• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 20, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Nëse them të vërtetën babi pushohet nga puna për 10 minuta”

by A R
07/05/2016 19:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Flogerta Krypi ishte vajza që i kritikoi politikanët shqiptar në një diskutim me të rinjtë për integrimin ku ishte prezente edhe ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin.

Duke iu referuar reformës në drejtësi, ajo tha se politikanët shqiptarë gënjejnë dhe se ata nuk duan që të bëhet reforma. Krypi sot ka rrëfyer gjithë ngjarjen që ka ndodhur dje në prani të ambasadores dhe se i është mohuar fjala dy tre here derisa e ka marrë mikrofonin për të folur.

Në një intervistë për “jetaoshqef”, Flogerta Krypi tha se pavarësisht kritikave fjalët e saj nuk ishin personale, por një e vërtetë. Ndër të tjera ajo tregoi me detaje se çfarë ndodhi dje në atë sallë dhe se cila ishte biseda e plotë.

“Kjo ka ndodhur dhe është thënë nga unë. Se mund të ketë dhe shumë pak fjalë që i kam harruar, dhe THEKSOJ, nuk paraqita asnjë problem personal, por thashë atë që sahanlëpirësit, servilat nuk do e thonin kurrë dhe paloçot që nuk dinë shqip jo më anglisht.

Ambasadorja tha:

-Kam ardhur të marr një leksion, jo të jap një të tillë. A mund të më ktheni përgjigje ju rinjtë për tre pyetje:

-Pse të rinjtë nuk lexojnë? Nuk janë të dhënë pas edukimit?

-Pse reforma nuk po kalon?

-A po bëjmë ne punën tonë mirë?

Përgjigja ime pasi më mohuan disa herë të drejtën e fjalës:

-A doni t’iu them të vërtetën?

-PO, vetëm të vërtetën. (Ambasadorja)

Pasi unë të përfundoj fjalët e mia dhe të them të vërtetën, babai im i cili është një punonjës shteti për 10-të minuta do të pushohet nga puna sepse të thuash të vërtetën në këtë vend, kjo gjë ndodh. Ne nuk na lejohet të themi të vërtetën. Doni të dini pse jemi injorantë?

Demokraci për mua do të thotë sa orë duhet që unë të punoj që të blej një libër. A e dini sa duhet të punojë nëna ime që të më blejë mua një libër? 2 ditë e gjysmë punë. Kurse në Gjermani duhet të punosh një orë për të blerë një libër.

A e dini çfarë ndodh në universitetet tona? Nëse ti nuk blen librin e profesorit, ti humbet universitetin. Fëmijët në shkolla mësojnë me libra të bërë me google translate dhe mbesin injorantë. Se në shkollë ne testohemi për kujtesën jo për atë që mësojë apo për atësitë tona. Se çanta e një fëmije që peshon 25 kg në fillore peshon mbi 15 kg nga ngarkesa.

Pse nuk bëhet reforma? Sepse nuk duan të bëhet. Sepse politika luan teatër me ne. Se të rinjtë zgjohen me mendimin si t’ia bëj të antarsohem në një parti që të paguajnë për të duartrokitur. Ata flenë me këtë mendim dhe zgjohen sërish ashtu. Sepse për 25 vite me rradhë politika shqiptare është ankuar për 45 vite komunizëm. Kujt dreqin i duhet kjo? Sepse këtu askush nuk qan për kombin tim.

Nuk i kam dëgjuar kurrë të flasin për të mirën e popullit tim, por thjesht të akuzojnë njëri tjetrin për gjëra të ndryshme. Në vende si këtu (kryeministri), vende në parlament dhe në vende të tjera ne askush na lejon të themi të vërtetën.

Dhe për të ardhur tek pyetja juaj. A po komunikoni ju në formën e duhur me ne? Ju jeni ambasadorë dhe po e bëni shumë mirë punën tuaj. Por askush nuk do t’iu dëgjojë sepse vendi im nuk ka ndërgjegje. Sepse askush nuk i lejon të kenë një të tillë. Doni të bëni diçka për këtë vend? Sillni 140 politikanë Jo Shqiptarë, jepuni pashaportë shqiptare dhe na ndihmoni të ecim përpara. A e dini që askush këtu nuk do të qëndrojë, të gjithë duan të ikin? Pyeti vetë? A doni të rrini këtu dhe më pas do të dini të vërtetën.

Ambsadorja u përgjigj, pasi tentuan të mos i jepnin të drejtën e fjalës:

Ne mund t’iu ndihmojmë nëse tregoheni të guximshëm, nëse thoni të vërtetën. Ne do t’iu mbështesim dhe do jemi aty për ju. Ne nuk e bëjmë dot këtë gjë për ju. Thjesht mos kini frikë”.

Pas kësaj bisede në sallë, Flogerta thotë se asaj i hoqën mikrofonin dhe nuk e lejuan që të fliste më tej.

“Jo ashtu ndodhi vertete dhe jo vetem aty por qe para që une te merrja fjalen me hoqen mikorfonin nga dora, me pas e mora vete dhe ne mometn qe une e hapa asnje mikofon tjeter nuk punonte, kur une e perfundova ata donin te mbyllnin takimin pa i lene mundesi amabsadores të shprehej, por as ajo nuk heshti dhe tha fjalet qe jane ne fund”, tha Flogerta duke shtuar se kritikat ndaj sa nuk munguan./a.m.

Next Post

Kosovë, një javë para protestës së opozitës, vetëm 500 vetë të interesuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pamjet bëhen virale, Trump dremit gjatë konferencës në Shtëpinë e Bardhë

Vetëvrasja qytetëruese e Amerikës

December 19, 2025

“Kreditë me probleme, niveli rekord më i ulët”, Vakaj: Tregon që bizneset kanë likuiditet

December 19, 2025
Shatërvani i Trevit nuk është më falas, Roma vendos tarifë për turistët që duan ta shohin nga afër

Shatërvani i Trevit nuk është më falas, Roma vendos tarifë për turistët që duan ta shohin nga afër

December 19, 2025
Erika Kirk mbështet JD Vance për president, tensione dhe përçarje në kampin konservator

Erika Kirk mbështet JD Vance për president, tensione dhe përçarje në kampin konservator

December 19, 2025
Operacion antidrogë në Stamboll, mes 7 të ndaluarve edhe aktorja e njohur

Operacion antidrogë në Stamboll, mes 7 të ndaluarve edhe aktorja e njohur

December 19, 2025
Begaj mbledh gazetarët për festat e fundvitit: Keni profesion më të vështirë se mjekët!

Begaj mbledh gazetarët për festat e fundvitit: Keni profesion më të vështirë se mjekët!

December 19, 2025
Rubio: SHBA kanë investuar shumë kohë për të ndihmuar në përfundimin e luftës në Ukrainë

Rubio: SHBA kanë investuar shumë kohë për të ndihmuar në përfundimin e luftës në Ukrainë

December 19, 2025
Humbi nënën, Pirro Çako s’përmban emocionet: Kalova një periudhë të vështirë…

Humbi nënën, Pirro Çako s’përmban emocionet: Kalova një periudhë të vështirë…

December 19, 2025
“Operacion special i paprecedentë”, Ukraina sulmon “flotën hije” ruse në Mesdhe

“Operacion special i paprecedentë”, Ukraina sulmon “flotën hije” ruse në Mesdhe

December 19, 2025
Shqiptarët me sytë nga kriptomonedhat, 126 mijë përdorues në platforma

Zbardhet ligji i ri: Sekuestrimi i monedhave virtuale dhe konfiskimi i ndërtimeve pa leje…

December 19, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In