Nepali ka ndjerë sërish goditjet e një tërmeti të fuqishëm. Sipas agjencive të huaja të lajmeve mësohet se një lëkundje e fortë ka goditur shtetin aziatik, duke shkaktuar 4 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur.
Tërmeti i sotëm në Nepal vjen pas atij të 25 prillit ku humbën jetën rreth 8 mijë persona. Epiqendra e tij ishte në qendër të Nepalit dhe lëkundjet u ndjenë edhe në Indi dhe Bangladesh.









