Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi e ftuar këtë të enjte në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu u shpreh se nëse do Lëvizja Socialiste për Integrim mund t’i marrë Edi Ramës 7 apo 8 deputet.
Kryemadhi është shprehur se ka deputetë brenda Partisë Socialiste që duan të rrëzojnë Edi Ramën.
Ajo vijoi deklaratën e saj, duke thënë se nëse Rama është aq trim të bëj mocion në Parlament dhe do të shikojë se si do të rrëzohet nga deputetët e PS.
“Me një mocion mosbesimi e rrëzojmë Ramën, por po presim hapjen e negociatave“, tha Kryemadhi
Baza e PS është e zhgënjyer dhe gjendja në terrenin e saj është në panik, tha Kryemadhi.
“Po t’ja thotë truri LSI i kap nja 7- 8 deputete Edi Ramës dhe janë gati, aman thonë ta rrëzojmë. Vetë deputetët ndjejnë asfiksim dhe janë të frustruar, terrorizuar nga PS”. u shpreh kryetarja e LSI.
Sipas saj baza e partisë Socialiste është më e zhgënjyer se baza e LSI-së. Ajo tha se anëtarët e PS ndihen të nëpërkëmbur. Kryemadhi shtoi se lëvizjet e këshilltarëve të LSi janë teatër i organizuar nga Rilindja.
“Partia Socialiste është më e zhgënjyer se baza e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Është më agresive se sa baza e PD-së në terren. Kjo do të thotë që problemet më të mëdhaja të tretarit të rilindjes me këshilltarët, ky teatri i vjetër me aktor amator është një panik që ka Partia Socialiste në terrenin saj.
Por kjo është një strategji e jona, ju e dini shumë mirë se çfarë bëri Rilindja në Elbasan para se unë të shkoja të kandidoja. E gjithë struktura e LSI-së kishin ikur me PDIU-në. Të gjithë të punësuarit e LSI-së që u bënë nga ish deputeti që ishte të PR, erdhi të LSI dhe sot është te PS, zoti Duzha kaluan në PS”, tha ajo
Kryemadhi foli edhe per marrëdhënien me Ramën.
Monika Kryemadhi: Që kur ishte kryetar Bashkie, dhe ishte një anarshist që vinte në jetën politike shqiptare. Ai solli një lloj anarshizmi që e kishte të nevojshme opinioni dhe shoqëria. Grindi, ngjyrat, një Shqipëri e varfër, e kishte të nevojshme përfaqësimin e tij. Ai është shumë i mirë për të kombinuar ngjyrat, por ndonjëherë të lodh. Rama ka veti të mira, përsa i përket arti dhe si menaxher. Si kryetar bashkie ka qenë shumë i mirë. Ilir Meta i dha shansin e mirë për Parkun Rinia që ai të merrte një trofe.
a.ç