• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nëse Pogba kthehet për të bërë 105-milionëshin, është goditje vendimtare dhe Juve e mori atë përsëri falas…

by Java News
09/07/2022 14:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ai erdhi nga Manchester United falas, pikërisht dhjetë vite më parë, në verën e vitit 2012. Pastaj u kthye në Angli për 105 milionë euro, në atë kohë shuma më e lartë e paguar ndonjëherë për një futbollist, pas katër sezonesh triumfale, plot tituj Serie A dhe trofesh.

Tani e ka përqafuar sërish Juven, dhe sërish pa asnjë kosto. Nëse e shikoni vetëm nga pikëpamja ekonomike, historia e Pogba dhe lëvizjet e tij mes Manchesterit e Torinos janë të pabesueshme. Mendoni pak: klubi bardhezi e mori dy herë pa paguar asnjë euro te “Djajtë e Kuq”, të cilëve përkundrazi “iu ra të fikët” për ta marrë përsëri.

Nëse futbolli anglez në dekadat e fundit, fillimisht e kapi Serie A, më pas e kapërceu, më në fund është shkëputur për pasuri dhe pushtet, ky është një rast i kundërthënës: hakmarrja (e pjesshme) italiane. Shumë dinakë në Torino apo pak naivë, si të thuash, në Manchester? Ndoshta.

Fakti është se dje Juve priti kampionin francez me entuziazëm: mirë se erdhe në shtëpi! Në vend të kësaj ka ndodhur një operacion që dukej i pamundur vetëm pak javë më parë për çështje parash. Një marrëveshje që ka vetëm një pikë të errët: a është Pogba ende kampion?

Kur mbërriti për herë të parë në Torino, i shoqëruar nga Mino Raiola, Pogba ishte një djalë i talentuar, i arratisur nga Manchester United, sepse kishte mosmarrëveshje me Sir Alex Ferguson. Fama nuk ishte qetësuese. Pyetja ngrihej: si ka mundësi, një 19-vjeçar (asokohe) të grindet me një legjendë si trajneri skocez? Kush mendonte se ishte?

Në fushë, Paul shpejt tregoi se kush ishte në të vërtetë; një mesfushor fenomenal, teknik dhe fizik, i bukur përsa iu përket prekjeve dhe lëvizjeve, por edhe konkret. Rrallëherë kishim parë lojtar kaq të fortë në atë moshë, ishte e pamundur të mos bije në dashuri me të. Dukej i destinuar të shënonte një epokë të futbollit ndërkombëtar.

Në fakt, nuk shkoi siç ishte planifikuar. Manchesteri nuk është Torino; jo për Pogba, të paktën. Probleme mjedisore, keqkuptime me trajnerët (përfshirë Mourinhon), probleme fizike, zgjedhje të dyshimta të të tjerëve për përdorimin e tij taktik. Francezi i dha Manchester Unitedit shumë më pak nga sa mund të imagjinohej. Gjithashtu, krahasuar me atë që kushtoi.

Shumë periudha të errëta, mungesa të gjata. Në 6 vitet e fundit, vetëm kombëtarja franceze i ka dhënë atij gëzime të vërteta, mbi të gjitha Botërori në Rusi. Rreth tij u shfaqën skepticizma, thashetheme, hutim; kampioni ishte bërë një futbollist normal. Fusha do të na tregojë nëse Torino për Pogba është vërtet vend i veçantë, kaq i ndryshëm nga Manchesteri.

Duke vlerësuar forcën me të cilën francezi donte të kthehej te bardhezinjtë, madje duke hequr dorë nga paga shumë më të larta, është e lehtë të besohet se ai e sheh Juventusin si botën e tij ideale, vendin e përsosur për t’u kthyer në të qenit Pogba i vërtetë. Ai që kushtoi 105 milionë.

Në rast se do të ndodhë rilindja e francezit, Allegri do të ketë një armë vendimtare për të rikthyer skuadrën e tij te trofetë. Paul është njeriu që mund të ndryshojë ekuilibrin në Itali, duke i lejuar bardhezinjtë të rimarrin peshë edhe në Evropë. Cilësitë janë të padiskutueshme, besimi rreth tij tashmë është i madh. Në fund të fundit, një kampion nuk mund të bëhet “mashtrues”. Dhe as një lojtar normal…/ telesport.al

g.kosovari

Next Post
Abortet tek adoleshentët/ Gjinekologu: Mund të jenë edhe më të larta se raporti i INSTAT! Psikologia: Prindërit të flasin më shumë me fëmijët

Abortet tek adoleshentët/ Gjinekologu: Mund të jenë edhe më të larta se raporti i INSTAT! Psikologia: Prindërit të flasin më shumë me fëmijët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Jemi përballë një realiteti të ri”, Banka e Shqipërisë paralajmëron krizë të fortë në horizont

“Jemi përballë një realiteti të ri”, Banka e Shqipërisë paralajmëron krizë të fortë në horizont

April 2, 2026
Rama për legalizimet: Kemi skanuar 54 milionë fletë, në 2027 gjithçka e digjitalizuar

Rama për legalizimet: Kemi skanuar 54 milionë fletë, në 2027 gjithçka e digjitalizuar

April 2, 2026
 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

April 2, 2026
G7 do të zhvillojë bisedime për Ngushticën e Hormuzit me vendet e Gjirit Persik

G7 do të zhvillojë bisedime për Ngushticën e Hormuzit me vendet e Gjirit Persik

April 2, 2026
Katari i drejtohet OKB-së për sulmet e fundit iraniane: Të dënohen këto akte të paligjshme dhe të kompensohen dëmet

Katari i drejtohet OKB-së për sulmet e fundit iraniane: Të dënohen këto akte të paligjshme dhe të kompensohen dëmet

April 2, 2026
Akuzat për korrupsion aktiv në zgjedhje, vijon procesin ndaj kryebashkiakut të Vau Dejës. Dëshmojnë banorë dhe punonjës të OSHEE

Akuzat për korrupsion aktiv në zgjedhje, vijon procesin ndaj kryebashkiakut të Vau Dejës. Dëshmojnë banorë dhe punonjës të OSHEE

April 2, 2026
“Deputetët po kërcënohen me jetë”, Kuvendi mbyll diskutimet dhe kalon në votimin e projektligjeve me kërkesë të Ballës

“Deputetët po kërcënohen me jetë”, Kuvendi mbyll diskutimet dhe kalon në votimin e projektligjeve me kërkesë të Ballës

April 2, 2026
“Mos m’i përmend fëmijët mua në këtë grup të qelbur!”, deputetja e PD përplaset me ish-ministren e PS

“Mos m’i përmend fëmijët mua në këtë grup të qelbur!”, deputetja e PD përplaset me ish-ministren e PS

April 2, 2026
Topalli bëhet “nostalgjike”, rikthen shprehjen “kape për zhelesh, nxirre jashtë”, ironizon Peleshi: S’ma merrte mendja…

Topalli bëhet “nostalgjike”, rikthen shprehjen “kape për zhelesh, nxirre jashtë”, ironizon Peleshi: S’ma merrte mendja…

April 2, 2026
Elda Hoti i merr kartën e deputetit Muzhaqit! Sherr dhe me Taulant Ballën: Kujdes kur flet me mua, s’jam shoqja jote

Elda Hoti i merr kartën e deputetit Muzhaqit! Sherr dhe me Taulant Ballën: Kujdes kur flet me mua, s’jam shoqja jote

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In