• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Nëse pranon Venecian, do pranosh edhe vendimet e saj

by Skënder Minxhozi
07/03/2020 13:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

 

Ka filtruar këto orë një informacion deri diku sqarues, për opinionin e Komisionit të Venecias, i cili duket se i jep të drejtë Presidentit Meta, në sherrin me qeverinë dhe KED, për emërimet në Gjykatën Kushtetuese. Duke e marrë të mirëqenë se për të pasur një opinion përfundimtar duhet lexuar i gjithë materiali i ekspertëve të Komisionit, e jo vetëm pjesë të tij të shpërndara sipas orekseve të protagonistëve të konfliktit, duhet marrë parasysh edhe rrethana në të cilën ky forum prestigjioz do t’i japë të drejtë njërës apo tjetrës palë.

Ekstraktet e botuara nga opinioni na thonë se Komisioni i Venecias i jep të drejtë në linja të përgjithshme qëndrimit të kreut të shtetit për çeshtjen e emërimeve dhe hedh dyshime mbi pozitën e KED. Dhe këtu s’ka asgjë për t’u habitur. Ashtu siç hodhi poshtë hapur dhe qartë shtyrjen e zgjedhjeve nga Meta në 30 qershor, këtë rradhë fare mirë Venecia mund t’i japë të drejtë presidentit në sherrin për Kushtetuesen.

Dhe nëse ky do të jetë vërtetë rasti, është mirë që qeveria dhe të gjithë aktorët përreth saj, ta venë shpirtin në paqe e të reflektojnë rreth konfliktit për Gjykatën Kushtetuese. Jo për shkak të ndonjë frike, se më 15 mars Ilir Meta do të zbarkojë në parlament, për t’i nxjerrë jashtë me ceremoni deputetët nga salla. Ky kërcënim folklorik nuk tremb askënd. Ilir Meta mund ta shpërndajë parlamentin, po aq sa Federata e Futbollit mund ta shkërkojë Ilir Metën!

Nuk ka asnjë dramë, që të pranosh të hedhësh një hap prapa. Përkundrazi, tregon pjekuri dhe ekuilibër, nga pozita e atij që ka pushtetin dhe fuqinë në dorë.

Nevoja për reflektim dhe zgjidhje buron edhe nga raporti korrekt që duhet vendosur me Komisionin e Venecias, në mungesë të një pike tjetër referimi të këtij niveli. U bënë vite që Shqipëria s’e ka Gjykatën e saj Kushtetuese. Nëse delegjitimojmë edhe Komisionin e Venecias, nuk mbetet më asnjë arbitër i besueshëm për sherret idiote të politikës shqiptare. Dhe të tilla mesa duket, do të ketë sërish në të ardhmen.

Me mospranimin e dekreteve të ministrave një vit e ca më parë, Presidenti e ka bërë të komplikuar procesin e betimit të zyrtarëve të lartë në Presidencë. Arbitrariteti i tij në këtë pikë e ka nxjerrë prej kohësh Presidencën nga roli kushtetues që ka. Megjithatë kriza politike mes maxhorancës dhe kreut të shtetit ka një arbitër të pranuar nga të gjitha palët. Dhe opinionet e tij, që formalisht s’janë vendime, duhen dëgjuar njëlloj si të ishin të tilla. Ndryshe mbetet vetëm të ftojmë Papa Françeskun, të vijë të zgjidhë sherret në Tiranën politike!

Që Meta do të sillej kështu, duhej menduar kur u zgjodh, jo tani. Tani është vonë.

Next Post
Koronavirusi!/ Izolohen mbi 3500 persona në anijen në San Francisko, disa të infektuar, Trump: Të rrinë aty!

Koronavirusi!/ Izolohen mbi 3500 persona në anijen në San Francisko, disa të infektuar, Trump: Të rrinë aty!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In