Nga Berlini, aty ku ditën e djeshme u nënshkruan tri marrëvehsjet shumë të rëndësishme për vendet e Ballkanit Perëndimor, kryeministri Rama ka ndarë një fotoalbum.
Përbri fotove Rama na uron ditë të mbarë ndërsa shton se Shqipëria mori kryesimin e Procesit të Berlinit. Vitin e ardhshëm, samiti pritet të zhvillohet në Tiranë. Kryeministri e cilësoi si strehën e samiteve.
Liderët e Ballkanit Perëndimor nënshkruan tre marrëveshje, që parashikojnë lëvizjen e lirë me karta identiteti të personave ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor, njohjen e diplomave universitare dhe njohjen e kualifikimeve për tre profesione: mjekët, dentistët dhe arkitektët.
Axhenda e Samitit kishte në fokus të veçantë sigurinë energjetike dhe tranzicionin e gjelbër si dhe angazhimin e rajonit për të përshpejtuar zbatimin e Axhendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor. Ai gjithashtu do të trajtojë iniciativat për të rritur zhvillimin e Tregut të Përbashkët Rajonal, të shpallur në kuadër të Procesit të Berlinit në nëntor 2020.
Përveç gjashtë liderëve të Ballkanit Perëndimor, e pranishme ështe edhe Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen, si edhe Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel.
/e.d











