• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Nesër nis shembja tek ‘Unaza e Madhe’/ Balluku: Punimet do zgjasin për 4 muaj! Jaupaj: Ja rrugët alternative!

by Java News
19/10/2020 23:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga dita e nesërme fillojnë shembja e disa objekteve në zonën e Astirit ndërkohë që do të fillojnë punimet për pjesën e tretë të kësaj rruge. Punimet do të zgjasin 4 muaj ndaj trafiku do jetë i kufizuar.

Drejtori i Policisë së Tiranës Rebani Jaupaj njoftoi se nga nesër (20 tetor) do të kufizohet trafiku në zonën e Unazës së Madhe tek ish sheshi “Shqiponja” pasi do të shemben disa objekte tek zona e Astirit. Ai i bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve që vijnë në Tiranë për të gjetur rrugë alternative.

“Ne do të bëjmë ndryshim të planit të veprimit të policisë. Do të shtojmë forcat e policisë. Bashkia do na vijë në ndihmë me korsinë e emergjencës. Do mbajmë një korsi emergjencash ndërsa pjesën tjetër do ta menaxhojmë në tre korsi hyrjen në Tiranë. Do të menaxhojmë këtë trafik dhe kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve. Rruga e Elbasanit do të na ndihmojë. I bëj thirrje drejtueseve të mjeteve që e kanë të domosdoshme të vijnë në Tiranë të gjejnë rrugë alternative. Mund të aksesohet edhe rruga e Ndroqit. Qytetarët të eliminojnë lëvizjet e pa domosdoshme nga dogana. Të përdoret edhe rruga nga Rrogozhina deri në Elbasan për të ardhur nga Rruga e Elbasanit. Nesër fillon prishja e godinave të shpronësuara për t’i hapur rrugë rrugës së Treshit. Do krijohet rrethrrotullimi në zonën e Astirit”, tha Jaupaj.

Ndërkohë ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku u shpreh se nga nesër do të fillojë dhe shembja e ndërtesave për t’i hapur rrugë ndërtimit të lotit të tretë të rrugës dhe se punimet do të zgjasin përreth 4 muaj. Gjatë kësaj periudhe trafiku do të vijojë të mbetet i kufizuar.

“Kemi ardhur në kantierin e Shqiponjës pas na duhet t’i tregojmë qytetarëve të Tiranës se këtu punohet ditë e natë. Deri tani punimet kanë qenë nëntokë. Qytetarët shikojnë bllokimin dhe mendojnë se nuk po punohet. Nyja e Shqiponjës është mjaft e rëndësishme dhe me tre nivele që do të shpërndajë të gjithë trafikun”, tha Balluku.

Drejtori i ARSH Ergys Verdho tregoi si do orientohet lëvizja e automjeteve përgjatë 4 muajve që do të kryhen punimet në këtë zonë.

“Është kaluar çdo afat për punimet. Në fazën e parë dhe të dytë të menaxhimit të trafikut. Këtu vijnë nga Durrësi për në Tiranë. Faza e parë parashikonte punimet nga pjesa e Paskuqanit. Tubi i tretë vjen nga Pallati me Shigjeta. Këto janë realizuar. Faza e tretë e punimeve derivon në tubin e dytë dhe tubin e tretë. Ky është operacioni më i vështirë që po kryejnë në këto momente. Plani i menaxhimit të trafikut na kërkon që këtë hapësirën ne ta bllokojmë në 4 muajt e ardhshëm. Më e forta është se ne do shkojmë deri te Astiri me një rrethrrotullim për ata që duan të hyjnë në Tiranë“, – tha Ergys Verdho. (Shqiptarja.com)

Next Post
Atentat në Vlorë, breshëri dy personave me motor, 1 i vdekur dhe 1 i plagosur

“Më qëlluan me pistoletë nga makina”/ 27-vjeçari telefonon policinë në Vlorë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkelën rregullat e qarkullimit rrugor, 14 të arrestuar dhe mbi 12 mijë gjoba në 1 javë në Tiranë

Burg për parkim dysh, avokati: Ndryshimet në Kodin Penal duhet të diskutohen, qytetarët duhet të informohen

January 29, 2026
Ndërtimet në Theth, Buzhala: Kundërshtarët e Ramës po gabojnë sërish duke e politizuar aksionin

Pse po sulmohet Edi Rama prej disa shqiptarëve për vizitën në Izrael?

January 29, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Monolog për të fshehur të vërtetën”, Beqiri: Meta, skenar me Berishën për të vrarë protestuesit e 21 Janarit

January 29, 2026
Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante: Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante: Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

January 29, 2026
Rama publikon pamjet: Gjimnazi “Kolë Idromeno” në Shkodër me pamje të re dhe infrastrukturë moderne

Rama publikon pamjet: Gjimnazi “Kolë Idromeno” në Shkodër me pamje të re dhe infrastrukturë moderne

January 29, 2026
Reshje të dendura shiu, por edhe dëborë, fundjava me mot të keq

Reshje shiu intensive në të gjithë territorin, erë dhe dëborë në disa zona

January 29, 2026
Friedman: Unë jam vajza që Hitleri e kishte frikë

Friedman: Unë jam vajza që Hitleri e kishte frikë

January 28, 2026
“Përgjithmonë vetëm!”/ Shenjat e horoskopit që nuk duan dhe nuk do të kenë një lidhje

‘Koha të lini pas planet e vjetra’, java e fundit e janarit, zbuloni 3 fatlumët e horoskopit/ Ja çfarë parashikohet për secilën shenjë

January 28, 2026
Ngjarja në Rinas, Preç Zogaj: Atentati, një larje hesapesh mes botës së krimit

Zogaj ngre akuza për strategjinë e zvarritjes së proceseve gjyqësore: Drejtësisë po tentohet t’i priten tubat, nuk po e lenë të rrjedhë

January 28, 2026
Moti i keq godet Gadishullin Iberik, 6 viktima/ Mbi 800 mijë banorë mbeten pa energji elektrike

Moti i keq godet Gadishullin Iberik, 6 viktima/ Mbi 800 mijë banorë mbeten pa energji elektrike

January 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In