• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nesër afati i fundit i lënë nga PS për të pritur opozitën, Komisioni për Reformën Territorialen mblidhet pa PD

by E S
01/02/2026 19:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nesër në orën 13.00 është lajmëruar mbledhja e Komisionit të posacëm për Reformën Territoriale, por Partia Demokratike nuk do të marrë pjesë.

Mbledhja e së hënës u vendos të thirret nga PS si një mundësi e fundit që partia më e madhe e opozitës, Partia Demokratike, të marrë pjesë. Por kryetari I PD Sali Berisha përsëriti se deputetët demokratë nuk do të shkojnë në mbledhje, duke theksuar se nuk do të ketë asnjë bashkëpunim me mazhorancën, për asnjë çështje.

Nga ana e saj Partia Socialiste ka vendosur të ecë para e vetme në procesin e reformimit të njësive vendore dhe në rendin e ditës së Parlamentit ditën e martë që u publikua sot, është vendosur edhe ndryshimi I përbërjes së Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale.

Komisioni është ndërtuar mbi parimin e barazisë së anëtarëve mes mazhorancës dhe opozitës dhe çdo vendim I PD për të bojkotuar komisionin deri më tani e bënte të pamundur zhvillimin e mbledhjeve.

Ndaj socialistët kanë propozuar që përbërja e tij të ndryshojë, mazhoranca të ketë një anëtar më shumë, dhe PD të humbasë bashkëkryetarin.

Një rrugë të ngjashme PS zgjodhi edhe në vitin 2014 kur u realizuar reforma territoriale. Pas vendimit të demokratëve për bojkot, mazhoranca ndryshoi përbërjen e komisionit duke I hequr opozitës veton.

Edhe në vitin 2014 edhe sot PS me aleatët e saj ka më shumë se 84 vota në parlament që janë të nevojshme për të ndryshuar ndarjen territoriale të vendit.

Mazhoranca synon që të miratojë këtë reform deri në muajin korrik në mënyrë që ajo të aplikohet për zgjehdjet lokale që do të mbahen në pranverën e vitit të ardhshëm.

PD vendosi të ndërpresë cdo bashkëpunim më PS, pas procesit të votimit të Endri Shabanit në krye të Avokatit të Popullit; votim I cili u pa nga opozita si dëshmi se Kryeministri Edi Rama nuk kërkon dialog e nuk do të respektojë propozimet e opozitës.

Ngritja e akuzave nga SPAK për numrin dy të qeverisë Belinda Balluku dhe hetimet për tenderat në AKSH, radikalizuan aksionin e opozitës dhe PD ka vendosur në qendër të aksionit politik protestat duke kërkuar largimin e Kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie teknike që do të cojë vendin në zgjedhje të parakohshme.

Next Post
Danimarka ashpërson ligjet, deportim për çdo të huaj të dënuar mbi 1 vit burg

Danimarka ashpërson ligjet, deportim për çdo të huaj të dënuar mbi 1 vit burg

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In