushtarët amerikanë që humbën jetën në Irak

March 15, 2026
“Ushqimi në shkolla, me ndikim pozitiv”, ISHP për nismën e MASH: Mund të ndikojë në menaxhimin e peshës

“Ushqimi në shkolla, me ndikim pozitiv”, ISHP për nismën e MASH: Mund të ndikojë në menaxhimin e peshës

March 15, 2026
Nga vizita e Macron në Tiranë te drafti zyrtar, rilind pas rreth një shekulli Liceu Francez në Korçë

Nga vizita e Macron në Tiranë te drafti zyrtar, rilind pas rreth një shekulli Liceu Francez në Korçë

March 15, 2026
Zvicra bllokon fluturimet ushtarake amerikane mbi territorin e saj, ja në cilat raste lejohen

Zvicra bllokon fluturimet ushtarake amerikane mbi territorin e saj, ja në cilat raste lejohen

March 15, 2026
“Edi Rama ikën më 22 mars!”, ish-deputeti i PD-së tallet me Sali Berishën pas thirrjes për protestën e radhës

“Edi Rama ikën më 22 mars!”, ish-deputeti i PD-së tallet me Sali Berishën pas thirrjes për protestën e radhës

March 15, 2026
Paralajmërim për sulme të reja, Izraeli urdhëron evakuimin e banorëve të disa lagjeve në Bejrut

Paralajmërim për sulme të reja, Izraeli urdhëron evakuimin e banorëve të disa lagjeve në Bejrut

March 15, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

Statutet e partive si letër higjenike

March 15, 2026
FOTO/ Nga Mercedesi klasik te BMW-ja legjendare, makinat retro ekspozohen në qendër të Elbasanit

FOTO/ Nga Mercedesi klasik te BMW-ja legjendare, makinat retro ekspozohen në qendër të Elbasanit

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In