• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nesër, Britania para ndryshimit të madh

by S T
03/07/2024 20:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lavdrim Krashi*

Të enjten më 4 Korrik, qytetarët britanikë shkojnë drejt kutive të votimit për të zgjedhur 650 deputetët që do t’i përfaqësojnë në Parlament për 5 vitet e ardhshme. Çdo ditë e javës mund të jetë ditë zgjedhjesh por qysh prej 1935-ës është krijuar traditë që të gjitha zgjedhjet (të përgjithshme, lokale, referendum, apo të pjesshme) janë mbajtur ditë të enjte. Sistemi zgjedhor që përdoret është mazhoritar i pastër, dmth kandidatët konkurojnë ballë për ballë me njëri tjetrin dhe kush fiton më shumë vota “kalon provimin” dhe ulet në Parlament si përfaqësues i zonës elektorale që e ka votuar.

Në ditën që zyrtarisht fillon fushata elektorale (për këto zgjedhje ishte data 30 Maj 2024), parlamenti paraardhës shpërndahet dhe asnje nga deputetët nuk është më Anëtar Parlamenti (deputet). Pra për 5 javë, nuk ka deputet apo Parlament. Kësisoj, parlamenti nuk mund të shqyrtojë apo miratojë më ligje deri në zgjedhjen e parlamentit të ri. Ata që rikonfirmohen nga anëtarësia e zonës elektorale të partisë sipas parimit një anëtarë një votë (me disa përjashtime specifike), si kandidatë të një partie ose si të pavarur, konkurojnë. Me fjalë të tjera, me shpërndarjen e parlamentit, janë krijuar 650 vende pune dhe kandidatë nga parti të ndryshme ose të pavarur aplikojnë për punë para elektoratit ku kandidati që del më mire në provimin e ditës së votimit (me më shumë vota), merr përgjegjësinë për të përfaqësuar zonën elektorale në Parlamentin e ri. Mesatarisht duhen rreth 40,000 vota për të marrë mandatin e deputetit, sipas zonave dhe numrit të konkurentëve për çdo zonë elektorale.

Brenda pak orëve nga mbyllja e kutive të votimit (ora 22.00), nxirret rezultati një nga një për secilën nga zonat elektorale ku të gjithë kandidatët njoftohen paraprakisht për numrin e votave që secili prej tyre ka marrë por nuk lejohen ta bëjnë publike derisa të gjithë konkurentët paraqiten në një platformë të përbashkët dhe kryetari i Komisionit Zgjedhor të zonës (Returning Officer) njofton numrin e votave të marra nga secili kandidat dhe shpall fituesin. Që nga ky moment, fituesi është Anëtar i Parlamentit (deputet) dhe tradicionalisht kandidati i dytë për nga numri i votave e uron fituesin dhe debati zgjedhor mbyllet aty. Deputeti I zgjedhur, është deputet i të gjithë qytetarëve të zones, pavarsisht përkatësisë partiake dhe u shërben të gjithëve njësoj. Besimi në komisionet zgjedhore dhe numëruesit (profesionistë, jo të vendosur nga partitë politike), është shumë i madh ndaj rinumërimi ndodh rrallë për të shmangur ndonjë gabim të mundshëm njerëzor kur diferenca midis dy kandidatëve është tepër e vogël.

Zgjedhjet e nesërme janë historike për Mbretërinë e Bashkuar në shumë dimensione. Ata janë të parat qysh prej largimit formal të saj nga BE (pavarësisht se referendumi Brexit ishte ne Qershor 2016, largimi formal i Britanisë nga BE ka ndodhur në fund të 2021), por edhe sepse pritet që të kemi një ndryshim të pushtetit nga partia Konservatore që ka udhëhequr vendin për 14 vite, në partinë Laburiste të opozitës së sotme. Sir Keir Starmer, lideri laburist pritet të triumfojë në këto zgjedhje sipas të gjitha sondazheve pas lodhjes së madhe të elektoratit nga koha e gjatë e konservatorëve në pushtet dhe gabimet e skandalet e shpeshta të tyre, sidomos përgjatë viteve të fundit. Mbetet për tu parë nëse fitorja e laburistëve do të eklipsojë atë të Tony Blair (laburist) në 1997, Margaret Theatcher (konservator) në 1979 apo Clement Attlee (laburist) në 1945. Të gjitha sondazhet dhe në mënyrë konsistente e nxjerrin partinë Laburiste me mbi 20% para konservatorëve dhe në qoftë se kjo replikohet nesër në realitet do të kemi një qeveri të Sir Keir Starmer me një shumicë të shëndetshme.

Komuniteti shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar është sinjifikativ në numër dhe i mirëintegruar në jetën britanike duke përfshirë edhe atë politike. Në shumë zona elektorale, sidomos në Londër por edhe në Oxford, Bristol apo Manchester numri i votuesve me origjinë nga e gjithë hapësira shqiptare është domethënës dhe me ndikim në rezultatin për rreth 20 zona elektorale. Për më tepër, faktori shqiptar është I lidhur ngushtë dhe bashkpunon shpesh me aktivitetet e partisë laburiste. Shqiptarët i janë mirënjohës shtetit dhe popullit britanik që i ka pritur, dhe ndihen krenarë që ata tashmë janë kontribues në jetën aktive dhe vibrante të vendit. Mikpritja e mijëra shqiptarëve sidomos përgjatë viteve të vështira 1990, lufta e drejtë për çlirimin e Kosovës nga Tony Blair dhe aleatët në 1999 dhe mbështetje e vazhdueshme e dy shteteve të kombit shqiptar, janë vlera demokratike që shqiptarët i vlerësojnë dhe për të cilat i janë mirënjohës.

*Deputet i Kuvendit të Shqipërisë

Next Post
Vazhdojnë sulmet izraelite në qendër dhe jug të Gazës, mijëra urdhërohen të evakuohen

Vazhdojnë sulmet izraelite në qendër dhe jug të Gazës, mijëra urdhërohen të evakuohen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PS në pushtet përtej 2040-ës, Berisha 96 vjeç duke pritur ‘shansin’!

Protesta e opozitës, Berisha: Skenari i sheshit është misteri i kryengritjes paqësore

February 19, 2026
Bashkim Zeneli motivon Thaçin dhe ish-luftëtarët e tjerë të UÇK-së: Mos kini frikë të përballeni, lufta juaj është heroike

Sa larg Haga me Nurenbergun

February 19, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Sa apartamente ka Belinda Balluku?

February 19, 2026
20 minuta për të mashtruar ChatGPT,  Inteligjencën Artificiale dhe Google

20 minuta për të mashtruar ChatGPT, Inteligjencën Artificiale dhe Google

February 19, 2026
‘Marrëdhënie e përbashkët me botën natyrore’, Rama në ekspozitën “Mama Mother Nature” në SHBA

‘Marrëdhënie e përbashkët me botën natyrore’, Rama në ekspozitën “Mama Mother Nature” në SHBA

February 19, 2026
Suplemente ushqimore e bimore të skaduara- Zbulohet magazina në Tiranë, në kërkim administratori

Suplemente ushqimore e bimore të skaduara- Zbulohet magazina në Tiranë, në kërkim administratori

February 19, 2026
Interpelanca për Parkun “Durana”, Shehaj: E kthyet në parajsë fiskale; Ibrahimaj: Janë 80 biznese, vendase dhe të huaja, që…

Interpelanca për Parkun “Durana”, Shehaj: E kthyet në parajsë fiskale; Ibrahimaj: Janë 80 biznese, vendase dhe të huaja, që…

February 19, 2026
Berisha tregon pse nuk e takoi McAllister, ja si i përgjigjet për protestat e dhunshme

Berisha tregon pse nuk e takoi McAllister, ja si i përgjigjet për protestat e dhunshme

February 19, 2026
Izraeli gati për sulm ndaj Iranit, Tel Avivi rrit gatishmërinë ushtarake në koordinim me SHBA

Izraeli gati për sulm ndaj Iranit, Tel Avivi rrit gatishmërinë ushtarake në koordinim me SHBA

February 19, 2026
Bardhi – Ballës: Jep leksione për ndarje pushtetesh ti që i bëje presion SPAK-ut për babanë e Suel Çelës!

Bardhi – Ballës: Jep leksione për ndarje pushtetesh ti që i bëje presion SPAK-ut për babanë e Suel Çelës!

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In