• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nëse unë do isha në vendin e Linditës

by Java News
18/11/2016 19:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Keti Bazhdari

Gjestin e ndodhur mbrëmë, nuk do e shihja si të tmerrshëm, përkundrazi. Sot jemi në demokraci dhe secili ka të drejtë të protestojë, pa dhunuar tjetrin fizikisht ama. Këtu Lindita, ka gjithë të drejtën të revoltohet.
Por duke e parë ftohtë, edhe intensifikimin e mjeteve të protestës së këtij grupi të rinjsh, deri në një farë dhune fizike, do e lexoja më shumë si formë të dëshpëruar për të ngritur një kauzë që nuk gjen mbështetje në numra.
Unë s’do e merrja aspak personale në rastin e Linditës, përkundrazi do i sfidoja këta të rinj të merrnin të gjithë nga një shishe salsë me vete, haptazi, jo fshehurazi, e nga krahu tjetër do isha edhe unë me shishen time. Sfida do ishte të zhvillonim një debat publik ku të diskutonim çdo shqetësim që ata ngrejnë bashkë me zgjidhjet që ofrojnë dhe përmes ekranit të na gjykonte publiku që të mund të shprehej me votë. Në fund, ai që do humbiste do i duhej ta hidhte vetë salsën mbi kokën e tij. Kjo është demokracia, t’i bindesh numrave…
Të përqafosh një kauzë, nuk do të thotë domosdoshmërisht se ke të drejtë, por mënyra se si e adreson problemin dhe gjen mbështetjen, është ajo që të jep në fund, të drejtë ose jo në demokraci.

Kemi vuajtur historikisht për shembuj të protestës së lirë në shoqërinë shqiptare. Personalisht, flas si  dëshmitare, pjesëmarrëse e protestave paqësore të opozitës 8 vitëshin e qeverisjes së shkuar. Preh e viktima të provokimeve, deri dhunës me eleminime fizike të ushtruara nga pushteti i atëhershëm ndaj jam e gëzuar që kjo kohë nuk i ngjan asaj kohe.
Përgëzoj cdo formë proteste të sukseshme, pavarësisht qëndrimit personal dhe mendoj se shembujt e protestave të sukseshme këtë tre vitëshin e fundit nuk kanë munguar. Ama, ekstremizimi i tyre deri në banalitet, mendoj se nuk i shërben demokracisë shqiptare, pasi komplekson  të tjerët t’i bashkohen një proteste dhe pozicionon shoqërinë karshi protestës. Protestat kur arrijnë të ngrejnë një kauzë, kanë mbështetjen, qoftë edhe në heshtje, të një mase të madhe njerëzish, por kur ekstremizohen mjetet, humbet interesi nga kauza dhe kthehet vetë protesta në objekt gjykimi. Mendoj se në një shoqëri të kompleksuar si kjo e jona, kjo formë proteste është fatale në uljen e interesit të përgjithshëm për të protestuar.
Nëse une do isha Lindita, një mësuese,  nënë dhe grua e fortë, sikurse ajo di të jetë, nuk do e shihja si personale, por si një arsye më shumë për të vijuar reformat dhe çdo nismë tjetër që po i kthen vlerat arsimit në këtë vend.

Next Post
Historitë e të rinjve që mësojnë zanate/ Megisjana e teknologjikut dhe Eraldi i përkujdesit social

Historitë e të rinjve që mësojnë zanate/ Megisjana e teknologjikut dhe Eraldi i përkujdesit social

Comments 1

  1. Milena says:
    9 years ago

    Moj Keti,i paske harruar protestat “shume paqesore” ku deklaronit qe “edhe 30.000 njerez te vriteshin” dhe jo per te drejtat tuaja,por per bllokun e Metes,qe tani e mbani me shume kimet?Ndersa per veten tende mos fol,se ta tregoi Shkodra se ku e ke vendin.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tajlanda arrin marrëveshje me Iranin për kalimin e naftës në Ngushticën e Hormuzit

Tajlanda arrin marrëveshje me Iranin për kalimin e naftës në Ngushticën e Hormuzit

March 28, 2026
Ndërron jetë 48-vjeçari grek në Sarandë (Emri)

Ndërron jetë 48-vjeçari grek në Sarandë (Emri)

March 28, 2026
Përshkallëzim në Lindjen e Mesme, Houthis sulmojnë Izraelin me raketa

Përshkallëzim në Lindjen e Mesme, Houthis sulmojnë Izraelin me raketa

March 28, 2026
“Kjo nuk është lufta jonë”/ Konflikti në Iran përplas Donald Trump dhe kancelarin Merz

“Kjo nuk është lufta jonë”/ Konflikti në Iran përplas Donald Trump dhe kancelarin Merz

March 28, 2026
Rama ndan raportin e BTI: Shqipëria e para në Europën Juglindore për transformimin politik dhe qeverisjen

Rama ndan raportin e BTI: Shqipëria e para në Europën Juglindore për transformimin politik dhe qeverisjen

March 28, 2026
Kodet sekrete dhe pagesat në juan, si funksionon “kasa” iraniane në Hormuz

Kodet sekrete dhe pagesat në juan, si funksionon “kasa” iraniane në Hormuz

March 28, 2026
E hëna me mot të paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje shiu gjatë gjithë ditës

Parashikimi i motit për sot, çfarë do të ndodhë me temperaturat

March 28, 2026
“Ulje 20% e akcizës mbi 220 lekë, entitet shtetëror për tregun”, Rama: Dy komponentë të rinj kundër evazionit dhe…

Rama mbledh sot qeverinë dhe grupin e PS, çfarë pritet të diskutohet mes socialistëve

March 28, 2026
13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

March 27, 2026
Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In