• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nesër finalja e Kupës, ja masat e policisë për ndeshjen Tirana-Skënderbeu

by Java News
30/05/2017 17:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të mërkurën luhet finalja e Kupës së Shqipërisë në stadiumin “Elbasan Arena” ku Tirana tashmë e rënë në Kategorinë e Parë do të synojë të zbardhë sadopak edicionin duke tentuar të mposhtë Skënderbeun.

Për finalen e cila pritet të ketë shumë dashamirës në stadium, policia e Elbasanit ka marrë masat që gjithçka të shkojë më së miri.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, ka marrë një sërë masash organizative në drejtim të sigurimit të rendit dhe qetësisë, për zhvillimin sa më normal para, gjatë dhe deri në përfundim të ndeshjes kombëtare të futbollit ndërmjet ekipeve përfaqësuese “K.F.Tirana” – “K.F. Skënderbeu” e cila do të zhvillohet më datë 31.05.2017, në orën 19:00 në Stadiumin Elbasan Arena.

Sa më sipër, në orën 16:00 të datës 31.05.2017 ju bëjmë me dije se:

Nuk do të lejohet parkimi i automjeteve përreth stadiumit “Elbasan Arena”, dhe para sheshit te stadiumi.

Nuk do të lejohet lëvizja dhe parkimi I mjeteve nga rruga “Kamber Sejdini” deri tek “Kryqëzimi i rrugës së Tapetave”

Nuk do të lejohet lëvizja dhe parkimi I mjeteve në segmentin rrugor nga “Kryqëzimi i rruges së Tapetave” deri tek “ Ish Konservimi”

Do të ketë shtim të shërbimeve në dy anët e bulevardeve “Qemal Stafa” dhe “Aqif Pasha”, me qëllim parandalimin e çdo veprimi që cënon rendin publik.

Lidhur me ndeshjen do të angazhohen 222 punonjës policie, nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, Komisariatet, Stacionet vartëse të saj dhe FNSH-ja. Të gjithë sportëdashesit që do të marrin pjesë në këtë aktivitet, të jenë të pajisur me biletë dhe me kartë identiteti dhe të mos kenë me vete:

a) sende të forta,
b) shishe (të çfarëdolloji)
c) fishekzjarre
d) monedha apo metale (të çfarëdolloji)
e) çelësa të ndryshëm

Në të kundert NUK do të lejohen të futen në stadium.

Në hyrje të stadiumit do të kontrollohen të gjithë sportdashësit.

Të gjitha lokalet që ndodhen, përreth Stadiumit, do të jenë të mbyllura.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan i kërkon qytetarëve që të minimizojnë më datë 31 Maj lëvizjen e tyre me automjet brënda qytetit të Elbasanit, ç’ka do të sillte një ndihmesë të madhe në zhvillimin sa më normal të këtij aktiviteti.

Duke falenderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe mediat për bashkëpunimin!/a.ç

Next Post
Shkenctarët amerikanë krijojnë ‘superilaçin’ që është 1.000 herë më i fortë sesa antibiotiku

Shkenctarët amerikanë krijojnë 'superilaçin' që është 1.000 herë më i fortë sesa antibiotiku

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In