• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Nëse do kem bekimin të arrij moshën e Berishës, ju garantoj se…”/ Rama: S’kam kohë të mendoj për gabimet

by Java News
27/01/2021 15:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë intervistës me kryeministrin Edi Rama, studiuesja Belina Budini insistoi duke e pyetur kreun e qeverisë se cilat janë dështimet apo gabimet gjatë rrugëtimit të tij në politikë, por kryeministri nuk pranoi të japë përgjigje.

Lexoni më poshtë një pjesë të intervistës:

Budini: Z. Rama a konsideroni ju që keni pasur dështime apo gabime në rrugëtimin tuaj?

Rama: Nëse s’do të kisha pasur gabime, nuk do të kisha bërë kaq shumë punë. Do të duhej të mos bëja asnjë punë dhe kështu do të isha në rregull, s’do të bëja asnjë gabim. Duke llogaritur sesa shumë punë kam bërë, jam i bindur që do të kem bërë jo pak gabime me siguri, se shkojnë bashkë.

Budini: Koshient apo i ndërgjegjshëm, për çfarë lloj gabimesh jeni?

Rama: Nuk kam kohë të mendoj sot për të listuar gabimet, por një gjë është e sigurt, që di shumë mirë se cilat gabime nuk duhet të përsëris.

Budini: Diçka që do ta bënit ndryshe sot?

Rama: Unë gjithë kohës i bëj ndryshe gjërat, por ju nuk i vini re.

Budini: Cili është hapi për të cilin je penduar dhe për çfarë jeni më tepër krenar?

Rama: Ato për të cilat pendohem nuk i ndaj me ata që më studiojnë apo që më vëzhgojnë apo që më analizojnë, por i ndaj vetëm me atë që është aty për të kuptuar dhe falur.

Budini: Por në kuadër të një komunikimi demokratik politik? Liderëve të sotëm iu kërkohet që të pranojnë se diku kanë gabuar, është demokratike si formë komunikimi.

Rama: Unë ju sfidoj që të gjeni dikë tjetër që të pranojë gabimet publikisht dhe ka kërkuar ndjesë edhe për gabimet.

Budini: Në intervistën e fundit pata të ftuar ish-kryeministrin Berisha, i cili pranoi disa nga gabimet e bëra gjatë trajektores së tranzicionit në Shqipëri, në mënyrë konkrete, të drejtpërdrejtë. Këtë mesa di, e ka bërë edhe në hapësirën publike.

Rama: Ai është në një moshë të thellë pensioni. Prisni që unë të arrij atë moshë, nëse do të kem bekimin për ta arritur atë moshë dhe ju garantoj që do të bëjmë një tjetër bashkëbisedim dhe të shohim sesi do të jem, kur të jem në moshën e thellë të pensionit./ BW

g.kosovari

Next Post
Shqipëria në pritje të vaksinës, Fico: Kemi gati mjekët dhe infrastrukturën

Infektimi i Piperos pas vaksinimit/ Fico: S'dyshojmë për cilësinë e ‘Pfizer’, ja kur nis prodhimi i anti-trupave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

March 25, 2026
Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

March 25, 2026
Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

March 25, 2026
Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

March 25, 2026
Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

March 25, 2026
Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

March 25, 2026
Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

March 25, 2026
“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

March 25, 2026
Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

March 25, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse këshilltarët e PD-së duhet të punojnë për PS-në?

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In