• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nesër nis viti i ri akademik, pedagogët kërkojnë ndihmën e studentëve për rritjen e pagave

by A R
16/10/2022 13:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E hëna rikthen në auditorë studentët. Në ndryshim nga i kaluari, viti i ri akademik nis me protesta nga pedagogët që kërkojnë paga më të larta.

Në ditën e parë nga ora 8 deri në 10 profesorët e universiteteve publike do të prezantohen me studentet. Më pas deri në orën 12 ata do të vazhdojnë protestën e nisur javë më parë dhe do tu shpjegojnë studentëve dhe arsyet e bojkotit të tyre.

Është menduar që pedagogët në të gjithë vendin do të protestojnë në mjediset para fakulteteve ku japin mësim. Pritet që atyre tu bashkohen edhe studentë.

Nga sindikatat dhe profesorët e universiteteve në vend është paralajmëruar se do të protestohet çdo ditë deri në plotësimin e 9 kërkesave të peticionit të tyre.

Në javën e parë të tetorit kur pedagogët nisën protestat qeveria vendosi rritjen e pagave me 15 për qind, ku 7 për qind mbështetet nga buxheti i shtetit ndërsa pjesa tjetër nga vetë universitetet.

Kjo rritje u kundërshtua nga pedagogët. Ata kërkojnë jo vetëm rritje të pagës me 50 për qind por edhe vlerësime për vjetërsinë në punë mbi 15 vjet, rritje të financimit për kërkimin shkencor, rivlerësim të orës mësimore leksion e seminar, apo rishikim të tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës shtesë.

Peticioni i nënshkruar nga mbi 80 për qind e pedagogëve në të gjithë vendin i është dërguar qeverisë prej një muaji. Nëse ato nuk gjejnë miratim, profesorët deklarojnë se do të vazhdojnë të protestojnë për atë që e quajnë rikthimin e dinjitetit të profesoratit dhe universiteteve ku pagat bazë janë në kufijtë e mbijetesës.

/a.r

Next Post
Pse lufton Amerika me Rusinë?!

A duhet të zhvendoset sahati i Tiranës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In