Diabeti vijon të shtojë numrin e personave të prekur prej tij e për pasojë në botë tashmë konsiderohet pandemia e heshtur.
Aktualisht në vendin tonë numërohen mbi 75 mijë persona të prekur nga diabeti, 40% e të cilëve janë ndërmjet moshës 40- 65 vjeç. Në Ditën Botërore të Diabetit mjeket endokrinolog bëjnë apel për kapje të hershme të sëmundjes dhe trajtimin e saj, për të parandaluar pasojat.
Rreth 425 milionë njerëz në mbarë botën kanë diabet dhe listës i shtohen çdo vit 7 milionë raste të reja me diabet.
Diabeti është dy lloje, Diabeti Tip 1 i cili karakterizohet nga mungesa e prodhimit të insulinës, dhe diabeti Tip 2 i cili shkaktohet nga përdorimi joefektiv i insulinës nga trupi. Diabeti Tip 2 është më i shpeshtë se diabeti Tip 1, ai zë 90% të rasteve.
/a.r











