Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi doli pak çaste më parë në një deklaratë për mediat, ku njohu përgjegjësinë e KQZ-së për problemet e shkaktuara nga mosfunksionimi i pajisjeve te identifikimit elektronik.
“Nëse dikush do ta tërheq KQZ në një debat jo produktiv, ne nuk kemi pse ta bëjmë, nëse ajo çfarë klasifikohet si parregullsi apo problematik në lidhje me funksionimin e pajisjeve të identifikimit, ka cenuar votën e një votuesi, ne ju themi që njohim përgjegjësinë dhe nëse kjo ka ndikuar tek ata edhe ndjesën e kemi kërkuar, nuk e di nëse dikush tjetër kërkon më shumë se kaq. Çfarë do duhet të ishte bërë ndryshe?”, u shpreh Celibashi./m.j