• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Nëse Zoti do më jepte një copëz jetë…” Letër lamtumire nga Gabriel Garcia Marquez

by A R
30/09/2017 11:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kjo mund të konsiderohet testamenti shpitëror i shkrimtarit kolumbian (Çmim Nobel për Letërsi më 1982): me këtë poezi dërguar miqve, ai në fakt tërhiqet nga jeta publike për asrsye shëndetësore.

Letra

“Sikur Zoti të harronte për një moment që unë jam një dordolec i ndrequr me rrecka dhe të më dhuronte një copëz jetë, mbase nuk do ti thosha të gjitha ato që po mendoja, por sigurisht do ti mendoja ato që po them. Do i jepja rëndësi gjërave jo për vlerën, por për domethënien e tyre. Do flija pak, do ëndërroja më shumë, sepse çdo minutë që mbyllim sytë humbasim 60 sekonda dritë. Do vazhdoja kur të tjerët do ndalonin, do zgjohesha kur të tjerët do flinin. Do dëgjoja kur të tjerët do flisnin, dhe sa do e shijoja një akullore me çokollatë!

Nëse Zoti do më jepte një copëz jetë, do vishesha thjesht, do shtrihesha përballë diellit duke e lënë të pambuluar jo vetëm trupin, por edhe shpirtin tim.

Ah Zoti im, sikur të kisha një copëz jetë, nëse do mundesha, do shkruaja urrejtjen time mbi akull, dhe do prisja të dilte dielli. Nuk do të lejoja të kalonte as edhe një ditë pa i thënë njerëzve që dashuroja se i dashuroja. Do të bëja çdo burrë dhe grua të besojnë se janë njerëzit që dua dhe do të dashurohesha me dashurinë.

Te njerëzit do të tregoja se sa gabim bëjnë kur besojnë se ndalojnë së dashuruari kur plaken, pa kuptuar se plaken kur ndalojnë të dashurojnë. Fëmijës së vogël do t’i jepja pendë, por do ta lija të mësonte vetë sesi të fluturojë. Pleqve do t’u tregoja se vdekjen nuk e sjell pleqëria por “harresa”.

Mësova kaq gjëra nga ju, njerëzit. Mësova se të gjithë duan të jetojnë në “majën e malit”, pa kuptuar se lumturia qëndron në mënyrën se si zbret “faqen e pjerrët”.

Mësova se kur fëmija i porsalindur shtrëngohet mbi pëllëmbën e tij të vogël, për herë të parë gishti që zgjatet i babit të tij e robëron përgjithmonë.
Mësova se njeriu ka të drejtë ta shohë tjetrin nga lart, vetëm kur duhet ta ndihmojë të çohet….

Të thuash gjithmonë atë që ndjen dhe të bësh gjithmonë atë që mendon… Nëse do ta dija që sot do të ishte hera e fundit që do të të shihja duke fjetur, do të të përqafoja fort, fort dhe do t’i lutesha Zotit që të bëhesha roja e shpirtit tënd.

Nëse do e dija se kjo do ishte hera e fundit që do të të shihja të dilje nga dera, do të të përqafoja dhe do të të jepja një puthje dhe do të të thërrisja përsëri që të të jepja edhe të tjera.

Nëse do ta dija që kjo do të ishte hera e fundit që do ta dëgjoja zërin tënd, do të regjistroja çdo fjalë tënden që të mund të të dëgjoja përsëri, përsëri…

Nëse do të dija që këto do të ishin momentet e fundit që do të të shihja, do të të thosha “të dashuroj” dhe do të supozoja jo logjikisht se e dije më parë.

Ekziston gjithmonë një e nesërme dhe jeta na jep edhe mundësi të tjera që t’i bëjmë gjërat siç duhet, por nëse bëjmë gabime na mbetet vetëm e sotmja. Do të doja të të thoja se sa shumë të dua dhe se kurrë s’do të të harroj. E nesërmja nuk është e sigurt për askënd, si i ri, si i vjetër. Sonte mund të jetë hera e fundit që i shikon njerëzit që do. Prandaj mos prit më, bëje sot sepse e nesërmja nuk vjen kurrë. Sigurisht do pendohesh për ditën kur nuk gjete kohë për një buzëqeshje, një përqafim, një puthje dhe sepse ishe i zënë për të realizuar një dëshirë të tyre.

Mbaji ata që dashuron pranë vetes, thuaju duke mërmëritur se sa shumë ke nevojë për ta, dashuroji, sillu mirë, gjej kohën për ta, thuaju “më vjen keq”, “më fal” , “faleminderit” dhe të gjitha fjalët e dashurisë që di. Asnjëri nuk do të të mbajë mend për mendimet e tua të fshehta…”

Next Post

"Enertilën e futën në kurth pasi duan t'i marrin tokën e familjes", dëshmia e fortë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Meloni dekret emergjent për azilkërkuesit, në krah i del edhe Elon Musk

SPECIALE / Basti i madh i Melonit: Reforma për sistemin e drejtësisë!

March 18, 2026
Miratohen rregullat për bastet online: Monitorim në kohë reale! S’ka më lojtarë anonimë

Miratohen rregullat për bastet online: Monitorim në kohë reale! S’ka më lojtarë anonimë

March 18, 2026
Hiqet leja e punës për shtetasit e Shqipërisë që kanë leje qëndrimi në Kosovë/ Minxhozi: Do ketë ndikim pozitiv

VIDEO / Diplomati Qemal Minxhozi: Ja si mund të realizohet bashkimi Shqipëri – Kosovë

March 18, 2026
Kryemadhi pas daljes nga SPAK: 240 faqe akuzë, shumica të fokusuara te unë, vetëm 35 faqe për Metën

VIDEO / Kryemadhi, batuta me gazetarët para GJKKO: Gjynah që doli Gimbo nga Big Brother

March 18, 2026
Kush mund të marrë pushtetin në Teheran pas vdekjes së Larijanit?

Kush mund të marrë pushtetin në Teheran pas vdekjes së Larijanit?

March 18, 2026
Tre javë pa Bordin e Transparencës, kompanitë e mëdha nuk ulin çmimet e karburanteve

Rritja e çmimit të karburantit, Konfindustria thirrje qeverisë: Ulni taksën e qarkullimit dhe…

March 18, 2026
Hoxha në Senatin e Spanjës: Mbështetje e vazhdueshme për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Hoxha në Senatin e Spanjës: Mbështetje e vazhdueshme për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

March 18, 2026
Si lexuesit e targave me AI u bënë një pikë e nxehtë në betejat e emigracionit në SHBA

Si lexuesit e targave me AI u bënë një pikë e nxehtë në betejat e emigracionit në SHBA

March 18, 2026
Parku natyror në flakë, ironizon Tare: Syri i Kaltër digjet, por ne kemi Çeço e Nona fest…

Rezoluta, dovleti dhe paratë e huaja

March 18, 2026
Alarm në Angli për “epidemi të meningjitit”, si u përhap nga një natë në diskotekë

Alarm në Angli për “epidemi të meningjitit”, si u përhap nga një natë në diskotekë

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In