• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nënshtetësia e dyshimtë për futbollistin, Meta: E verifikova nga një institucion…

by A R
26/10/2020 13:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se futbollisti i Tiranës, Cobina është verifikuar, duke mos treguar se nga cili institicion, e mbi të gjitha është shprehur se dokumentet nuk i bën publike sepse janë sekret shtetëror.

Pyetja nga Klesiana Omeri:  Cili ka qenw kriteri për të vlerësuar si vlerë kombëtare dhe t’i japë nënshtetësinë brenda 8 orëve një futbollisti të pandehur për falsifikim të lejes së qëndrimit?

Presidenti: Ju cilit televizion jeni?

Gazetarja: Nga Report Tv

Presidenti: E dija që do bënit një pyetje patjetër meqenëse janë bërë disa përgojime absurde për të shmangur vëmendjen nga përpjekja për të shkatërruar zgjedhjet, nga menaxhimi i dobët i qeverisë të mjekëve të infermierëve të situatës së pandemisë, Shqipëria është vendi që ka investuar më pak për të ndihmuar popullsinë dhe të gjitha shtresat që preken nga pandemia, si nga aspekti i shëndetit dhe si në planin e mbështetjes ekonomike për biznesin dhe ata që kanë humbur vendin e punës dhe shumë çështje të tjera janë shpikur disa gënjeshtra të jashtëzakonshme. Unë jam njeri i ligjit dhei  shtetit. Kjo është dosja për futbollistin e Tiranës të cilësuar nga mediat pararojë të kryeministrit si terrorist, më pas kur u pa që iu fik kjo punë u përpoq ta ndizte dhe vet duke u  ekspozuar dhe vet si një kryeministër i papërgjegjshëm. Këtu tek kjo dosje është edhe dokumenti i institucionit përkatës që konfirmon që nuk disponohet asnjë e dhënë që cenohet siguria kombëtare, sipas ligjit për futbollistin në fjalë. Të përfaqësosh një ekip kampion apo çdo ekip të Shqipërisë në arenën kombëtare është në interes edhe kombëtar dhe publik dhe besoj kjo është sqaruar shumë qartë edhe nga drejtuesit e klubit dhe federatës të cilët kanë bërë këtë kërkesë urgjente për presidentin  para ndeshjes me Zvicrën. Presidenti ka respektuar ligjin në mënyrën më strikte. Dakort?
kalojmë dhe tek tjetra, meqënëse ka 20 vjet që merret me Ylli Pangon.
Kjo këtu (tregon para kamerave një dokument) është konfirmimi nga institucioni përkatës i sigurisë kombëtare për raste të tilla që edhe zonja ukrainase nuk ka asnjë problem për sigurinë kombëtare, dhe ka 8 vjet që  kanë kërkuar dhe duhet ta kishin marrë për 3 vite sipas procedurave normale.
Tek procedura e posacme, kur i intereson qeverisë ekziston ligji për procedurat e poscme, kur nuk i intereson,nuk ekziston.
Ish-ministrja e Arsimit nëse nuk do ishin ndjekur me kërkesë të vetë qeverisë procedurat e posaçme nuk do kishte qenë as zv.ministre, as ministre, dhe do i duheshin dhe nga 2 vite të tjerë të bëhej shtetase e Republikës Shqipërisë. Kështu kemi edhe raste të tjera që unë nuk dua t’i përmend se jam në presidencë dhe nuk përgojoj askënd.
Së dyti, nuk mund të jap dokumentet, se janë dokumente sekret shtetëror, për 10 vite janë të klasifikuara, dhe nuk duhet të ekspozohet as institucioni përkatës, por gjithçka është bërë në respekt me Kushtetutën dhe ligjit.
Sa i takon familjarëve të heronjve UÇK, që për arsye të ndryshme. se dihet për kufizimet që ka Kosova, në respekt edhe të propozimeve të ndryshme që kanë ardhur nga Presidenti, kryeministri ministri i jashtë në Kosovës apo dhe ambasada e republikës së Shqipërisë,  tani unë e kuptoj që për këlyshët e UDB ata terrorist quhen,akoma,  por ata janë familjarë të heronjve, patriotëve dhe të atdhetarëve.

Next Post
Pushuesit nga Kosova ‘dynden’ drejt bregdetit shqiptar/ Radhë të gjata në Rrugën e Kombit

Greqia merr vendimin për kufijtë me Shqipërinë/ Kjo është data dhe afati i radhës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In