• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Nëse mbingarkohet sistemi shëndetësor do të përballemi me zgjedhjen se kush trajtohet i pari”

by A R
29/10/2020 11:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, deklaroi këtë të enjte në seancën plenare se pandemia në Shqipëri po përdoret për politikë. Ministrja u shpreh kundër opozitës, sipas të cilës, nuk bëjnë vlerësimet e duhura për situatën. Manastirliu u shpreh numri i testimeve do të rritet në vijim si dhe  do të shtohen testimet e shpejta.

“Në Shqipërinë tonë të vogël, pandemia po përdoret politikisht, madje është përdorur pa ardhur akoma rasti i parë. Jo futboll, por ping-pong politik janë bërë ata që luajnë në tavolinat e vogla të selive politike dhe shpallin katastrofën që nuk u erdhi e nuk u erdhi. Ne nuk e kemi ndalur punën në këtë kohë sfiduese. Këta që flasin në tavolinat e selive u zgjuan papritur pas pushimeve verore dhe recitojnë të njëjtin tekst.

Nuk po flas për testet sepse vendosin objektiva të cilat i kanë totalisht të pavlerësuar nga pikëpamja shëndetësore dhe nuk duan të kuptojnë që çdo vendim i qeverisë bazohet në vlerësimin e një Komiteti Ekspertësh. Me shtimin e rasteve pas hapjes strategjia e vjeshtë dimri përfshin rritjen e numrit të testimeve. Kjo ndodhi. Po përgatitemi duke rritur testimin edhe duke përfshirë testimin e shpejtë. E thamë dhe do t’i qëndrojmë. Thamë dhe do t’i qëndrojmë deri në fund që do të shtojmë kapacitetet spitalore siç e kemi bërë”, tha Manastirliu.

Ajo i bëri i thirrje qytetarëve që të zbatojnë masat në mënyrë që të frenohet pandemia dhe të mos ketë mbingarkim të sistemit shëndetësor. Kjo do të bëjë që të zgjidhen personat që do të futen në intubim tha ministrja, duke kujtuar se në këtë situatë janë futur shumë vende të zhvilluara.

“Kjo luftë nuk bëhet e vetme ndaj e gjithë sakrifica e bërë deri më sot duhet që çdo qytetar të zbatojë masat. Masat shkojnë në funksion të frenimit të përhapjes së virusit. Nëse do të kemi një mbingarkesë të spitaleve, do të përballemi me vështirësi dhe zgjedhje se kush do të trajtohet i pari ashtu sikurse vende të zhvilluara janë përballur kur kanë pasur flukse të rasteve. Akti normativ jo vetëm mbështet qytetarët, por drejton vëmendjen drejt zbatimit të masave. I lë mundësinë qytetarëve të kuptojnë që nuk është gjoba qëllimi parësor  masës, por ka ardhur momenti të bëjmë më të mirë ndaj pandemisë”, tha ministrja.

/a.r

Next Post
Rama flet para Asamblesë së PS: Mandati i tretë na duhet për Shqipërinë, s’jemi e keqja më e vogël

"Mos u gënjeni nga krokodilët që duan t'ju përdorin", Rama apel naftëtarëve: Mbyllni grevën dhe vij menjëherë në Ballsh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moti i keq në Greqi, shënohen dy viktima, dëme dhe përmbytje në Athinë dhe në zonat bregdetare

Moti i keq në Greqi, shënohen dy viktima, dëme dhe përmbytje në Athinë dhe në zonat bregdetare

January 21, 2026
“Po jepja porosinë kur ndodhi krimi”/Avokati i Metës, dëshmitar në vrasjen te “Komuna e Parisit”: I njihja të dy, aty haja drekën..

“Gjyqtarët në GJKKO janë kamikazë”- Avokati i Ilir Metës: Presidentin po e mbajnë kot 16 muaj në qeli

January 21, 2026
Zbardhet drafti i qeverisë për Bordin e Paqes. Kuvendi e miraton nesër..

Zbardhet drafti i qeverisë për Bordin e Paqes. Kuvendi e miraton nesër..

January 21, 2026
“Do ishte bërë kasaphanë”, audioregjistrimi i “21 Janarit”, gazetari: Komandanti i Gardës e kishte situatën në kontroll, urdhri u dha për…

“Do ishte bërë kasaphanë”, audioregjistrimi i “21 Janarit”, gazetari: Komandanti i Gardës e kishte situatën në kontroll, urdhri u dha për…

January 21, 2026
Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

January 21, 2026
Vrasjet e 21 janarit, analisti Arben Meçe: Ekzekutimet, sipas një skeme të përgatitur nga Berisha

Kufiri politik i 21 janarit: Vija e kuqe që mban PD larg pushtetit

January 21, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“E bëri gjak Shqipërinë”/ Beqiri: “21 Janari” nuk mbyllet pa marrë burgim përjetë Berisha

January 21, 2026
Seanca e përshpejtuar për Bordin e Paqes me kërkesë të PS, reagon PD: Do marrim pjesë, pavarësisht..

Seanca e përshpejtuar për Bordin e Paqes me kërkesë të PS, reagon PD: Do marrim pjesë, pavarësisht..

January 21, 2026
Sot seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Betohet Avokati i Popullit, çështjet e tjera në rend dite

Rama në Bordin e Paqes, Kuvendi miraton kërkesën e PS: Të enjten seancë plenare

January 21, 2026
“Si të mbijetoni 5 ditë”/ Qeveria e Groenlandës publikon udhëzuesin për përgatitje në raste krize

“Si të mbijetoni 5 ditë”/ Qeveria e Groenlandës publikon udhëzuesin për përgatitje në raste krize

January 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In