• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nënshtetësia greke/ Testi i natyralizimit, ndryshimet që do prekin emigrantët shqiptarë

by Java News
04/04/2019 11:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dispozitat e projektligjit të ri për nënshtetësinë greke tashmë janë votuar në parlamentin grek. “Gazeta Shqiptare” zbardh sot të gjitha ndryshimet që u votuan e që prekin interesat e shqiptarëve që jetojnë e punojnë në shtetin helen. Me të dhënat e reja intervista para komisionit për natyralizimin do të zëvendësohet nga një test standard, bazuar në pyetje të parapërgatitura dhe të publikuara. I pyetur nga “Gazeta Shqiptare”, ndërmjetësi ndërkulturor në ndihmë të emigrantëve shqiptarë në Greqi, Fatos Malaj thekson se ky test gjuhe mund të penalizojë shumë shqiptarë për marrjen e nënshtetësisë helene. “Në këtë kuadër, për konstatimin e njohurive të kërkuara të gjuhës greke- me shkrim dhe gojë, parashikohet testim i gjuhës greke paralel me nivelin B1. Besoj se kjo procedurë rreptësisht e standardizuar mbart rrezikshmërinë të përjashtojë shumë shtetas të huaj, të cilët edhe pse kanë njohuri të mjaftueshme të gjuhës së folur, u mungojnë njohuritë gramatikore për të kaluar me sukses testin me shkrim”,-bën me dije Malaj. Më tej ky i fundit, thotë se qeveria greke nuk ka bërë asgjë lidhur me mësimin e greqishtes nga emigrantët. “Gjithashtu, është fakt i pamohueshëm mungesa e iniciativave të qeverisë për të organizuar mësime të gjuhës greke për të rriturit, me rezultat një numër i konsiderueshëm i kandidatëve të drejtohen në kurse private me kosto të lartë, çfarë e bën procedurën të papërballueshme”,-thotë ndërmjetësi ndërkulturor.

Dispozita e posaçme

 

Një tjetër dispozitë e papajtueshme në projektligjin për nënshtetësinë helene, është edhe ajo që parashikon ndërprerjen totale të procesit, për aplikantët që ndërkohë janë transferuar jashtë Greqisë (periudha kohore mbi 18 muaj) për arsye të ndryshme (studime, punë). “Dispozita në fjalë nuk duket të jetë e pajtueshme me të drejtën komunitare, e cila parashikon zgjerim të së drejtës së qarkullimit të lirë, lëvizshmërisë dhe vendosjes në vende të tjera të BE-së, për shtetas të vendeve të tretë me status të caktuar (banorë afatgjatë, disponues të kartës blu, anëtarë të familjes greke apo të shtetasve europianë)”,-shprehet Malaj për “Gazeta Shqiptare”. Ndërkohë, sipas ndërmjetësit, me të dhënat e reja, shtetasit e vendeve të treta jo vetëm që nuk do kenë mundësi të zbatojnë të drejtën bazë e të pamohueshme europiane për qarkullimin dhe punësimin e lirë brenda kufijve të BE-së, por shpërngulja e detyruar për një vend pune, nga kushtet e vështira ekonomike të vendit, do të bëhet dhe arsyeja e ndërprerjes së kontaktit me shoqërinë greke. “Kështu, rrezikohen të pezullohen kërkesat e të huajve, të cilët pavarësisht se janë integruar në jetën sociale e politike, detyrohen të qëndrojnë jashtë Greqisë, duke ruajtur gjithsesi lidhjet me vendin, në mënyra të ndryshme”,-thotë ndërmjetësi ndërkulturor.

Testi i natyralizimit

Testi i natyralizimit do të ketë 20 pyetje të përzgjedhura ne mënyrë elektronike dhe rastësisht nga një “bankë” prej 300 pyetjesh, përgjigjet e të cilave do të jenë në dispozicion të interesuarve në faqen elektronike të ministrisë. Për aplikantët e nënshtetësisë greke do të shtohet edhe provimi i greqishtes me shkrim. Aplikuesit për nënshtetësinë do të japin dhe provim me shkrim dhe duhet të kenë nivelin A1, kurse me gojë, nivel B1. Gjithashtu do të bëhet ulje e tarifave që paguajnë aplikantët për marrjen e nënshtetësisë me paravolon e natyralizimit, pra nga 700 euro bëhet 550 euro. Por në rast se nuk kalon në komision dhe dikush do bëjë kërkesë për rishikim të dosjes, paravolo është 100 euro. Sipas hartuesve të ligjit të ri, qëllimi i dispozitave të reja është që të racionalizojë, thjeshtojë dhe të unifikojë procesin e natyralizimit (politografisi).

Ndryshimet që u votuan përfshijnë:

Reformim të testit të natyralizimit para Komisionit përkatës, ku kandidatëve do t’u kërkohet t’i përgjigjen 20 nga 30 pyetjeve që përfshin testi.
Pyetjet do të jenë rreth gjuhës, gjeografisë, historisë, institucioneve politike, zhvillimeve aktuale politike.
Pyetjet do të përzgjidhen ne mënyrë elektronike dhe rastësisht nga një “bankë” prej 300 pyetjesh, përgjigjet e të cilave do të jenë në dispozicion të interesuarve në faqen elektronike të ministrisë. Ky është një sistem që zbatohet gjerësisht në shumë vende evropiane, SHBA, etj.
Testi i reformuar pritet të eliminojë kohën që zgjat shkrimi i protokollit, e cila tani është rreth tre muaj.

Shtohet provimi i gjuhës greke me shkrim. Aplikuesit për nënshtetësinë do të japin dhe provim me shkrim dhe duhet të kenë nivelin A1, kurse me gojë, nivel B1.

Nuk do të japin provim aplikantët që kanë kryer 3 vite shkollë (gjimnaz ose likio) në Greqi ose kanë certifikatë të njohjes së gjuhës greke të kategorisë B1 me gojë dhe A1 me shkrim.
Për ata që janë me moshë mbi 65 vjeç, do ketë një rregullim të veçantë që parashikon se testi do të jetë mjaft më i lehtë.
Personat me aftësi të kufizuar mbi 67% nuk do të japin provim, por vetëm do paraqiten para komisionit.
Ulje e tarifave që paguajnë aplikantët për marrjen e nënshtetësisë me paravolon e natyralizimit: nga 700 euro bëhet 550 euro.
Në rast se nuk kalon në komision dhe dikush do bej kërkesë për rishikim të dosjes, paravolo është 100 euro.
Minoritarët nuk kalojnë në provime të gjuhës.
Ata që mbajnë lidhje të ngushta me shtetin Grek por mungojnë deri në 18 muaj rresht nga Greqia, nëse këta kishin aplikuar me përpara për marrjen e nënshtetësisë, procedura pezullohet dhe aplikimi mund të rishikohet në rast se këta kthehen sërish në Greqi.
Ndryshon drejtoria e dhënies së nënshtetësisë. Krijohen Drejtoritë Rajonale të nënshtetësisë dhe hiqet kompetenca e nënshtetësisë nga Drejtoritë e Decentralizuara, një ndryshim që pritet të reduktojë kohën e pritjes rreth 9 muaj.
Sipas hartuesve të ligjit të ri, qëllimi i dispozitave të reja është që të racionalizojë, thjeshtojë dhe të unifikojë procesin e natyralizimit (politografisi). Këto ndryshime pritet të lehtësojnë të gjithë emigrantët që dëshirojnë të marrin nënshtetësinë greke. GSH

/a.meta

Next Post
Banka Botërore: Shqipëria rritje ekonomike mbi 4%, u shtuan vendet e punës u ul borxhi publik

Banka Botërore: Shqipëria rritje ekonomike mbi 4%, u shtuan vendet e punës u ul borxhi publik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vendimi 4-4 në Kushtetuese për Ballukun, cilët gjyqtarë votuan pro dhe kundër

Vendimi 4-4 në Kushtetuese për Ballukun, cilët gjyqtarë votuan pro dhe kundër

February 6, 2026
Qeveria ankimoi pezullimin nga detyra të Ballukut/ Kushtetuesja kalon çështjen për shqyrtim me 5 vota pro

Vendimmarrja e çështjes Balluku, çfarë thuhet në njoftimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese

February 6, 2026
Dosja Epstein trondit edhe Hollywood-in, dalin emrat e Jay Z, Leonardo DiCaprio, George Clooney dhe “vajzat interesante të Kopenhagenit”

Dosja Epstein trondit edhe Hollywood-in, dalin emrat e Jay Z, Leonardo DiCaprio, George Clooney dhe “vajzat interesante të Kopenhagenit”

February 6, 2026
VIDEO/ E mendonin të vdekur, ushtari ukrainas telefonon nënën nga fronti i luftës

VIDEO/ E mendonin të vdekur, ushtari ukrainas telefonon nënën nga fronti i luftës

February 6, 2026
Zbulohet audio ku prokurori Ols Dado ankohet për lobimin e kryebashkiakut Veliajt në SHBA

Zbulohet audio ku prokurori Ols Dado ankohet për lobimin e kryebashkiakut Veliajt në SHBA

February 6, 2026
Analiza: Nga Orban te Trump, autokratët e rinj po shkatërrojnë arritjet e vitit 1968

Kryeministri hungarez Orbán hedh sytë në Kili

February 6, 2026
Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

February 6, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Kërkesa për pezullim/ Kushtetuesja del barazim për Ballukun, rrëzohet kërkesa e qeverisë

February 6, 2026
Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

February 6, 2026
“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In