Komandanti i përgjithshëm i ushtrisë iraniane u ka bërë thirrje shtabeve operacionale të ndjekin lëvizjet e SHBA-së dhe Izraelit “moment pas momenti”, me qëllim kundërpërgjigjen ndaj një pushtimi të mundshëm tokësor.
Në një video të shpërndarë nga agjencia shtetërore iraniane e lajmeve IRNA, shefi i Forcave të Armatosura Amir Hatami u filmua gjatë një takimi me drejtues të tjerë të ushtrisë.
“Nëse armiku përpiqet të kryejë operacione tokësore, asnjë person nuk duhet të mbijetojë,” citohet Hatami sipas përmbledhjes së IRNA-s.
“Është e nevojshme të monitorohen lëvizjet dhe veprimet e armiqve me saktësinë më të lartë, moment pas momenti, dhe të zbatohen planet për të kundërshtuar metodat e sulmit të armikut,” shton përmbledhja.











