• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nesër Maratona e Tiranës/ Veliaj: Të vrapojmë për një kauzë në dobi të komunitetit

by Java News
12/10/2019 12:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në edicionin e saj të katërt, Maratona e Tiranës erdhi me një hapësirë speciale për të rinjtë e qytetit me kategorinë “Fun Run”. Qindra nxënës të shkollave 9-vjeçare të Tiranës vrapuan në Bulevardin kryesor të qytetit, duke i paraprirë Maratonës që zhvillohet nesër në orën 9.00. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ndau çmimet për fituesit e kësaj gare, Zhuljeta Çejku dhe Edi Devole, ndërsa u kërkoi të rinjve që të kontribuojnë për mbarëvajtjen e aktivitetit më të madh sportiv të zhvilluar në Shqipëri. 

“Dua shumë që Tirana të jetë nesër një kartolinë e një Shqipërie europiane, e një Shqipërie të pastër, me njerëz të sjellshëm, mikpritëse, e një Tirane që është e hapur për të gjithë turistët, duke qenë se do të kemi garues nga mbi 45 shtete të botës. Dua që të na ndihmoni duke shpërndarë ujin, të ndihmoni turistët e huaj për t’i treguar ku janë destinacionet në Tiranë, të ndihmoni dikë që do kalojë fundjavën në Tiranë, duke i dhënë ide sesi mund të shpenzojë sa më shumë kohë, por edhe të vizitojë sa më shumë gjëra”, tha Veliaj. 

Pasi tërhoqi edhe numrin e tij personal për garën e nesërme, kryebashkiaku ftoi qytetarët që të vrapojnë për një kauzë të rëndësishme për shoqërinë. “Nesër vrapojmë për një kauzë. Kam parë njerëz që kanë kauza nga më të ndryshmet. Disa do vrapojnë për të mbjellë më shumë pemë, disa do vrapojnë për speciet në zhdukje, disa të tjerë do të vrapojnë për ekologjinë e për më shumë pastrim, disa të tjerë do të vrapojnë për të ndihmuar fëmijët dhe të rinjtë me sindromën doën apo të spektrit autik”, tha Veliaj, ndërsa shtoi se ai personalisht ka zgjedhur si kauzë ndihmën për rindërtimin e të gjitha shtëpive të dëmtuara nga tërmeti.

Ndërkaq, Tirana sot theu edhe një rekord në pjesëmarrjen e të rinjve në vrap, pasi çdo shkollë e kryeqytetit përfaqësohej me nxënësit e saj. 

Kjo garë, e cila filloi në sheshin “Nënë Tereza”, përshkoi një segment me gjatësi simbolike prej 2 km, i cili përfundoi në sheshin “Skënderbej”. Për fituesit e tre vendeve të para femër dhe mashkull kishte edhe një shpërblim simbolik, por më shumë se kaq, kjo garë është vlerësuar edhe si një mënyrë e mirë për t’i nxitur të rinjtë të angazhohen me sport dhe të fillojnë të përgatiten për të konkurruar pas disa vitesh në Maratonën e Tiranës.

g.kosovari

Next Post
Delegacioni gjerman në Kosovë: Gjenerata e re është e lodhur me retorikën e vjetër të ish-udhëheqësve të luftës

Delegacioni gjerman në Kosovë: Gjenerata e re është e lodhur me retorikën e vjetër të ish-udhëheqësve të luftës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

January 18, 2026
Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

January 18, 2026
“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

January 18, 2026
Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

January 18, 2026
U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

January 18, 2026
“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

January 18, 2026
Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

January 18, 2026
“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

January 18, 2026

E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

January 18, 2026
“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

January 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In