• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Nëse ndahem do duhet të zhdukem”/ Çfarë i tha nënës së saj Sibora. 22-vjeçarja dyshohet se u vra dhe u muros nga i dashuri

by Java News
29/05/2023 20:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sibora Gagani ishte vetëm 22-vjeçe kur u zhduk pa gjurmë në Spanjë. E reja me origjinë shqiptare, por që jetonte në Itali, ishte larguar drejt Spanjës me të dashurin e saj, italianin Marco Gaio Romeo. Sipas mediave të huaja, Sibora u zhduk në Korrik të 2014-s, pa lënë gjurmë e pa marrë asnjë nga shtëpia ku jetonte me partnerin e saj, në Torremolinos.

Për vite me radhë familja e së resë u përpoq të mësonte për fatin e saj, por pa sukses. Dosja për zhdukjen e Siborës mbeti e pazbardhur, ndërsa rasti u trajtua edhe në programin italian “Chi l‘ha visto?”. E teksa shpresat për të mësuar mbi fatin e saj veniteshin çdo ditë e më shumë, një ngjarje e rëndë e ndodhur më 17 Maj, në Torremolinos të Spanjës, do të ndryshonte rrjedhën e kësaj historie.

Nëna e Siborës u intervistua në episodin e Chi l’ha visto të transmetuar të mërkurën më 24 maj.

“Jam shumë e inatosur, sepse kur bëra denoncimin nëntë vite më parë, askush nuk më dëgjoi”, nis kështu reflektimi i dhimbshëm i Elisabetës, nënës së Siborës, e cila në dritën e vrasjes së 28-vjeçares Paula, ka iu rikthye duke folur për zhdukjen e së bijës: Të mërkurën në mbrëmje shkoj në shtëpi dhe shoh një mesazh nga ish-punëdhënësi ku punonte Sibora, në të gjitha videot shihet Marco Gaio i arrestuar nga policia. Nuk u besoja syve….

Sibora u zhduk në vitin 2014, pa lënë asnjë gjurmë, por nëna e saj i kujton shumë ato ditë dramatike. Marco dhe Sibora në ditët e para – siç del nga historia e nënës së saj- dukeshin shumë të dashuruar.

Gjërat degjeneruan kur 22-vjeçarja u transferua me Marcon në Spanjë, ndaj erdhi edhe vendimi për ta lënë: Vitin e fundit më thotë: “Mama, duhet ta lë, duhet të zhdukem, përndryshe ai nuk do të largohet.

Në shkurt të vitit 2014, Sibora largohet për herë të fundit nga Italia dhe i shpall nënës së saj se dëshiron të martohet. Fatkeqësisht, fati do të ketë një fund tjetër për të: Herën e fundit që e kam dëgjuar, në fund të qershorit ajo më tha se donte ta linte sepse ai nuk ishte një djalë normal dhe këtë herë tha se e kishte përfundimtare.

Më 24 maj, Marco Romeo, shtetasi italian i arrestuar për vdekjen e ish-partneres së tij, Paula, 28 vjeç, në Torremolinos (Málaga), ka rrëfyer se ka murosur ish të dashurën e tij Sibora Gagani, e cila u zhduk në vitin 2014.

Sipas mediave të huaja, vrasësi i dyshuar i Paulës sapo kishte refuzuar të dëshmonte në Polici, por kur pa foton e Sibora Gaganit në një dërrasë, në ambientet e policisë, pranoi se e kishte vrarë dhe shtoi se e kishte rrethuar edhe me mure. Deklartaat i bëri spontanisht, pa praninë e avokatit të tij apo autoritetit gjyqësor, por më vonë kur i shkoi pranë avokati mbrojtës, u tërhoq nga rrëimi i tij. Pas atij rrëfimi të parë, edhe pse jo zyrtarisht, Policia ka kontrolluar banesën e tij, por trupi i të resë shqiptare ende nuk është gjetur./m.j

Next Post
“Duhen mirëkuptuar kundërshtarët…”/ Rama ironizon opozitën: Premtuan fitore të madhe, të nesërmen filluan të flasin për vjedhje

“Duhen mirëkuptuar kundërshtarët..."/ Rama ironizon opozitën: Premtuan fitore të madhe, të nesërmen filluan të flasin për vjedhje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Christopher Hill flet për dëshminë në Hagë: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Hashim Thaçi

Christopher Hill flet për dëshminë në Hagë: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Hashim Thaçi

February 24, 2026
Irani gati për luftë, zbulohet marrëveshja për blerjen e raketave supersonike nga Kina

Irani gati për luftë, zbulohet marrëveshja për blerjen e raketave supersonike nga Kina

February 24, 2026
“Mos na lini më”, ambasadori Christopher Hill rrëfen çfarë ndodhi në vitin 1991 kur erdhi për herë të parë në Shqipëri

“Mos na lini më”, ambasadori Christopher Hill rrëfen çfarë ndodhi në vitin 1991 kur erdhi për herë të parë në Shqipëri

February 24, 2026
Çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme? SHBA vendosin 150 avionë luftarakë pranë Iranit

Çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme? SHBA vendosin 150 avionë luftarakë pranë Iranit

February 24, 2026
“Do vrisnin Vuçiç dhe familjen e tij”/ Autoritetet serbe arrestojnë dy persona, dyshohet se kanë organizuar një komplot

“Do vrisnin Vuçiç dhe familjen e tij”/ Autoritetet serbe arrestojnë dy persona, dyshohet se kanë organizuar një komplot

February 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Zëdhënësit e Gërdecit dhe “Partizanit” përballë reporterëve të Komisionit të Mandateve

February 24, 2026
Armë bërthamore në Ukrainë? Franca dhe Britania i hedhin poshtë akuzat ruse: Nuk ka asgjë të vërtetë

Armë bërthamore në Ukrainë? Franca dhe Britania i hedhin poshtë akuzat ruse: Nuk ka asgjë të vërtetë

February 24, 2026
Kush është polici i Komisariatit nr. 5 në Tiranë që u kap duke transportuar 1 milion euro nga Serbia në Kosovë

Kush është polici i Komisariatit nr. 5 në Tiranë që u kap duke transportuar 1 milion euro nga Serbia në Kosovë

February 24, 2026
Dosja “Partizani”/ Frrok Çupi: Berisha i vetmi i akuzuar, i paprangosur! Paradite shkon në gjykatë, pasdite djeg vendin

Dosja “Partizani”/ Frrok Çupi: Berisha i vetmi i akuzuar, i paprangosur! Paradite shkon në gjykatë, pasdite djeg vendin

February 24, 2026
Dorëzoi “El Mencho-n” te autoritetet meksikane? Modelja e “OnlyFans” mohon lidhjen me bosin e drogës

Dorëzoi “El Mencho-n” te autoritetet meksikane? Modelja e “OnlyFans” mohon lidhjen me bosin e drogës

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In