• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Nesër ju kthej përgjigje”, ndërtimi pa leje i Pajtime Fetahut ende në këmbë që prej 2019-ës

by A R
29/01/2025 22:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu që u provua të kishte lidhje me bandat kriminale të qytetit, ka deklaruar pranë ILDKPI-së se jeton në një apartament 80 metra katrorë afër qendrës së qytetit.  Sipas informacioneve, gjyqtarja ka ndërtuar edhe pa leje në tarracën e pallatit. Emisioni “Stop” në Tv Klan e ka dokumentuar që në vitin 2019 ndërtimin pa leje që ka bërë Fetahu duke e përshtatur në kuzhinë dhe ambiente relaksi.

Asokohe “Stop” iu drejtua IMT-së Elbasan, drejtuesi i së cilës, Leli Kaja tha se do të ngrinte një grup inspektimi për këtë rast.

Kryeinspektori Leli Kaja: Po tendën kush e ka? Mirë, shko verifikoje, kush e ka tendën…!

Inspektori: Tendën e ka kati lart.(kati i 5-të)

Gazetari: Po Pajtimja e ka, se ne…

Kryeinspektori Leli Kaja: Po nuk e ka Pajtimja atë…

Inspektori: Pajtimja  e kishte me tapi, vetëm krahu i djathtë të hyrjes.

Kryeinspektori Leli Kaja: Tani ik, verifikoni, kush ka tendën, bjerini derës, kush është atje edhe merrni të dhënat, çertifikatë pronësie, çfarë ka…,që të japim një përgjigje serioze dhe të dimë, ku jemi! Ne atë duam direkt, po qe se nuk është marrë leje për tendën, masë administrative dhe kallëzim penal, i ke të garantume këto.

Gazetari: Ne, ata komshinjtë atje, na i sollën si problematikë, s’është se kemi diçka personale me gjyqtaren. Sa herë nxjerrim ne ndonjë gjë për Pajtimen, na sjellin ndonjë gjë për gjyqtaren…, që kështu…

Kryeinspektori Leli Kaja: Unë as kam pasur ndonjë lidhje me atë…

Gazetari: Edhe ne nuk e dinim, ku e kishte. Me të pyetur na thanë, Filan Fisteku dhe vajtëm…

Kryeinspektori Leli Kaja: Jo mo, ju faleminderit, që na vini në dijeni për këto gjëra..! Nesër do t’ju kthej përgjigje.

Të nesërmen z. Kaja tha se ndërtimin pa leje nuk e kishte bërë gjyqtarja, por një banor tjetër komshi me të, në katin e 5-të i cili disponon 80 metra katrorë apartament me hipotekë dhe quhet Shkëlqim Salla. Por ky i fundit, sipas drejtorit të IMT-së, jeton jashtë Shqipërisë. Kjo përgjigje ishte një gënjeshtër për të mbrojtur interesat e gjyqtares Fetahu.

Megjithatë, “Stop” kërkoi të zgjidhet kjo paligjshmëri pavarësisht se kush është autori. Kryeinspektori i IMT-së Elbasan tha se qytetari do të gjobitet me 500 mijë lekë gjobë, do të dërgohet për procedim dhe ndërtimi pa leje objekt me kontruksion metalik, do të prishet.

“Stop” rikthehet sërish në ndërtimin pa leje në taracë dhe konstaton që kjo strukturë nuk është prishur.

Gazetari: Tani bëhet fjalë për një ndërtim pa leje që ne kemi konstatuar, që është në posedimin e ish-gjyqtares Pajtime Fetahu. Kanë shkuar inspektorët në atë kohë se ne e kemi ndjekur dhe i kanë vënë 500 mijë lekë të reja gjobë dhe vendim prishje, por nuk është prishur…Ja dhe fotot këtu që t’i shohësh! Ja, për këtë këtu bëhet fjalë!

Kryeinspektori Aljan Zabeli: Për këtë tendën këtu, bëhet fjalë!

Kryeinspektori i ri kërkon kohë që të gjejë dosjen dhe më pas të kuptohet se çfarë ka ndodhur me vendimin e prishjes së ndërtimit pa leje dhe kur do të ndodhë./tvklan.al

Next Post
Zbulohet shtëpia e barit në Spanjë, në pranga 3 shqiptarë, momenti kur policia thyen derën (VIDEO)

Zbulohet shtëpia e barit në Spanjë, në pranga 3 shqiptarë, momenti kur policia thyen derën (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U kërkuan 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, reagon Balla: Alarm serioz se si po trajtohet historia e luftës së Kosovës!

U kërkuan 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, reagon Balla: Alarm serioz se si po trajtohet historia e luftës së Kosovës!

February 9, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Defaktorizimi i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

February 9, 2026
Balluku mban postin, analisti: Gjykata Kushtetuese tregoi mungesë dinjiteti, e paaftë për të dhënë drejtësi!

Balluku mban postin, analisti: Gjykata Kushtetuese tregoi mungesë dinjiteti, e paaftë për të dhënë drejtësi!

February 9, 2026
Kur Kryeministri thotë që pezullimi “paralizon institucionin”

Kur Kryeministri thotë që pezullimi “paralizon institucionin”

February 9, 2026
I riu shqiptar bën për spital berberin në Greqi, arrestohet nga policia

I riu shqiptar bën për spital berberin në Greqi, arrestohet nga policia

February 9, 2026
Protesta e PD-së, Berisha: Asnjë nuk na ndal, zëri ynë do të dëgjohet deri në Bruksel

Protesta e PD-së, Berisha: Asnjë nuk na ndal, zëri ynë do të dëgjohet deri në Bruksel

February 9, 2026
A bëni pjesë? Zbuloni tre shenjat e Horoskopit që do tërheqin sukses financiar gjatë gjithë javës

A bëni pjesë? Zbuloni tre shenjat e Horoskopit që do tërheqin sukses financiar gjatë gjithë javës

February 9, 2026
Protesta e PD, Berisha: Nesër është beteja për integrimin e Shqipërisë në BE!

Protesta e PD, Berisha: Nesër është beteja për integrimin e Shqipërisë në BE!

February 9, 2026
Aderimi në Bordin e Paqes, Balluku: Kuvendi sot tregoi se Shqipëria është një aleat i palëkundër i Amerikës

“Balluku”, avokati: Një vendim pa vendim është absurditet, Kushtetuesja duhej t’i drejtohej “Venecias”

February 9, 2026
Gracka ku ra gazetari Fevziu

Protesta si ushqim për budallenjtë

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In