• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nesër Kurban Bajrami/ Kreu i KMSH-së mesazh besimtarëve: Përhapni solidaritet dhe paqe, pajtohuni e falni njëri-tjetrin. Ja si do zhvillohen ritualet

by Java News
19/07/2021 12:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ditë përpara kremtimit të festës së rëndësishme myslimane, Kurban Bajrami kreu i Komitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu përmes një videomesazhi ka përcjellë urimet e tij për të gjithë besimtarët.

Spahiu shprehet se Kurban Bajramit është festa që na kujton sakrificën, durimin dhe dhembshurinë njerëzore.

Ai përmes mesazhit të tij i bëri thirrje të gjithë qytetarëve që kanë mundësi, të ndihmojnë njerëzit në nevojë.

Mesazhi i plotë i Kreut të Komitetit Mysliman Shqiptar:

Bismilahi-Rrahamini-Rrahim

Me emër të Zotit Mëshiruesit-Mëshirëbëres.

Falënderimet i takojnë Allahut, Krijuesit të botëve.

Paqja dhe bekimi i Zotit qofshin mbi Muhamedin (a.s.)

Të dashur qytetarë, nesër, më datë 20 korrik 2021, është festa e Kurban Bajramit.

Allahu i Madhërishëm në suren Kevther në Kuran thotë:

“Ne vërtet të dhamë ty shumë të mira. Andaj ti falu dhe ther kurban për hir të Zotit tënd!”

Ndërsa në suren En’nam na kujton:

“Thuaj: namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë thjesht për Allahun, Zotin e botëve!”

Të dashur besimtarë, edhe pak orë na ndajnë nga festa.

Kurban Bajrami është një festë e rëndësishme në fenë islame.

Në këtë ditë ne përkujtojmë sakrificën e Ibrahimit (a.s), durimin e pa shembullt të Ismailit (a.s.), atëkohë vetëm një fëmijë, dhe dhembshurinë e nënës heroike Haxhires.

Kurbani na dëshmon se, sakrifica, durimi dhe dhembshuria njerëzore, janë punë të pëlqyeshme te Zoti, nëse duam të përfitojmë mëshirën dhe faljen e të Gjithëmëshirshmit absolut, Zotit të gjithësisë.

“As gjaku e as mishi i kurbaneve tuaja nuk arrin tek Allahu, por tek Ai arrin devotshmëria juaj”, thotë Zoti (xh.sh.) në Kuranin Famëlartë.

Ky Bajram na jep mesazhin që, për të arritur pëlqimin dhe kënaqësinë e Zotit të Madhërishëm, është i nevojshëm sinqeriteti dhe devotshmëria.

Therni Kurbanin nesër, kushdo që ka mundësi, dhe ndajeni atë me njerëzit në nevojë. Kjo vërtetë është një punë e pëlqyeshme të Zoti.

Kurbani është mesazh paqe, përhapeni atë.

Kurbani është gëzim për fëmijët, gëzojini ata me dhurata.

Kurbani është solidaritet, jini solidarë në bajram e në çdo ditë.

Kurbani është pajtim, pajtohuni dhe faleni njëri-tjetrin.

E lusim Zotin të na i pranojë kurbanet, adhurimin dhe lutjet tona.

E lusim Zotin për paqe e prosperitet në vendit tonë dhe mbarë njerëzimin.

Ju dëshiroj paqe, begati e mirësi në familjet tuaja!

Amin!

Festa e Kurban Bajramit është një nga dy festat më të rëndësishme të besimtarëve muslimanë: Fiter Bajramin dhe Kurban Bajramin.

Kjo e fundit, sipas traditës islame, nderon gatishmërinë e Ibrahimit të flijojë djalin e tij, Ismailin, si vepër e nënshtrimit ndaj urdhrit të Zotit, para se Zoti të ndërhyjë, përmes engjëllit të tij Xhebrailit dhe të njoftojë Ibrahimin se flijimi i tij është pranuar tashmë.

Emërtimi “Kurban Bajrami” në gjuhën shqipe është huazim nga turqishtja – Kurban Bayramë, që do të thotë “Festa e Flijimit”.

Në kalendarin hixhri (islam), Kurban Bajrami bie në ditën e 10-të të muajit Dhulhixhxhe dhe zgjat për katër ditë. Në kalendarin gregorian, data ndryshon nga viti në vit duke shkuar përafërsisht 11 ditë më herët çdo vit.

Po t’a përmbledhim me pak fjalë Kurban Bajrami është festa e mposhtjes së egos sonë, mposhtjen e nepsit që gjithmonë kërkon të jetë para.

Next Post
VIDEO / Bënte si ‘ekspert’ në Tik-Tok, Policia ndëshkon 34-vjeçarin nga Tepelena

VIDEO / Bënte si 'ekspert' në Tik-Tok, Policia ndëshkon 34-vjeçarin nga Tepelena

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In