Nga Bajram Peçi
Ata dhe ne, jemi qytetarë të një shteti. Mes tyre kam shokë e miq të vjetër, besnikë e të ndershëm. Me këngëtarin e famshëm, artistin e merituar, të ndjerin Dhimitër Varfi, kam patur miqësi e njohje familjare. Te Odiseja vite të shkuara bëja pushimet vjetore. Bollanot e Potamit dhe Boço-t e Pilurit im atë i ka patur kumbarë të tre femijëve dhe, sipas një tradite të lashtë shekullore të “gjakut”, (një mal na ndante me ta) ka patur Vëllam vunjotasin Zaho Koka. Ata, himariotët, i flasin të dy gjuhët, por shumë prej tyre ndjehen grekë.
Pse ngjan Kështu?
Ky artikulim frazash nuk e mban dot peshën e argumentit që të shpjegojë pse ndjehen të tillë? Kush ka provuar të futet te ky pus i thellë nacionalist, ka humbur brënda errësirës që përhap në materien gri dhe nuk ka dalë dot më! Kjo, me gjasa, vlen për historianët tanë, por…jo për ata grekë! Siç i thonë një fjale, “Sa për muhabet”, po i hedh nja dy gjëra:
Greqia, përmes kryeministrit të vet, sapo e theksoi se Himara përfaqëson komunitetin minoritar më të rëndësishëm në Shqipëri, ndërsa Shqipëria, që nga pavarësia, më tej me mbretërinë e komunizmin, nuk e pranon Himarën si minoritet, ndryshe nga sa ndodh me Dropullin.
Greqia dhe Serbia kanë patur dorë të lirë t’i trajtonin pakicat kombëtare siç kanë dashur! Mbretëria e Greqisë nuk njihte kombësi tjetër veç asaj Helene. Turqit, (ku reqia dhe hoxhallarët çamëfuteshin dhe shqiptarët) sipas marrëveshjes së Lozanës, i këmbeu me grekë, ndërsa shqiptarët dhe maqedonasit, banorë autoktonë të Greqisë Veriore, i përzuri ose i shfarosi!
Mbretëria e Serbisë e shpalli platformë të shtetit genocidin kundër shqiptarëve. Brënda kësaj platforme, ku vëndin kryesor e zinin vrasjet (shih krimet në Vilajetin e Kosovës 1912), përfshihej përzënia e shqiptarëve drejt Turqisë dhe spastrimi etnik, duke “mbushur boshllëkun” me koloni të tëra serbësh, që të ndryshonin strukturën e banorëve.
Tani himariotët thonë: “jemi grekë!”. 450 vjet më parë e quanin veten shqiptarë e kaluar shqiptarëve. Lexoni si e mbyllin letrën dërguar papës së Romës: “…Prej Himare, 12 korrik 1577, shërbëtorë e nënshtetas të shenjtërisë sate, prej Epirit të shqiptarëvet, priftër klerikë e laikë e gjithë populli ynë…”. Nuk shkruhet dhe thuhet gjëkundi në letër, “populli ynë grek”
Po shqiptarë, pohonin të ishin në letrat dërguar careshës Elizabetë në tetor 1759 dhe carit, Pjetrit III, në mars 1762. Në letra ata premtonin të rreshtonin nën flamujt rusë deri 2 regjimente të himariotëve ortodoksë dhe së bashku me malësorët ortodoksë të Shqipërisë së Jugut e shqiptarët katolikë në veri të vendit ata … Edhe te këto letra, të cilat janë dëshmi dhe kanë mbijetuar sepse ndodhen në arshivën e një perandorie, nuk shkruhet dhe thuhet gjëkundi në letër, “populli ynë grek”.
Si të besimit ortodoks, në vitet 1787–1791, gjatë luftës ruso-turke, shumë himariotë u rreshtuan me rusët kundër turqve. Një pjesë e tyre, pas nënshkrimit të paqes së Jashit, u vendosën në Odesë, nga ku lanë gjurmët e pranisë së tyre të fortë me emrat e rrugëve në qytetin e Odesës, dy prej të cilave mbajnë edhe sot emrat “Rruga Arnautë e Madhe” dhe “Rruga Arnautë e Vogël”. Pse u quajtën kështu dhe jo “Rruga e grekëve”, historianët gerkë nuk e kanë gjetur dot, ne, jo që jo!?
Dhe, për ta mbyllur përgjigjen e pyetjes, “Pse ngjan kështu?”, po sjell një dëshmi të piktorit Edwuart Lear, i cili pa në vitin 1804 një Himarë ku, “…pothuajse të gjithë burrat dinë greqisht dhe ata që kanë qenë në kurbet, flasin dhe italisht, por gratë përgjithësisht s’dinë asnjë gjuhë tjetës përveç shqipes”
Çfarë ndryshoi?
Shoqëritë fshatare, si të Shqipërisë ashtu dhe ato të Greqisë, nën Turqinë nuk dalloheshin shumë! S’mund të thoshe, psh., se fshatrat e Gjirokastrës ose Korçës dallonin nga fshatarët e Trikallës, Heraklionit e Larisës?! Te këto popullata fshatare ishte rrënjosur në ndërgjegje një botë tjetër morale nga ajo e Europës Perëndimore. Ligjet e nderit, të familjes, të besimit, qëndronin para ligjeve të shtetit, të cilat lexuesi shqiptar i ka gjetur aq fort të mbrujtura te letërsia e Kazantzaqis apo poetit Giorgos Seferis.
Gjërat ndryshuan për Greqinë pas Luftës së Dytë Botërore. Greqia përfitoi më shumë se çdo vend tjetër i Europës Lindore e Jug-lindore. Mbas shpalljes në vitin 1947 të doktrinës Truman, Greqia u bë thithësja më e madhe e ndihmave dhe kapitaleve. Përmes këtij bollëku që u mbiu te dera (nga frika se mos forcat e majta merrnin pushtetin) u bë organizimi modern e paisja e ushtrisë; investimet ekonomike përfshinë industrinë dhe bujqësinë; ekonomija dhe mirëqenja u rrit dukshëm. Në vitin 1963 pasoi një ndihmë tjetër 3 miliard dollarëshe nga USA, shumë e madhe që nxiti më tej ekonominë e turizmin, të aftë me hotelet turistike për mbi 6 milon turistë në vit.
Pas rënjes së Kolonelëve të Zinj, ata u bënë bashkëpunues në tregjet europiane, ku më pas e pranuan si anëtare, ende pa plotësuar kushtet. Ekonomia u rimëkëmb tërësisht, u ndërtuan rrugë dhe hekurudha mederne, u bë elektrifikimi. Me një fjalë: u bë shteti më modern e me ekonomi më të fuqishme se çdo shtet tjetër i Ballkanit
Nga ana tjetër e kufirit verior të Greqisë, socializmi i kish bërë njerëzit të barabartë në varfëri. Nacionalizmi dhe revanshizmi grek nuk do kish më nevojë te bënte agresion me historira, harta e rrënja gjuhësore, po hapi qesen! 300 euro do ishte ndihma e përhershme për çdo “homogjen”; do u njihej kombësia e qytetaria greke, do paiseshn me pasaporta, ku patjetër emrat e mbiemrat do mbartnin prapashtesat “os” apo “as”; do sistemohej me leje qëndrimi e do i jepej punë kujtdo që do ndërronte emrin nga Gjergj në Jorgo. Kaq mjaftonin! Jo Himara, por gjithë Shqipëria e jugut u dorëzua! Pas kësaj u kuptua se varfëria dhe izolimi ka qenë krimi më i madh që sistemi komunist i solli kombit shqiptar.
Për një grusht vota!
Himarioti i famshëm Neço Muko, vjershëtori, këngëtari e folkloristi zëmadh i asaj treve, do përmbysej në varr nëse do kish parë e dëgjuar për ato çfarë përmenda më sipër të kish ndodhur me ndërgjegjen e pasardhësve të tij. Ky komunitet, që në shekuj kanë kënduar në dasma vetëm në gjuhën shqipe dhe kanë varrosur të afërmit “me ligje” shqipe, u ushqye parreshtur përgjatë mbi 30 vjetëve me begatinë greke dhe antishqiptarzmin. Një nga përfaqësuesit më të egër të këtij antishqiptarizmi, Fredi Beleri, u zgjodh nga të tjere antishqiptarë të kandidonte për kryetar bashkie. Dhe fitoi! Fitorja shënoi diferencën më të ngushtë të mundëshme, 19 vota.
Gjej dy arsye se pse Beleri në rreth tetëmijë vota mori 19 më shumë?:
E para, një nxitim i pakuptimtë, i pamatur, i pakonsultuar, i prokurorit te Vlorës, çka ndikoi në rritjen e votuesve përkrahës të tij.
E dyta, që është edhe më me peshë, kryetari Goro, i ndihmuar dhe i mbështetur nga kryeministri Rama, gjeti kohën e gabuar kur filloi të ndërtojë për qytetin e Himarës një ujësjellës, që i merrte ujin e burimeve të Shushicës (degë e Vjosës), fshatrave Kuç, Kallarat, Horë-Vranisht e më gjerë. I linte ata në të thatë, i poshtëronte, duke mos i pyetur, duke mos bërë sipas ligjit dëgjesat dhe duke i detyruar, së fundi, që shumë prej tyre të mos shkonin në votime. Është e lehtë për ta verifikuar. Verifikojeni! Po kaq e lehtë do jetë edhe kur në ripërsëritjen e zgjedhjeve do shihni se si nga zëmra e Labërisë, Kurveleshi i Poshtëm (“hambari i votave socialiste”, që i përket Himarës, do shtohen votat në sasi të sigurtë për Goron!
Në opinionin tim, antishqiptari Beleri nuk do ketë mundësi ta ushtrojë dot detyrën! Ai, ose do dënohet nga gjykata shqiptare, pasi t’i jetë provuar fajësia në krimin zgjedhor, ose “kaukaziani” Edi Rama në detyrën e kryeministrit, mbështetur në të drejtën që i jep ligji, e shkarkon si antishqiptar.
Gjysma e popullit të Himarës që i dha votën Belerit, i ka të gjitha të drejtat kolektive që të zgjedh si dhe të rrojë me krenarinë e pavarësinë e vet. Po kaq të mëdha i ka të drejtat edhe gjysma më e vogël të mbrojë krenarine nga sulmet e qeverisë dhe politikës ekstremiste greke. Në këto mbi 30 vjet marrëdhënjesh e bashkëpunimi të ndërsjelltë, shqiptari, emigrant ose jo, ka qënë në gjendje të dallojë popullin grek nga politikanët e saj!
Ajo me të cilën nuk është pajtuar populli ynë kanë qenë lëshimet, kudoherë në dobi të Greqisë, për çdo ftesë që na ka bërë BE. Greqia si anëtare e saj na ka kërcënuar me veto dhe ditë pas dite kemi parë nëpërkëmbjen tonë e fryrjen greke, nga urdhërimi për kreun e kishës ortodokse autoqefale shqiptare deri te vendosja në Vjosë e piramidave “kufitare” të të rënve në luftën italo-greke. Kryeministri Micotaqis, së bashku me Niko Dendias, Ministri i Jashtëm i Greqisë, himariot me origjinë, në këto dy ditët pas arrestimit të kandidatit për kryetar bashkie, të parën gjë që përmendën ishte (pak a shumë): do ta vuani, do ta pësoni, harrojeni Europën…!
Shume sakte Bajram te falenderoj per sqarimin se ketij rjebulli Bejleri , si nje antishqiptar i thekur ,dhe shkaqet se perse ai fitoi me 19 vota .