• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Nëse dikush do jetë aq special sa të më bëjë për vete le të vijë”/ Rrëfehet moderatorja: S’do e braktisja kurrë sportin

by Java News
17/11/2021 22:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Moderatorja e sportit, Hygerta Sako, ka folur në një interviste ekskluzive për albeu.com rreth planeve për të ardhmen e saj si dhe pasionin për udhëtimet.

Prej vitesh ajo është beqare dhe e konfirmoi se nuk ka dëshirë ende të krijojë një jetë të re, dhe se prioriteti i saj është vajza e cila pak ditë më parë festoi 15 vjetorin.

Më tej e pyetur reth konkurencës brenda punës së saj ajo u shpreh se jemi koleg dhe miq dhe se punën e bëjmë me dashuri.

Ndërkohë, ndër të tjera sa i përket gjendjes së Kombëtares shqiptare, Hygerta tha se Reja është fajtori kryesor, ndërsa për titullin e Kategorisë Superiore ajo sheh deri më tani favorite Tiranën.

Intervistoi Gerli Doko:

1-Tani u bë vite si moderatore sportive, për çfarë do ta linte sportin Gerta?

-Më pëlqen aq shumë puna ime sa më dëshirë  s’do e braktisja kurrë. Por jetës nuk i dihet dhe kurrë mos thuaj kurrë. Nëse do ta lija, do ishte veç një arsye madhore që s’mund ta parashikoj. Për momentin është mendimi i fundit që më vjen ndër mend. E dua futbollin dhe e bëj më shumë dvshirë punën time.

2-A i trembeni konkurences brenda stafit te RTSH Sport?

-S’ka konkurence në stafin tonë. Jemi një ekip, një grup profesionistësh që punojmë më shumë dashuri e pasion. Mbështesim njeri-tjetrin maksimalisht dhe pervecëse kolegë jemi dhe miq. Nuk i jam trembur asnjëhere konkurencës, ajo të vë në pozita pune e të motivon. Nëse puna funksionon me meritokraci, s’kam pse të kem frikë nga asgjë.

3-Si ka arritur Gerta të mbajë trupin kaq në formë?

-Eshtë edhe gjenetike, nuk është totalisht meritë e imja. Me kalimin e moshës u bëra pak me e ndërgjegjshme që po nuk u kujdese nuk ka gjenetike që  të shpëton. Ndaj jam shumë e vëmendshme të ha vakte të shëndetshme, të ushtroj sport dhe të mos abuzoj me oraret. S’ka asgjë të pamundur nëse ke vullnet dhe dëshire për ta arritur.

4-Perveç sportit qe ju zë një pjesë të ditës, më se e kaloni kohën e lirë? (Pasion tjetër dmth)

-Pasion tjetër shumë i madh i imi janë udhëtimet. Më pëlqen shumë të udhëtoj, të eksploroj vënde të reja, të vizitoj qëndra historike apo bukuri natyrore. Ndaj sa herë më jepet mundesia, lëviz nga Tirana.

5-Cili është synimi i madh i në të ardhmen e afërt?

-Të krijoj muskujt abdominale Bëj shaka. Synimi për të ardhmen e afërt është të finalizoj me sukses edicionin e tretë të “Më të mirët e vitit”, tashmë ështe një traditë që këtë vit dëshiroj t’i jap përmasa akoma më të mëdha duke qënë se jam producente e këtij evenimenti. Shpresoj që edhe këtë vit me RTSH Sport të realizojmë një edicion të suksesshem dhe dinjitoz.

6-Turizmi malor apo detar?

-Anoj shumë më shumë nga deti. Duke qënë  se jam rritur pranë detit, babi nga Vlora, mami nga Saranda, pra dhe pushimet te gjyshërit ishin përseri pranë detit, jam shumë e dhene pas turizmit detar. Por dhe mali më pëlqen, miafton mos të ngjitem në 2000 m lartesi me këmbe

7-Cili është qyteti juaj i preferuar që ju merr malli sa herë e vizitoni?

-Vlora, qyteti i origjinës time dhe pas saj Shkodra. Janë dy qytete që i dua shumë dhe shkoj sa më shpesh të mundem. Me Vlorën me lidhin shumë edhe kujtimet e fëmijerise, perveç natyrës së mrekullueshme që ka. Kurse Shkodra për mua është qytet i vecante, e dua shumë dhe e vizitoj shpesh.

8-Cilën skuadër shihni favorite për titull në Kategorinë Superiore?

-Me kaq sa kemi parë deri tani vetë Tirana po tregon qëndrueshmëri dhe entuziazem ndryshe nga skuadrat e tjera që kanë treguar ulje-ngritje. Mbase gjërat ndryshojnë në vazhdim sepse kampionati sapo ka filluar dhe me dy fitore rikuperon shumë në klasifikim. Gjithsesi kampionati është i gjatë dhe është shumë  heret për të folur për titull.

9-Messi apo Ronaldo?

-Messi dhe veç Messi.

10-A mendoni se Reja duhet të shkarkohet?

-Nuk ka qënë ndonjëherë në preferencat e mia. Skema e tij dhe futbolli që ai bën nuk më pëlqen. Personalisht mendoj që kemi fituar veç dy ndeshje ne keto kualifikuese, dhe ato për merite individuale të Armando Brojës. Une do preferoja një tjeter trajner, që perveç një futbolli më tërheqes të krijonte frymën e grupit dhe shpirtin e skuadrës por këtë nuk e vendos unë e ti.

11-Në skuadrat Europiane për kë bëni tifo?

-Veç Milan. Sepse Barcelona pas largimit të Messit doli nga preferencat e mia.

12-Siç e dinë tashmë të gjithë ju jeni ende beqare. A ka ardhur koha që Gerta të krijoje një jetë të re?

-Mua më pelqen jeta që bëj. Këto gjëra nuk janë me llogari. Prioriteti im është vajza, kujdesi dhe përkushtimi për të. Por nëse dikush do jetë aq special sa të më bëjë për vete, le të vijë. Deri tani askush nuk më ka tunduar aq shumë. Dhe unë gjithmonë them: më mire vetëm se sa e keqshoqëruar. /albeu.com

g.kosovari

Next Post
“E vrau brenda 30 minutash”/ Avokati zbulon detaje tronditëse: Pyeste prindërit ‘A e gjetët Mateon?’

“U bë kjo, ça të bëj unë”/ Gazetarja jep detaje nga dëshmia e autorit që kreu krimin në Fier: 8-vjeçari ra në kurthin e Çalamanit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E kthyen banesën në laborator droge, dy të afërmit kapen me mbi 2 mijë tableta ekstazi

E kthyen banesën në laborator droge, dy të afërmit kapen me mbi 2 mijë tableta ekstazi

February 6, 2026
Greqia në alarm, oficeri i lartë i shiste Kinës sekretet e NATO-s

Greqia në alarm, oficeri i lartë i shiste Kinës sekretet e NATO-s

February 6, 2026
Takimi historik me Papën, Rama ndan çaste të veçanta nga vizita e tij në Vatikan

Takimi historik me Papën, Rama ndan çaste të veçanta nga vizita e tij në Vatikan

February 6, 2026
I ftohtë ekstrem “mbërthen” Gjermaninë/ Aeroporti i Berlinit mbyllet për shkak të akullit të zi

I ftohtë ekstrem “mbërthen” Gjermaninë/ Aeroporti i Berlinit mbyllet për shkak të akullit të zi

February 6, 2026
“Nuk lëkundemi”, reagon komuniteti i prokurorëve pas kërcënimeve me jetë për kolegët

Truprojat dhe pagat, pse drejtësia po cënon imazhin e Shqipërisë në BE

February 6, 2026
Debati / Muçollari: Së bashku i bëjmë presion Ramës; Qori: Kjo është “hiq priftin të vëmë hoxhën”…

Debati / Muçollari: Së bashku i bëjmë presion Ramës; Qori: Kjo është “hiq priftin të vëmë hoxhën”…

February 6, 2026
Tragjedia e familjes shqiptare në Itali, ambulanca u vonua për shkak të adresës së gabuar

Tragjedia e familjes shqiptare në Itali, ambulanca u vonua për shkak të adresës së gabuar

February 6, 2026
“Berisha për herë të tretë, ky është ndryshimi?”, Shehi: Protestat, taktikë për kongresin e pranverës

“Berisha për herë të tretë, ky është ndryshimi?”, Shehi: Protestat, taktikë për kongresin e pranverës

February 6, 2026
Orë vendimtare për Teheranin, SHBA dhe Irani nisin bisedimet mes kërcënimeve për luftë

Orë vendimtare për Teheranin, SHBA dhe Irani nisin bisedimet mes kërcënimeve për luftë

February 6, 2026
Një shembull nga Polonia se si po ndryshon bota…

Një shembull nga Polonia se si po ndryshon bota…

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In