• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Neorologjia merr emrin e mjekut të ndjerë Drini Dobi/ Rama: Në nderim të një shërbyesi të denjë të mjekësisë

by Java News
09/03/2021 21:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mjeku neurolog në qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Drini Dobi, ishte ndër mjekët që nuk e fitoi dot betejën me koronavirusin.

Ai ndërroi jetë në datën 9 dhjetor 2021, në Itali, ku edhe u dërgua për kurim më të specializuar.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, zv.ministrja Rakacolli, rektori i Universitetit Mjekësor Arben Gjata kanë qenë të pranishëm në Shërbimin Neurovaskular në Neurologji, tek QSUT.

Sot këtij reparti iu vendos emri i mjekut të ndjerë që humbi jetën nga Covid-19, Drini Dobi. Të pranishëm ishin dhe familjarët e tij, të cilët nuk i mbajtën lotët.

“🙏 Në nderim të një shërbyesi të denjë për bluzën e bardhë e një njeriu të rrallë, Shërbimi Neurovaskular në Neurologji, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, nga sot mban emrin e mjekut Drini Dobi, i cili humbi jetën si pasojë e COVID19″, shkruan Rama teksa poston videon nga spitali!.

Ogerta Manastirliu: Drini Dobin e kujtojmë me shumë respekt dhe dashuri. Ju keni humbur birin tuaj, ne kemi humbur një mjek të mrekullueshëm.

Arben Gjata: Unë e kam të vështirë të flas sot, e kam thuajse të pamundur. Drini ishte i veçantë jo vetëm se ishte mjek i zoti, shok dhe koleg i afërt dhe i dashur, por sepse ishte njeri i rrallë. Të gjithë ne një ditë do largohemi nga kjo botë dhe e rëndësishme është se çfarë lëmë mbrapa dhe Drini ka lënë një emër, e ndaj të gjithë kanë respekt për të.

Mira Rakacolli: Ai diti që t’i ofrojë pacientëve jo vetëm kurim, por dhe dashuri. Ishte vërtet i veçantë.

Ogerta Manastirliu: Drini nuk arriti ta fitonte betejën e jetës megjithëse ka fituar betejën më të madhe në jetë për të lënë prapa familje dhe fëmijë të mrekullueshëm dhe për të lënë pas një emër që do të kujtohet gjatë nga njerëzit e tij dhe pacientët.

Fatkeqësisht kemi mbi 1900 jetë të humbura, ndër ta është dhe doktor Drini dhe mjekë të tjerë. Në këtë vit pandemie jam e bindur që jo vetëm unë,, por të gjithë ne së bashku kemi dhënë më të mirën nga vetja.

Doktor Drini shkonte në urgjencë në çdo orë, në reanimacion në çdo orë, ishte nga ata mjekë që nëse e merrje e pyesje për një pacient ai ngrihej e kishte për borxh në mes të natës të përgjigjej.

Ky është misioni i një mjeku, t’i shërbente njerëzve në nevojë. Duke lënë ndoshta pas dore dhe aspekte të tjera të jetës personale dhe duke ia dedikuar 100% këtij profesioni.

Next Post
U verifikua për blerjen e kiteve dhe respiratorëve, Manastirliu i “shpëton” SPAK

Pandemia në 12 muaj/ Manastirliu: Lufta ende nuk ka përfunduar, por po shquhet drita në fund të tunelit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In