• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nesër Kongresi i PS/ Bushati: Fokusi i qeverisë është ekonomia, do analizojmë zgjedhjet e 25 prillit!

by
11/06/2021 21:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I ftuar në studion e Report TV ishte deputeti Ervin Bushati i cili foli për Kongresin që do të mbajë nesër Partia Socialiste. Bushati tha se Kongresi vjen në një ditë të rëndësishme për partinë, në 30 vjetorin e formimit të saj.

“Nesër do të jetë një rivlerësim, një rilidhje e kontratës me qytetarët shqiptarë. Patjetër që vjen në një ditë të shënuar të PS që është edhe lindja e kësaj force politike 30 vite më parë. Një forcë politike që e ka treguar që ka qenë mazhorancë morale, pozitive, në fakt  edhe maxhorancë elektorale që në zgjedhjet e fundit ka teguar që ëshët forva e parë politike që zgjdhin qytetarët.  Është zgjedhja e parë që ata kanë, është zgjedhja më e madhe edhe patjetër që falenderimet shkojnë për gjithë socialistët, antarët e PS, por edhe gjithë mbështetësit që që i besuan një mandat të tretë”, tha Bushati.

Në lidhje me kongresin që do të mbahet nesër nga PS, Bushati u shpreh se pjesë e punës do të jetë edhe analizimi i zgjedhjeve të 25 prillit. Bushati tha se do të fillojë një analizë e detajuar e të gjitha qendrave të votimit, duke filluar nga qeliza bazë e më pas për të kaluar në të gjithë partinë. Ndërkaq shtoi se kjo analizë do të zgjasë 6 muaj. Sipas tij, nësë fushata do të kishte qenë më e përqëndruar në numrin 12 që mbante PS, do të kishin marrë 78 mandate dhe jo 74. Ai tha se mund të kishin marrë 20 mandate në Tiranë.

“Një forcë politike më e madhja në vend patjetër që e ka këtë mekanizëm funksioni, gati perfekt në mënyrën sesi analizohet. Dhe ne do të fillojmë një analizë. Nëse ne do të kishim qenë më të përqëndruar në fokusin e numrit 12, numrit të PS, nuk do të kishte vota të pavlefshme, ne do kishim marrë 78 vende. Pra, kemi 4 vende që nëpërmjet votave të pavlefshme apo një gare që u kthye shpeshherë jo e fokusuar tek numri 12, do kishim më shumë mandate. Do kishim më shumë mandate edhe Tiranë, 19 patjetër ose edhe 20, kemi një tufë votash të pavlefshme, që shumica janë të PS. Në të gjitha qendrat e votimit do të kemi një analizë sepse në kemi strukturat tona në çdo qendër votimi, duke filluar nga qeliza bazë duke shkuar në drejtimin e strukturës sipas degëve, sipas qendrave deri në drejtimin poltik.  Do të na duhet një 6 mujorsh për të bërë analizë të mbarë një proces zgjedhoi për të zgjedhur njerëzit më të mirë”, vijoi Bushati.

Ndërkaq Bushati është shprehur se fokusi i qeverisë së ardhshme do të jetë ekonomia, ringritja e bizneseve dhe e infrastrukturës. Sipas tij, një prioritet të madh do të ketë edhe turizmi e shërbimet.

“Mendoj që sfida e Shqipërisë sot është ekonomia. Ne duhet ta përballim me poztivotet këtë sfidë të ngritur nga qytetarët. Fokusi i qeverisë do të jetë drejt zhvillimit ekonomik dhe rritjes së mirëqenies së familjes shqiptare, fuqisë blerëse, të ngrihet ekonomia. Prioritet turizmi dhe shërbimet. Shteti duhet të tregojë që është aktori kryesor në shoqëri dhe nëpërmjet financimit të ringrej ekonominë dhe bizneset. Buxheti i shtetit duhet të vihet në funskion të veprave të mëdha për të ndihmuar ekonominë dhe infrastrukturën. Infrastruktura duhet të jetë në funksion të ringritjes ekonomie. Ka shumë hapësirë për të financuar nëprmjet buxhetit të shtetit”, u shpreh Bushati.

Në lidhje me shkarkimin e Metës dhe pretendimeve të tij se deputët kanë marrë lekë për të votuar, Bushati tha se nuk pranon të komentojë opinione. Ai tha se presidenti është mbi palët, por jo mbi ligjin. Ndërsa shtoi se të jesh president duhet të sakrifikosh interesin personal dhe jo të bëjë fushatë elektorale për partinë e tij.

“Nuk kometoj opinonte. Nuk është qëndrim është opinon. Ne e kemi dhënë me votë qëndrimin tonë. Është e rëndësishme është të vendosim një piketë të rëndësishme dhe të themi që kjo është demokraci parlamentare. Presidenti është mbi palët, por jo mbi ligjin. Presidenti është jopolitik, por nuk mund të dalë mbi politikën dhe të bëjë politikë për familjen e tij, për partinë e tij apo për një parti që mendon se duhet ta ndihmojë. Të jesh president është sakrificë, do sakrifikosh interesin tënd personal, ekonomik, politik dhe të jesh i gjithë shqipëtarëve”, tha Bushati.

/b.h

Next Post
E rëndë në Tiranë/ 60-vjeçari i jep fund jetës, gjendet i vetëvarur në pemë

E rëndë në Tiranë/ 60-vjeçari i jep fund jetës, gjendet i vetëvarur në pemë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama reagon për mbylljen e TikTok: U konsultuam me 65 mijë prindër dhe mësues! Jemi në dialog me kompaninë për…

Mbyllja e Tik Tok nga qeveria, Gjykata Kushtetuese: Cenoi lirinë e shprehjes

March 11, 2026
Ligji për bastet sportive, Malaj: Kërkohet ende punë, është marrë ekspertizë ndërkombëtare

Ligji për bastet sportive, Malaj: Kërkohet ende punë, është marrë ekspertizë ndërkombëtare

March 11, 2026
Kombëtarja e Iranit tërhiqet nga Botërori: Qeveria e korruptuar e SHBA na vrau Khamenein

Kombëtarja e Iranit tërhiqet nga Botërori: Qeveria e korruptuar e SHBA na vrau Khamenein

March 11, 2026
Von der Leyen bisedë telefonike me Ramën: Me mikun tim të mirë folëm për integrimin dhe investimet

Presidentja e KE: 10 ditët e para të luftës i kushtuan Evropës 3 miliardë euro

March 11, 2026
“Koha të përballemi me këtë regjim të poshtër”, Berisha: Rama vendosi të mbyllë dyert e drejtësisë në Shqipëri!

“Koha të përballemi me këtë regjim të poshtër”, Berisha: Rama vendosi të mbyllë dyert e drejtësisë në Shqipëri!

March 11, 2026
Anulimi i tenderit për Porto Romanon, Karakaçi: Do ndërtojmë skenar tjetër! Edhe kryeministri e tha që…

Anulimi i tenderit për Porto Romanon, Karakaçi: Do ndërtojmë skenar tjetër! Edhe kryeministri e tha që…

March 11, 2026
Kush i kontrollon paratë dhe sekretet? Epstein kishte dy ndihmës të afërt, rrethi i ngushtë i predatorit

Kush i kontrollon paratë dhe sekretet? Epstein kishte dy ndihmës të afërt, rrethi i ngushtë i predatorit

March 11, 2026
Rriten me 9 lekë për litër/ Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina

Nafta po shtrenjtohet, rikthehet Bordi i Transparencës? Ibrahimaj: Monitorim çdo ditë!

March 11, 2026
“Hajdutë të gjithë Shqipërisë, rrëmbeni pushkët”: Agron Tufa po ju thërret

Agron Tufa: Për rrëzimin e Ramës duhen protestues që janë gati të vdesin për Berishën

March 11, 2026
Hoxha telefonatë me homologun izraelit: Shqipëria në solidaritet të plotë me popullin tuaj

Hoxha telefonatë me homologun izraelit: Shqipëria në solidaritet të plotë me popullin tuaj

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In