• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nënshkruhet marrëveshja me SPK/ Kumbaro: E ardhmja e skenës kulturore është decentralizimi!

by Java News
13/04/2018 17:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Kulturës dhe Skena e Pavarur Kulturorë në një betejë të përbashkët për Kulturën. “E ardhmja e skenës kulturore është decentralizimi, skena e pavarur, por për këtë duhet punë , emancipim dhe dialog”- u shpreh Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro gjatë nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit mes Ministrisë së Kulturës dhe Skenës së Pavarur Kulturore.

Në ambientet e MK-së u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit midis Skenës së Pavarur Kulturore dhe Ministrisë së Kulturës për bashkëpunimin dhe konsultimin paraprak për ndryshimet në ligjin “Për Artin dhe Kulturën” . Ky memorandum është hapi i parë juridik drejt këtij rrugëtimi. 

“Beteja jonë e përbashkët”- e cilësoi përpjekjen për të zhvilluar dhe forcuar mekanizmat në zhvillim të kulturës, përfaqësuesi i SPK-së, Andi Tepelena, duke shtuar se “Kurorëzojmë sot këtë memorandum si akt angazhimi reciprok. Në javën përpara hapjes së negociatave për anëtarësimin në BE gjej rastin të theksoj se Kultura është mjeti më i mirë për ta çuar Shqipërinë në Evropë”.

Skena kulturore shqiptare ka vuajtur pasojat e periudhës së gjatë të centralizimit, kohë kur krijimtaria artistike prodhohej vetëm nga institucionet shtetërore. Në gjithë këto vite kemi një konfuzion dhe mangësi në politika kulturore, që kanë frenuar zhvillimin dhe emancipimin e skenës së pavarur. 

Në vijim të politikave të MK-së për të nxitur krijimtarinë përmes thirrjeve të hapura, krijim i një sistemi të qëndrueshëm e transparent i shpërndarjes së fondeve, politika për të rritur cilësinë artistike, garantim e respektim i të drejtës së autorit, etj, Ministria e Kulturës nenshkroi me SPK-në një Memorandum Mirëkuptimi përmes së cilës të dyja palët do të angazhohen në hartimin e një kuadri ligjor me qëllim një reformë të plotë të Artit dhe të Kulturës të bazuar mbi Strategjinë Kombëtare të Kulturës që është duke përfunduar në bashkëpunim me ekspertë të Këshillit të Europës.

Përfshirja e ekspertëve vendas dhe të huaj në draftimin e ligjit do të ndihmojë për ta bëre ligjin më të qëndrueshem dhe më afër standarteve evropiane. Kumbaro shprehu angazhimin e institucionit që ajo drejton për të ndihmuar financiarisht shoqatat shqiptare që aplikojnë në Creative Europe, duke patur parasysh vështirësitë ekonomike me të cilat përballen, si dhe bëri me dije se “Kemi nisur punën për rishikim të ligjit të sponsorizimeve, ku çdo sugjerim mbetet i mirëpritur”. 

Memorandumi i Bashkëpunimit u nënshkrua nga Zëv.Ministrja e Kulturës, Valbona Shujaku dhe Andi Tepelena, përfaqësues i SPK-së. Skena e Pavarur Kulturore (SPK) është RRJETI më i madh kulturor në Shqipëri, i përberë nga organizatat ndër më të të njohurat dhe aktivet në fushën e artit dhe kulturës. SPK është krijuar më 4 Maj 2013. Qëllimi i këtij RRJETI është të ndërtojë një skenë kulturore të qëndrueshme, nisur nga mungesa e faciliteteve për veprimtaritë kulturore e artistike, mosfinancimi dhe pabarazia e aksesit ndaj fondeve publike për artin dhe kulturën në Shqipëri.

ma.me

Next Post
Reali e ka ngulur vendin e parë në renditjen e re të UEFA-s

Reali e ka ngulur vendin e parë në renditjen e re të UEFA-s

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksitimi politik se Shqipëria u shpall “Non Grata!

Eksitimi politik se Shqipëria u shpall “Non Grata!

January 15, 2026
VIDEO-Zjarr masiv në një qytet të Holandës, raportohet për të lënduar: Dëgjuam një shpërthim të fortë

VIDEO-Zjarr masiv në një qytet të Holandës, raportohet për të lënduar: Dëgjuam një shpërthim të fortë

January 15, 2026
“Goditi” ekstradimin, Kushtetuesja pranon pjesërisht ankimin e “mafiozit” rus

“Goditi” ekstradimin, Kushtetuesja pranon pjesërisht ankimin e “mafiozit” rus

January 15, 2026
SHBA vendos sanksione ndaj zyrtarëve iranianë për shtypjen e protestuesve

SHBA vendos sanksione ndaj zyrtarëve iranianë për shtypjen e protestuesve

January 15, 2026
Kërkuan lista të hapura në zgjedhje, Gjykata Kushtetuese rrëzon partitë e vogla

Sekuestrimi i celularëve, vendimi Kushtetueses kërkon seriozitet në mbledhjen e provës së veprës penale (VIDEO)

January 15, 2026
Gjykata Kushtetuese: Arresti shtëpiak ndaj Berishës ishte i tejzgjatur

Gjykata Kushtetuese: Arresti shtëpiak ndaj Berishës ishte i tejzgjatur

January 15, 2026
Masakrat në Kosovë, arkivisti: Kam mbi 3,600 kaseta. Haga m’i refuzoi! Me këto prova, krerët e UÇK do liroheshin

Masakrat në Kosovë, arkivisti: Kam mbi 3,600 kaseta. Haga m’i refuzoi! Me këto prova, krerët e UÇK do liroheshin

January 15, 2026
Detaje nga arrestimi: Kryeprokurori i Vlorës përfundoi në pranga për 3.4 mln eurot në “Toyota Yaris”

Dosja Toyota Yaris/ Gjykata e Lartë prish vendimin për Aurel Zarkën, kthehet në Apelin e GJKKO për rigjykim

January 15, 2026
Pas dekretimit nga Begaj, publikohen në Fletoren Zyrtare 7 ligjet e Paketës fiskale

Pas dekretimit nga Begaj, publikohen në Fletoren Zyrtare 7 ligjet e Paketës fiskale

January 15, 2026
Tiranë-Korçë 1 orë e 30 minuta? Tiranë-Qukës edhe mundet…

Sa më pak pjesëmarrje në zgjedhje, aq më shumë mandate për PS-në…

January 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In