• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Neritan Ceka kujton çfarë i thoshte Azem Hajdari, Berishës në ’90: Hapi portën e pluralizmit me ide të thjeshta

by Java News
08/12/2023 15:27
Tirane.15.04.91.- Nga e djathta ne te majte deputetet e PD Hazem Hajdari, Gramoz Pashko duke diskutuar, Neritan Ceka,Arben Imami dhe Sali Berisha ne parlament.ATSH.Foto:P.Omeri

Tirane.15.04.91.- Nga e djathta ne te majte deputetet e PD Hazem Hajdari, Gramoz Pashko duke diskutuar, Neritan Ceka,Arben Imami dhe Sali Berisha ne parlament.ATSH.Foto:P.Omeri

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sot në Ditën e Rinisë, Neritan Ceka një nga protagonistët kryesorë të krijimi të Partisë Demokratike u kthye pas në kohë në vitet 1990.

Në një intervistë për emisionin “Sot Live në Shqipëri” në Report TV Ceka bën një paralelizëm mes Shqipërisë bardh e zi e kohës gri të para 1990, asaj Shqipërie për të cilën protestuan  dhe ëndërruan dhe ku është sot.

Neritan Ceka: “Ishte një Shqipëri bardh e zi, kohë gri ku asgjë nuk ndryshonte, ndërsa Europa lëvizte. Dukej sikur Shqipëria ishte e harruar siç kemi qenë historikisht mes lindjes e perëndimit. Shtëpia ime shumë afër me konviktin e studentë ku nisi revolta edhe sot kam në vesh britmën. Nuk ishim mësuar as të kishte brotoritje.

Sot (8 dhjetori) është ditë gëzimi.Nuk jam penduar që kam qenë pjesë e ndryshimeve. Kam qenë protagonist i shumë ndryshimeve themelore e sot  kemi Shqipërinë me ngjyra. Nuk kemi taman Shqipërinë që e përfyturuam si një vend që do i ngjante Zvicrës, pra dicka krejt e ndryshme nga fqinjët tonë, jemi futur në një rrugë tëkaluar nga të tjerët pa një reliev të veçantë por sidoqoftë është një Shqipëri tjetër. Unë si historian e di që ndryshimet nuk ndodhin as në një ditë, as në një muaj as në disa vite, nganjëherë duhet të maten me gjysma shekulli.

Report Tv: Një Shqipëri ndryshe por me të njëjtat fytyra?

Neritan Ceka: Nuk është puna se janë të njëjtët, por janë me të njëjtat paragjykime, mendime, sjellje e skema. Kur janë në opozitë sillen sikur janë në pushtet dhe kur janë në pushtet sillen si në opozitë. Kjo është dilema e madhe.

Shqipëria e sotme ka shumë anë pozitive, jemi pjesë NATO-s janë hapur diskutimet për integrimin europian por do të thoja që shpesh herë e kam parë masën që kishim në mitingje të famshme kur propaganduam skemën një Shqipëri si të gjithë Europa, përpara kishim njerëz që nuk mendonin si ne. Jam i sigurtë që 10% e tyre kishin aspiratë lirinë, 90 % e tyre kishin aspiratë ekonominë dhe lirinë. E me liri kuptonin për të pasur më shumë të ardhura, mundësi jetese, të iknin nga Shqipëria.

Shqipëria e sotme dominohet nga kjo masë votuesish. Kemi një masë votuesish që nuk janë të interesuar  për liritë e tyre demokratike, por për liritë e tyre demokratike – ekonomike dhe jo njerëzore. Pra të drejtat e njeriut nuk prodhojnë politikë, politika e sotme është prodhim i dëshirave ekonomike të mirëqënies, jo mirëqënies shpirtërore.

Report Tv: Duket sikur që në atë kohë e mori zhgënjimin nga PD

Neritan Ceka: Dua të kujtoj se çelësi që hapi portën e pluralizmit ishte Azem Hajdari me idetë e tij të thjeshta. E kam konsideruar njeri të shekullit që do të vinte. Komisioni ynë nismëtar dhe më pas u bë kryesia e PD-së ishte një mozaik. Në këtë grumbull që ishim 15 vetë përfaqësoheshin të gjitha rrymat e asaj kohe. Shpesh Azemi i thoshte Sali Berishës, që e kuptonte se kishte çekiçin për ta prishur atë mozaik dhe ashtu ndodhi. I thoshte Berishës ta ruajmë këtë mozaik ku është përfaqësuar gjithë Shqipëria, inteleketualët, ata që dëshironin vetëm ndryshime ekonomike, ata që donin ndryshime politike, apo shpirtin njerëz. Të gjithë ishin në atë përbërje, por jo me çekiç me vare e ka goditur rryma që përfaqësonte Sali Berisha këtë lloj kompozimi të parë të PD-së.

Report Tv – Nga ai mozaik mbeti vetëm Sali Berisha?

Neritan Ceka: Jo nuk është vetëm Sali Berisha. Ëshë dhe Genc Pollo i asaj por nuk ka rolin që duhej të luante normalisht. Se përfaqësonte vërtet idetë europiane. Genc Pollo ishte njeriu i së ardhmes i cili nuk u bë. Basha ishte njeriu i rastit. PD si PS që nga krijimi i saj është dominuar nga njerëz të rastit të cilët nuk janë ata që përfaqësojnë me të vërtetë ide, si Preç Zogaj, Arben Demeti, Arben Imami. Nuk janë ata më në PD-në. Shumë pak kanë mbetur nga ata që përfaqësojnë shpirtin novator, europian të PD-së.

Megjithatë PD është. Nuk e kam fjalën për militantët por si frymë si shpirt PD nuk është zëvendësuar akoma sic ndodhi në Itali ku Partia Komuniste u zëvendësua me partinë e sotme demokratike përmes një sërë procesesh. Kjo nuk ka ndodhur akoma. Është një proces që do të ndodhë. Mirë apo keq fryma është aty.

Sali Berisha i sotëm nuk është ai i 1991 kur pati në dorë fatin e PD-së. Ai ka pasur ndryshimet e veta dhe ka përfituar nga gabimet të cilat zakonisht nuk i pranon. Nuk e ka zakonin ti pranojë e të shohë veten në pasqyrë nëse është korrigjuar apo jo. Ky lloj stanjacioni shpirtëror vijon të karakterizojë edhe sot PD-në. Ajo që Shqipëria nuk ka bërë akoma është të dalë nga bataku i një shteti partiak. Pse ra Shqipëria komuniste, se ishte shtet partiak. Kishte policinë, sigurinë, votat mbështetjen por nuk kishte shpirtin e kjo bëri që të dështonte.

/f.s

Next Post
8 Dhjetori/ Berisha: Rilindja e Ramës hakmarrje ndaj demokracisë. Të përmbysim diktaturën e re

8 Dhjetori/ Berisha: Rilindja e Ramës hakmarrje ndaj demokracisë. Të përmbysim diktaturën e re

Comments 1

  1. Shefqet Vila says:
    2 years ago

    Të lumtë goja z Neritan Për
    mua Je shumë i saktë në mendime po Saliun mos e lini të bëjë simbas qefit Demokracia ka nevojë ër njerës largpamës jo vetëm të mbrojnë interesat e tyre

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vranë me tritol Hysni Ymerin, 4 të arrestuar! Policia: Kundrejt pagesës, me telekomandë…

Vranë me tritol Hysni Ymerin, 4 të arrestuar! Policia: Kundrejt pagesës, me telekomandë…

January 2, 2026
Trump: Shëndeti im është perfekt, marr aspirina më shumë nga se rekomandohet

Trump: Shëndeti im është perfekt, marr aspirina më shumë nga se rekomandohet

January 2, 2026
Pushteti nuk është paçavure

PD në vitin e (ri)fillimit

January 2, 2026
Maduro: Venezuela e hapur për bisedime me SHBA-të për trafikun e drogës dhe naftën

Maduro: Venezuela e hapur për bisedime me SHBA-të për trafikun e drogës dhe naftën

January 2, 2026
Demiraj: Sali Berisha të riformatojë lidershipin e Partisë Demokratike

Demiraj: Sali Berisha të riformatojë lidershipin e Partisë Demokratike

January 2, 2026
Ukraina zbulon shifrat: Gati 1,500 qytetarë afrikanë luftojnë në ushtrinë ruse

“0.72 përqind të Ukrainës”, Rusia pushtoi 4000 kilometra katrorë në vitin 2025

January 2, 2026
“Zgjohuni sa s’është vonë”/ Balliu “tund” prangat në foltoren e Kuvendit: Po luftoni të mbushni xhepat e…

Klevis Balliu: Opozita do përshkallëzojë aksionin politik, shkojmë deri në grevë urie

January 2, 2026
Instituti i Gjeoshkencave: Do të ketë reshje dëbore thuajse në të gjithë vendin, ulen temperaturat

Si do jetë moti në fundjavë? Borë në verilindje, priten dhe rebeshe

January 2, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Çfarë e bën Amerikën të madhe

January 2, 2026
Lea Ypi debat me Olaf Scholz: Në Evropë nuk ka politikë!

A do futet në politikë? Lea Ypi: Nuk thuhet asnjëherë “jo” për të ardhmen

January 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com