• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 5, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Nëse!

by Ben Andoni
03/09/2025 16:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Kjo nuk ka lidhje me “IF-in”, poezinë e famshme të Kipling (“Nëse”) as me mëdyshje të shumta që na sjellin politikanët e ditëve tona kur na blatojnë të ardhmen e pamundur, por me mënyrën sesi ne do të qeveriseshim, NËSE nuk do ishim vend demokratik i politikanëve të përgjegjshëm. Argumenti është shqetësues para fillimit të sezonit të ri politik, i cili parasheh përplasje të mëdha dhe tensione qysh nga mosnjohja e zgjedhjeve prej PD-së, premtimi i Berishës; dhe riformatimet e fushatat e mëdha të PS-së që në fakt kanë vetëm një iniciator: kryeministrin e vendit Edi Rama.

Larg këtyre, për publikun shqetësues mbetet e ardhmja, shoqëruar me çmime që nuk njohin ulje dhe varfëria, ku sipas të dhënave të kohëve të fundit të Eurostat-it: Shqipëria kryeson në Evropë për nivelin e lartë të popullsisë me rreth 42 % në rrezik për të qenë e varfër pasi vuan nga një formë e rëndë e përjashtimit social më 2024 (Europa të dhëna 2024, Shqipëria 2023). Të dhënat referojnë se më shumë se 1 milion shqiptarë vuajnë nga një formë e rëndë e varfërisë (Monitor,  2025).

Vallë shihen dhe gjykohet për këto?! A është e mundur që Shqipëria të gjenerojë një klas pushtetarësh që të jenë më të kujdesshëm (po e përdorim me eufemizëm për të mos thënë papërgjegjshmëri)?! Me sa duket kjo. Niveli i frikshëm i korrupsionit të madh në çdo nivel, arrestimet e shumta të burokratëve dhe keqbërësve, si dhe padrejtësia tregon se në çerek shekullin e fundit, shqiptarët kanë përballë një nga qeverisjet më të papërgjegjshme të kohëve të saj moderne historike. E megjithatë, paçka dukjes, Shqipëria Nëse do të përshtatet më konjukturat evropiane deri më 2030, mund të jetë pjesë integrale e BE-së! Një hap i mezipritur por që ka pak në Shqipëri që besojnë se ne e meritojmë. Të mjafton vetëm trajtimi i mjedisit, përballja me turizmin dhe mënyrën sesi po sillemi me bujqësinë, veç të tjerave, për të kuptuar sesa larg jemi udhës evropiane. Investimi më i madh dhe sakrifica kombëtare: Drejtësia është gati nga dita në ditë një nga zhgënjimet më të mëdha publike me verdiktet por edhe zvarritjet e mëdha që kanë lënë dosje të tëra të presin në radhë. Prona (problemi më i madh pazgjidhje) është gati një nga gangrenat më të mëdha në vend, ku vetëm të mendosh viktimat e pas viteve ’90 prej saj rrëngjethesh në asht. Dhe, ndërkohë atyre që u besojmë qeverisjen dhe që mbajnë fijet e zhvillimeve në vend janë dhe shpesh mbeten zhgënjyes. Çdo legjislaturë bëhet gjithnjë e më e pa nivel, përherë e më dobët, kurse në parlamentin vegjetojnë të paaftë që në fund pasurohen frikshëm. Ndikimi i pushtetit të tyre, ndërsa përcillet me leverdi personale, pak herë bën diferenca pozitive për progresin në jetën politiko-shoqërore të vendit. Zhvillimi i vendit po ndodh si dinamikë dhe për inerci të kohës dhe shpirtit të shqiptarëve po fare pak ose aspak nga kontributet e kësaj klase politikanësh. Si arrijnë vallë ata të na përfaqësojnë? Tashmë përgjigja dihet: Shqipëria është në dorë të kryetarokracisë partiake që i cakton fatet. Dhe, pyetja e “vështirë”: Çfarë njeriu duhet të jetë dikushi që të jetë protagonist në sfidat historike të Shqipërisë?!

Weber shtronte një pyetje të madhe para publikut për modelin e politikanit, duke e lidhur me ndjenjën e pushtetit. “Edhe në poste modeste, politikani profesionist kënaqet me atë që të ketë ndikim tek njerëzit, të ketë pushtet mbi ta, mirëpo para së gjithash: ta mbajë në duar një tufë nervash të ngjarjeve të rëndësishme historike, pra të ngrihet mbi të përditshmen”. Dhe, Weber pastaj shkonte te pyetja e rëndësishme: Me çfarë kualitetesh mund të shpresojë politikani të jetë i denjë për sa i përket këtij pushteti, i cili synon të ushtrojë dhe përgjegjësisë që ajo ia mvesh atij?!

Po realiteti ynë na ndih: NËSE politikani ynë do të ishte normal nuk do të ndodhte që shumë nga partitë kryesore tek ne nuk i njohin fare zgjedhjet në parti, PD, PS, PR, PL (LSI), PSD, PBDNJ, PAA, PDIU, e të tjera kanë të njëjtin kryetar prej vitesh (Dhe, nuk skuqen)!!! NËSE politikani ynë do të kishte pak ndjenjë mase do ta linte mandatin një moment, kur nuk arriheshin objektivat në zgjedhje, ose pritshmëritë e partisë tek ai\ajo linin për të dëshiruar. NËSE politikanët do kujdesin më shumë për kanonet e qarta të politikës, vendi do të kishte zgjedhje normale dhe, jo si këto ku Rama përfshin të gjithë administratën, kurse Berisha vetëm akuzon dhe nuk di asnjëherë të bëjë MEA Culpa. Partitë do kishin institucione brenda dhe kërkesë llogarie, ashtu si cilido do kishte mundësi karriere sipas performancës dhe aftësive.

Weber, të cilit po i referohemi, vendos tre atribute për modelin e një politikani: Pasionin, Ndjenjën e Përgjegjësisë dhe Ndjenjën e Masës. Kuptohet ekuacioni i tij është krijuar më shumë se 100 vite para dhe përmban shumë të vërteta, mbi të gjitha ndërlidhjen e këtyre atributeve në një demokraci politike. NËSE kjo do të respektohej në kohët e reja, sidomos nga demokracitë e reja, si ajo shqiptare nuk do të rrëshqisnim në pushtetin absolut të Ramës dhe monologët patetike të Berishës apo në deklamimet e kryetarëve të vegjël. Këtu futet rrafshi etik, ai që na tregon  hapur se çfarë përballje ka e keqja me të mirën dhe pozicioni i të vërtetës. Sociologu i famshëm gjerman qysh në kohën e vet dhe në rrafshe politike shumë të kultivuara shtronte dilema të mëdha logjike etike, sesi pasioni dhe ndjenja e masës mund ta kushtëzonin njëri-tjetrin?! Por në kohën tonë nuk ka më rrafshe etike sepse pushteti i dyanshëm është shpesh i përdhosur nga korrupsioni, nga politika me dy faqe, mungesa e ndjenjës të masës dhe mbi të gjitha makutëria e banalitetit. Këtë e kupton në lajme, ku lidhjet e politikës me llumin të përplasen, por edhe nga manovrimet e pafundme për të fituar, të cilat shpesh bëhen si pasojë e ligjeve jo të drejta. “Çdo ditë dhe çdo orë, politikani brenda vetes duhet të kapërcejë një armik në dukje të rëndomtë dhe tepër njerëzor: kotësinë mjaft vulgare”, e shprehte Weber duke na treguar mësimin e madh të distancës ndaj vetes. NËSE do ishte kështu, pasi në të vërtetë politikanët jetojnë me kotësinë, ushqehen me këtë dhe ushtrojnë pushtetin përmes mjeteve, që njerëzit zakonisht ua besojnë për të mbajtur shtetin. Qoftë edhe si ky yni, të drobitur deri në palcë. (Homo Albanicus)

 

Next Post
Berisha vijon akuzat: Partia shtet me sistem patronazhimi më 11 maj, Dumani mbrojti krimin elektoral

Reforma në ujësjellësa/ Kreu i PD, Berisha: Grabitja e radhës e Ramës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

Forcë të re politike? Përgjigjet Salianji: S’kam marrë asgjë qyl në PD…

December 4, 2025
Karikimi i mjeteve elektrike, kryeministri Rama sqaron si do të jetë çmimi

Makinat elektrike, ERE rrëzon kërkesën e taksistëve, çmimi i karikimit mbetet 22 lekë/kWh

December 4, 2025
Erion Braçe: Po vjen tetori, komisionet duhet të nisin punën! Jemi shumë vonë me…

‘Revoltohet’ Braçe: Pensionet, një turp! Qeveria s’mund ta zëvendësojë reformën me shpërblime

December 4, 2025
“Nuk bërtas për spektakël”, Braçe për Veliajn: Më ka dhembur ajo histori, kisha të drejtë kur thashë se…

“Nuk bërtas për spektakël”, Braçe për Veliajn: Më ka dhembur ajo histori, kisha të drejtë kur thashë se…

December 4, 2025
Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Braçe kundër ministrit Malaj për “paqen fiskale”: Përfitojnë borxhlinjtë e mëdhenj…

December 4, 2025
“Harrove që më luteshe të të gjeja punë”/ Sherr mes Nokës dhe Bidos : Sa të bën kostumi, un aq kam pasurinë

“Harrove që më luteshe të të gjeja punë”/ Sherr mes Nokës dhe Bidos : Sa të bën kostumi, un aq kam pasurinë

December 4, 2025
“Kryetari i komanduar i PD bën biznes me Vangjush Dakon!”, Salianji: Berisha më ka thënë se…

“Kryetari i komanduar i PD bën biznes me Vangjush Dakon!”, Salianji: Berisha më ka thënë se…

December 4, 2025
“Synojmë vota nga elektorati gri”, Salianji: Kandidatët e pavarur janë të opozitës pa diskutim!

“Dua të mund Ramën, jo të qajmë prap!” Salianji zbulon ku e ka pakënaqësinë me Berishën

December 4, 2025
“Ju doni të rregulloni një parti që ka vdekur!”/ Alimehmeti: PD-në e ka doktori…

“Ju doni të rregulloni një parti që ka vdekur!”/ Alimehmeti: PD-në e ka doktori…

December 4, 2025
Salianji ironizon protestat e Berishës: Nuk rrëzohet Rama duke vënë muzikë para Kryeministrisë

Salianji ironizon protestat e Berishës: Nuk rrëzohet Rama duke vënë muzikë para Kryeministrisë

December 4, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In