• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Neritan Ceka si Indiana Jones, historia e nesërme është Kupa e Shenjtë që humb e para

by Lorenc Vangjeli
16/06/2020 16:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Lista të hapura apo Bylisi qytet i vjetër grek? Javën e shkuar nuk kishte asnjë dilemë për zgjedhjen e shqiptarëve se çfarë ishte më e rëndësishme për ta: një sistem i ri zgjedhor që do të ndikonte të nesërmen politike të vendit apo historia e shkuar e vendit, kulmi i tretë i trekëndëshit mesdhetar të Bermudës, Shqipëri, Itali dhe Greqi.

Mes Damianit dhe Neritanit, shqiptarët zgjedhin të dytin të parin. Sepse përballë menysë njerëzore të nesërme, shija e të djeshmes triumfon gjithmonë. Mjaftoi vizita e një “turisti” kontravers, si Zgarbi në Shqipëri, shoqëruar nga një kryetar pasionant dhe atipik bashkie, si Leli i Vlorës, që shkulma patriotike të merrte përpara vetëpërmbajtjen, që të harrohej edhe pandemia, edhe reforma zgjedhore, edhe kampionati i futbollit.

Çfarë mund të ishte vetëm një duel elegant njerëzish të kulturës dhe historisë, u shndërrua për shkak të spektatorëve, gjithashtu bashkëlojtarë në ndeshje, në betejën dramatike mes italianit që gjëmon pulat, edhe kur ato nuk duken gjëkundi, dhe gjithë shqipove të rrjeteve sociale, që sillen ndaj historisë me krenarinë e gjelave luftarakë.

Në këtë gadishull ku të gjithë betohen në emër të mikut, armiqësia mbas miqësisë është tmerrësisht më e hidhur se me armikun tradicional. Ato shoqërohen gjithmonë bashkë, si rrufeja me bubullimën, si paqja me luftën dhe, siç është e vërteta e luftës, fytyra reale e paqes hipokrite.

E nisi Zgarbi që erdhi si mik dhe e vazhdoi Neritani, që e trajtoi si armik budalla në fillim, por edhe e mbylli më pas me falje. Siç falnin dikur të mundurin fituesit fisnikë të dueleve për nder. Profesor Ceka, u nis i vetëm si Indiana Jones, për të gjetur Kupën e Shenjtë të krenarisë së Shqipërisë: të vegjël e të varfër sot, por krenarë e të lavdishëm dje. Ndeshja me Zgarbin ishte nga ato përplasjet e rralla që i jep historisë fatin e futbollit: ndeshje me shumë tifozë.

Të gjithë në Tiranë brohoritën Cekën që mbronte Bylisin ilir, përballë “tentativës” së Zgarbit për t’i dhënë pasaportë greke këtij xhevahiri të antikitetit.

Brohorima e llojit: “O sa mirë me qen’ shqiptar!”, risolli në botën e rrjeteve sociale gjithë pandehmën për të vërtetë të epërsisë shqiptare ndaj çizmes përballë. Veç të tjerash, siç mund të lexohej e shkruar seriozisht nga historianë instagrami dhe shkencëtarë facebook-u, Shqipëria i dha lirinë Italisë nga pandemia me armatën e mjekëve që i eksportoi në frontin e luftës. Nuk e besonin vetëm budallenjtë këtë pohim, nacionalizmi primitiv dhe patriotizmi folklorik, bënte për armik budalla këdo që e dyshonte këtë të vërtetë rrjeti.

Ndeshja e javës së shkuar kujton ca gjëra që shpesh harrohen. Janë shumë të paktë njerëzit të cilëve fati ua ka parashkruar jetën në mënyrë epike, duke i ftuar të jenë luftëtarë dhe të ndeshen në beteja vetjake dhe të luftojnë si të vetat edhe betejat e të tjerëve. Ata janë njerëzit që humbin, treten, tjetërsohen dhe pothuaj harrohen në paqe e qetësi dhe shfaqen herë drithmërisht si shpresë dhe herë brutalisht si fatkeqësi, sa herë ka përplasje dhe trazime.

Neritan Ceka i përket kësaj race njerëzore në zhdukje e sipër. Në së paku tri dekadat e fundit, jeta e profesor Cekës ka qenë e trazuar dhe ai ka qenë dëshmitar dhe aktor i gjithë kësaj skene tragjikomike të shoqërisë shqiptare. Kundërshtari elegant i Sali Berishës, i vetmi politikan që 90-a e gjeti të thinjur, pati marrëdhënien e gozhdës me çekiçin me ish-presidentin: bashkë vetëm për t’u goditur.

Ceka ishte i vetmi që mund ta rivalizonte ish-presidentin e dikurshëm dhe i vetmi që do të gjente arsye të ribashkohej me kryeministrin e mëvonshëm kur ëndërronte presidencën vetjake të tij. Ceka ishte pasioni i pastër që reagonte pa llogaritur pasojën, Berisha ishte pragmatizmi që llogariste me pasion çdo reagim.

Kjo diferencë kushtëzoi karrierat e ndryshme të dy njerëzve që fati i kryqëzoi më shumë se një herë. Gjatë gjithë këtyre viteve, Ceka me siguri do ta ketë pyetur veten se ç’do të ndodhte me jetën e tij, nëse do të zgjidhte të ishte ndryshe në të shkuarën e tij të largët.

Në një vend që është si një enë që merr formën dhe trajtën e Njëshit, gjithë Shqipëria, e mbërthyer në kryqin e politikës, por e qeverisur me durimin e arkeologut, mund të kishte pasur një fat të ndryshëm, nga ai që i shkroi në tri dekada Doktori i pasioneve.

Historia nuk shkruhet me “sikur”, nuk dihet nëse mund të ishte më i mirë apo më i keq fati i vendit, por me siguri do të ishte një Shqipëri shumë më qytetare, nëse nuk do të ishte Doktori, por Arkeologu.

Zgarbi iku, Ceka mbaroi turin e tij kulturor në ekranet e debateve, ndërsa Shqipëria u rikthye sërish në përditshmëri, duke zgjedhur Lulin e Monikën, Metën dhe sërish Berishën e të djeshmes dhe të nesërmes e, mbi të gjitha, zgjodhi Ramën e Damianin si protagonistët e sotëm të asaj që do të ngjasë nesër.

Dy socialistët dhe ky grusht fare i vogël njerëzisht në Tiranë dinë atë që Ceka nuk kishte mundur ta kuptonte vite më parë: si do të jenë listat e partive sot, do të jetë atdheu nesër! Dhe nëse sot atdheu është qesharak dhe ka fytyrën groteske të parlamentit, ky natyrisht nuk është faji i atdheut.

Që sot, për paradoks, seriozitetin ka gjasë ta rimarrë nga “presioni” i atyre me të cilët ka mbi një vit që tall menderen. Pikërisht ata anonimë që njerëz si Neritani i kanë lënë në stendat e kujtesës si Indiana Jones dhe që janë të gatshëm të thyejnë edhe Kupën e Shenjtë të Shqipërisë për dieta karburanti në kohë pandemie.

Next Post
Aman, ruani SHQUP-in, nga COVID-19

Aman, ruani SHQUP-in, nga COVID-19

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzon SPAK për kthimin në qeli të ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka

Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzon SPAK për kthimin në qeli të ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka

February 26, 2026
E FUNDIT/ Ndryshime drastike në qeveri! Rama bën gati kabinetin e ri, kush janë ministrat e propozuar

E FUNDIT/ Ndryshime drastike në qeveri! Rama bën gati kabinetin e ri, kush janë ministrat e propozuar

February 26, 2026
Numri i lartë i të paraburgosurve, Lamallari: Të zbatohen masa alternative si mbikëqyrja elektronike

Numri i lartë i të paraburgosurve, Lamallari: Të zbatohen masa alternative si mbikëqyrja elektronike

February 26, 2026

Edi Rama si “bashkëvuajtës dhe bashkëfajtor me drejtësinë”

February 26, 2026
Paraqesin rrezik për stabilitetin e saj/ Ndalohet kalimi i mjeteve të rënda në një urë mbi lumin Shkumbin në Peqin

Paraqesin rrezik për stabilitetin e saj/ Ndalohet kalimi i mjeteve të rënda në një urë mbi lumin Shkumbin në Peqin

February 26, 2026
Ekstradimi nga Dubai/ “Pse Durim Bami mund të ‘zbërthejë’ mënyrën se si ka funksionuar krimi shqiptar”

Ekstradimi nga Dubai/ “Pse Durim Bami mund të ‘zbërthejë’ mënyrën se si ka funksionuar krimi shqiptar”

February 26, 2026
“Prania ushtarake e SHBA në Kosovë mbetet e rëndësishme”, Osmani pret të Ngarkuarën me Punë në ambasadën amerikane

“Prania ushtarake e SHBA në Kosovë mbetet e rëndësishme”, Osmani pret të Ngarkuarën me Punë në ambasadën amerikane

February 26, 2026
Si u shkatërrua kultivimi i duhanti në Shqipëri për interes të importuesve

A është edhe kjo ish-mësuese viktimë e degradimit të shoqërisë?

February 26, 2026
Manjani akuza Qeverisë: Kodi i Ri Penal është arma për grabitjen e pronës

Manjani: Ndjekja penale me dosje si e Nesti Angonit është abuzive, të dënohet kush nxjerr sekretet hetimore

February 26, 2026
Po përballen me procesin në Hagë/ Nis PETICIONI kombëtar në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Po përballen me procesin në Hagë/ Nis PETICIONI kombëtar në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In