Doktorët në Francë janë duke iu ofruar grave shtatzëna $300 për ta lënë duhanin, pasi u zbulua se një në pesë gra nuk e kishin lënë duhanin ashtu siç pritej.
Gjithashtu, gratë do të shpërblehen edhe me nga 20 euro për çdo vizitë që do ta bëjnë tek doktori nëse del se nuk kanë pirë duhan.
Kjo skemë është bërë si pjesë e një studimi për të zbuluar nëse nxitjet financiare mund t’i ndihmojnë gratë që ta lënë duhanin, shkruan Express. Aktualisht 17 spitale në gjithë vendin janë duke marrë pjesë në këtë iniciativë studimore. Javanews/ a.k