• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Nëse do të votohej sot: PS 640 mijë vota, PD 620 mijë, LSI 175 mijë, Partia “Bojaxhi” 70 mijë

by Java News
23/09/2015 15:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Nga një sondazh kombëtar që kam zhvilluar ditët e fundit, rezulton se, në qoftë se zhvillohen sot zgjedhjet parlamentare:

  1. Rreth 390 mijë zgjedhës banues në Shqipëri (18%) janë të vendosur të mos marrin pjesë në votim. (Në zgjedhjet e 2013-ës, rreth 470 mijë të tillë nuk morrën pjesë në votim.)

  1. Rreth 175 mijë zgjedhës banues në Shqipëri (8%) janë të pavendosur. (Shumica e të pavendosurve janë njerëz që votuan “të majtën” në zgjedhjet e 2013-ës.)

  1. Rreth 640 mijë zgjedhës banues në Shqipëri (30%) votojnë për PS-në. (Në zgjedhjet e 2013-ës, PS-ja mori rreth 715 mijë vota.)

  1. Rreth 620 mijë zgjedhës banues në Shqipëri (29%) votojnë për PD-në. (Në zgjedhjet e 2013-ës, PD-ja mori rreth 530 mijë vota.)

  1. Rreth 175 mijë zgjedhës banues në Shqipëri (8%) votojnë për LSI-në. (Në zgjedhjet e 2013-ës, LSI-ja mori rreth 180 mijë vota.)

  1. Rreth 85 mijë zgjedhës banues në Shqipëri (4%) votojnë për partitë e vogla si PDIU, PBDNJ, FRD, PSD, PDK etj. (Në zgjedhjet e 2013-ës, partitë e vogla morën rreth 270 mijë vota gjithsej.)

  1. Rreth 70 mijë zgjedhës banues në Shqipëri (3%) do të votonin sot për partinë që pritet të krijojë Gjergj Bojaxhiu (Në zgjedhjet e 2013-ës, rreth 1/3 e përkrahësve të Bojaxhiut ka votuar për partitë “e majta”, rreth 1/3 për partitë “e djathta” dhe rreth 1/3 nuk morrën pjesë në votim.)

Nga sondazhi rezulton se partitë e vogla do të merrnin sot shumë më pak vota në zgjedhje parlamentare, në krahasim me 2013-ën (rreth 185 mijë vota më pak). PD-ja duket se është përfituesja më e madhe nga kjo firo e partive të vogla.

Me sistemin aktual elektoral, secilës prej dy partive më të mëdha do t’i duhet të bëjë koalicion me LSI-në për të krijuar qeverinë, në qoftë se zgjedhjet zhvillohen sot. Në një sistem proporcional kombëtar me prim, nevoja për koalicion do të kushtëzohej nga madhësia e primit dhe nga niveli i pragut elektoral.

Shënim: Anketimi u krye me telefon/celular me 1000 banorë të Shqipërisë në moshë për votim. Kamapioni u balancua politikisht, gjeografikisht dhe demografikisht, për të përfaqësuar sa më realisht elektoratin shqiptar. Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor për këtë kampion ishte plus/minus 3.2%.

Next Post

Shoferi i jep leksion për Kodin Rrugor policit, e arrestojnë (Video)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklarata e parë e Mojtaba Khameneit: Nëse armiku s’na dëmshpërblen, do të shkatërrojmë pronat e tyre!

Deklarata e parë e Mojtaba Khameneit: Nëse armiku s’na dëmshpërblen, do të shkatërrojmë pronat e tyre!

March 12, 2026
Rama për median turke: Vuçiç ka një makth, thotë edhe gjëra pa kuptim!

Rama për median turke: Vuçiç ka një makth, thotë edhe gjëra pa kuptim!

March 12, 2026
I dënuar për krime seksuale, ish-manjati amerikan: Më kanë rrahur, s’dua të rri më këtu

I dënuar për krime seksuale, ish-manjati amerikan: Më kanë rrahur, s’dua të rri më këtu

March 12, 2026
Punëtori 43-vjeçar humb jetën në një gurore në Dajt, arrestohet drejtuesi i fadromës

Punëtori 43-vjeçar humb jetën në një gurore në Dajt, arrestohet drejtuesi i fadromës

March 12, 2026
Largohen protestuesit, Berisha njofton datën e protestës së radhës

Rrezikon deri në 5 vite burg/ Gjesti kërcënoi me armë pronarin e kompanisë muzikore…

March 12, 2026
Shqipëria prezanton progresin dhe reformat për barazinë gjinore në forumin e OKB-së

Shqipëria prezanton progresin dhe reformat për barazinë gjinore në forumin e OKB-së

March 12, 2026
Izraeli godet një central bërthamor iranian, paralajmëron zgjerim të luftës në Liban

Izraeli godet një central bërthamor iranian, paralajmëron zgjerim të luftës në Liban

March 12, 2026
VIDEO / Ambasadorja e SHBA në Athinë, vizitë ‘misterioze’ në Kryeministri tek Rama

VIDEO / Ambasadorja e SHBA në Athinë, vizitë ‘misterioze’ në Kryeministri tek Rama

March 12, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Kryeministër për herë të tretë apo opozitar për herë të parë

March 12, 2026
AKU sekuestron 738 kg mish pule të KMY-së dhe 329 kg djathë në Tiranë

AKU sekuestron 738 kg mish pule të KMY-së dhe 329 kg djathë në Tiranë

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In