• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Nëse do të kishte fytyrën siç ka barkun…”/ Stafi i Osmanit i përvishet Vulin: Këlysh i gruas së Millosheviçit

by Java News
07/07/2021 10:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandar Vulin, ka fyer dje presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, duke reaguar pas një interviste të presidentes Osmani dhënë gazetës gjermane, ‘Der Spiegel’, e cila duke folur për gjenocidin serb ndaj shqiptarëve në vitin 1999, tha se pret që Serbia të gjunjëzohet.

Siç transmetojnë mediat serbe, Vulin deklaroi se ndërsa Aleksandar Vuçiç udhëheq Serbinë, ajo nuk do të gjunjëzohet, ashtu siç do të dëshironte presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Vulin ka fyer presidenten duke thënë se “nëse Osmani do të kishte fytyrën, siç e ka barkun, për gënjeshtrat që thotë, ajo do të gjunjëzohej për një kohë të gjatë para ‘shtëpisë së verdhë’ dhe serbëve të vrarë për trafik organesh…”, ka deklaruar Vulin.

Kjo fyerje e Vulin, erdhi pasi gazetari i ‘Der Spiegel’ kishte insistuar duke pyetur Osmanin se pse e përdor termin gjenocid për krimet që ka kryer Serbia.

“E kam zgjedhur nocionin gjenocid me vetëdije. Ai përshkruan qëllimin e një vendi për të shfarosur një komb. Dhe pikërisht kjo ka ndodhur në Kosovë. E kam fjalën për ngjarjet në Mejë, e njohur si ‘Srebrenica e Kosovës’, dhe në Poklek, ku jo vetëm janë vrarë 54 fëmijë dhe plaka, por pastaj edhe janë djegur.

Qëllimi ka qenë që të zhduken nga faqja e dheut. Willy Brandt ka thënë njëherë se kur mungojnë fjalët, duhet rënë në gjunjë. Pikërisht këtë e presim nga Serbia: rënien në gjunjë”, ishte përgjigjja e Osmanit.

Ndaj kësaj deklarate të Vulinit, ka reaguar  Blerim Vela, shefi i stafit të presidentes, i cili e ka quajtur Vulinin “këlysh të gruas së Millosheviçit”.

“Këlyshi i Mira Markoviçit gjatë viteve 1990 në JUL, Aleksandar Vulin është zëdhënësi i regjimit primitiv, të dhunshëm dhe seksist në Serbi. Vulin i shërben zotërisë së tij aktual, Aleksandar Vuçiq me të njëjtën forcë dhe përkushtim ashtu si i shërbeu Millosheviçit. E neveritshme!”, ka shkruar Vela në Twitter.

g.kosovari

Next Post
Punime në rrjet/ Ja zonat që nesër do mbeten pa drita në kryeqytet

OSHEE njofton ndërprerjen e energjisë/ Cilat janë zonat e Tiranës që nuk do kenë drita

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kandidat i PD për Tiranën? Alimehmeti: E vendos Kryesia! Flor Binaj dha kontribut, por s’futemi në zgjedhje me…

Kandidat i PD për Tiranën? Alimehmeti: E vendos Kryesia! Flor Binaj dha kontribut, por s’futemi në zgjedhje me…

April 8, 2026
Kryeministri izraelit: Një armëpushim me Iranin nuk do të përfshijë Hezbollahun! Ne do të vazhdojmë ta godasim

Kryeministri izraelit: Një armëpushim me Iranin nuk do të përfshijë Hezbollahun! Ne do të vazhdojmë ta godasim

April 8, 2026
Fjalëkryqi i Kosovës: President i ri apo sërish zgjedhje?

Fjalëkryqi i Kosovës: President i ri apo sërish zgjedhje?

April 8, 2026
Plani me 10 pika për armëpushimin në Iran, reagon Trump: Mashtrues dhe sharlatanë po përhapin dokumente të rreme

Plani me 10 pika për armëpushimin në Iran, reagon Trump: Mashtrues dhe sharlatanë po përhapin dokumente të rreme

April 8, 2026
“Ose Meksikë, ose nuk luajmë në Botëror”/ Irani vijon me kërcënimet për Botërorin, çfarë ndodh me Italinë

“Ose Meksikë, ose nuk luajmë në Botëror”/ Irani vijon me kërcënimet për Botërorin, çfarë ndodh me Italinë

April 8, 2026
Lapaj nga Mallakastra: Këtu nafta derdhet si mall pa zot, ndërsa shqiptarët paguajnë ndër çmimet më të larta

Lapaj nga Mallakastra: Këtu nafta derdhet si mall pa zot, ndërsa shqiptarët paguajnë ndër çmimet më të larta

April 8, 2026
Zgjedhja e Presidentit të Kosovës/ Haxhiu: Uroj që të mos vijë situata që të shpall datën e zgjedhjeve

Zgjedhja e Presidentit të Kosovës/ Haxhiu: Uroj që të mos vijë situata që të shpall datën e zgjedhjeve

April 8, 2026
“Uroj të jenë Pashkët tuaja të fundit”/ Ish-ministri turk deklaratë provokuese për Qipron

“Uroj të jenë Pashkët tuaja të fundit”/ Ish-ministri turk deklaratë provokuese për Qipron

April 8, 2026
GJK e la në burg/ Reagon Meta: Drejtësi me regji! Ju ftoj të më ndiqni nga 27 prilli kur të përballem me bandën

GJK e la në burg/ Reagon Meta: Drejtësi me regji! Ju ftoj të më ndiqni nga 27 prilli kur të përballem me bandën

April 8, 2026
Rimbyllet Hormuzi/ Izraeli prish armëpushimin, sulm 100 objektivave në Liban

Rimbyllet Hormuzi/ Izraeli prish armëpushimin, sulm 100 objektivave në Liban

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In