• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nëse “Foltorja” është demokraci, atëherë PD e meriton Berisha&Bashën

by Ben Andoni
03/12/2021 19:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Nëse në fillim njerëzit e PD-së mundoheshin të gjenin atë të veçantën dhe mënyrën sesi do të mbrohej Berisha me etiketimin “Non Grata”, tashmë gjetja e mençur “Foltore” ka ndarë frikshëm demokratët në çdo fashë shoqërore. Më shumë akoma, njerëzit e Partisë Demokratike, në emisione, vinë dhe flasin normal me njëri-tjetrin, pastaj debatojnë deri ashpër para kamerës me qëllimin se cili do të dalë më i devotshëm para Bashës ose Berishës (!!), dhe dalin sikur të mos ketë ndodhur asgjë, duke ndarë lajmet e fundit nga Selia apo Foltorja. PD-ja është ndarë përkohësisht në dysh, ashtu si çdo institucion në vend prej tyre, por ashtu ashtu si i ndanë ballistët, legalistët dhe të tjerë me radhë. Mbase, vetë Partia Demokratike nuk është e Djathtë normale. Kudo të Djathtët ruajnë institucionin dhe traditën dhe mundohen ta përmirësojnë në favor të jetës më të mirë dhe me dinjitet të njerëzve, por në Shqipëri duket se ende demokracia e tillë është larg. E tregoi Berisha që një moment nga justifikimi për “non grata” vendosi ta kthente partinë e demokratëve drejt konservatorëve me një fjalë të vetme apo Basha me përpjekjet për të ç’bërë. E të dy sëbashku, gjithnjë për të ç’bërë si shtetin dhe institucionin. Kjo është ajo që e bashkon tandemin B&B dhe që Rama po i sodit duke i shfrytëzuar paq.

Në të gjithë këtë qerthull, për një gjë të vjen keq, kur shikon që edhe forcat më intelektuale të PD-së po kanalizohen në njërën apo në tjetrën hulli. Të vjen keq, që një pjesë e tyre e kanë provuar në kurriz gënjeshtrën sistematike të Bashës ashtu si edhe dyfytësinë e Berishës. Të fundit janë akuzuat që tandemi Basha&Berisha po bëjnë për njëri-tjetrin dhe që nxjerrin zbuluar PD-në e vërtetë, bash atë që pakkush e njeh ose më saktë që e dinë por nuk kanë dashur ta zbulojnë. Sido që të jetë puna, kjo do jetë partia që do e drejtojë vendin tonë, pas tre apo më shumë vitesh dhe duket se fara e demokracisë tek PD-ja jo thjesht nuk solli prodhim të mirë por e shkatërroi një kauzë. Vallë e kuptojnë njerëzit e PD-së, jo militantët që presin lejet e ndërtimit, ndërtimet pa lejë, rrumpallën dhe punësimet? Me ç’duket jo. Të merr malli, ashtu si të trishton fakti, që kanë mbetur vetëm pak ata si Selami dhe Kadilli që e thonë hapur: Tandemi Basha&Berisha jashtë!

Kur u kujton njerëzve të PD-së këtë realitet ta thonë me krenari: Shiko sa i vinë doktorit në “Foltore”! Këtu të kap trishtimi dhe kujton një njeri të vyer të poezisë. Ëilliam Blake dikur thoshte për një kohë tjetër, por duket për një realitet gati të ngjashëm: “Nëse njerëzit do të ishin të mençur, edhe princat më arbitrarë nuk do mund të arrinin t’i lëndonin dot. Por, nëse nuk janë të mençur, atëherë edhe qeveria më koti është e detyruar të jetë një tirani”.

I tillë po duket tashmë pushteti pa pushtet i Berishës mbi PD-në, ashtu si bindja e verbër e Bashës që është me grupin e tij në rrugë të drejtë. Ku është respekti për institucionin e PD-së? Këtë nuk e gjen dot, sepse në grackat e statutit, të ngritur nga Basha, humbet apo manovrohet si Berisha dhe këlthitet si kryetari aktual. Dhe, PD-ja sot po tregon se e ardhmja e Shqipërisë nuk ka gjasa të jetë më e mirë, përpos se një kujtim i hidhur i paraviteve 2000, kohë kur vendi ynë u largua me jo pak vështirësi dhe besoj se duhet të ecte me marshe të tjera. “Foltorja” e arriti qëllimin për të na treguar se ku synon PD-ja made in Berisha, duke e shfrytëzuar të folurën në emër të turmës. Fuqia e njëshit amplifikuar me verbërinë e shumicës, që në emër të demokracisë kërkojnë absurdin. “Nuk ka gjë më të parezistueshme sesa pushteti tiran që komandon në emër të popullit, sepse duke zotëruar fuqinë morale që i përket vullnetit të një numri të madh, ai vepron në të njëjtën kohë me shpejtësinë dhe këmbënguljen e një njeriu të vetëm”. Fjalë të arta të Alexis de Tocqueville por që kanë rënë në veshin e shurdhër të njerëzve, që po e shkatërrojnë Partinë Demokratike nën kultin e Berishës dhe verbërinë e Bashës… në sy të të gjithëve. (Javanews)

Next Post
Lajmi i divorcit të Mira Konçit e Shpëtim Saraçit, e bija Era: Për fundvit familja do të mblidhet…!

Lajmi i divorcit të Mira Konçit e Shpëtim Saraçit, e bija Era: Për fundvit familja do të mblidhet...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

March 5, 2026
Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

March 5, 2026
Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

March 5, 2026
Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

March 5, 2026
“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

March 5, 2026
“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

March 5, 2026
QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

March 5, 2026
Starmer kritikon presidentin e SHBA: Trump po minimizon rolin e trupave në Afganistan! Ne jemi krenarë për…

Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen tre funksionarë laburistë

March 5, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

March 5, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Shkëputja e Iranit nga BRICS, efekte afatgjata për SHBA”/ Bimo: Izraeli kërkon ta copëtojë në shtete të vogla

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In