• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nënkryetarja e LSI ironizon Xhafën dhe Braçen: Më vjen keq për ta

by A R
21/07/2016 15:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qëndrimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim në momentet e fundit për reformën në drejtësi dukshëm ka ngritur tensionin brenda koalicionit qeverisës. Nervozizmi u duk hapur në Konferencën e Kryetarëve ku Fatmir Xhafa debatoi ashpër me Ilir Metën. Deputetët e LSI vijojnë të jenë aktiv edhe në rrjetet sociale, ku nënkryetarja e kësaj force Kejdi Mehmetaj ironizon deputetët Fatmir Xhafaj dhe Erion Braçe, duke thënë se “më vjen keq për ta”.

Ja statusi i Mehmetajt:

Nga gjithe keto dite te ethshme diskutimesh per reformen ne drejtesi, ndjej keqardhje te thelle nga disa prej Deputeteve te Kuvendit te Shqiperise, disa prej kolegeve te mi.

I kam degjuar me vemendje fjalet e tyre dhe pretendimet se cdo bejne shpikje te reja duke hequr vemendjen e njerezve nga rendesia qe ka kjo reforme per ne, per ti dhene te drejten atij qe i takon me ligj, per te fuqizuar kushtetuten, per te permiresuar klimen e biznesit, per te ecur perpara ne rrugen europiane.

Ne kundershtim me kete, keta kolege kane preferuar te behen pjese e deklaratave mediatike, bombastike dhe duke deshmur qe jane fare te papjekur politikisht.

Qe nga Erion Brace, qe duhet ta falenderoj LSI cdo dite, qe ka mundesi te zbatoje programin e “rilindjes” dhe qe vazhdon ta kete mundesine te bertasi dhe shaje opoziten ne cdo dite punimesh te Kuvendit, ndihem keq per te!

Me vjen keq per Fatmir Xhafen dhe nje pjese te kolegeve te tij ne komisionin e ligjeve, qe perballe integritetit te figures se deputetit vendosin xhelozi feminore, epshin per kontroll, dhe marrin persiper te kundershtojne konsensusin e arritur nga perfaqesuesit e te tre partive te medha politike ne vend. Madje merr persiper te shpife e te mos konsideroje emailet zyrtare te OPDAT!

Ndihem keq per ato deputete qe mendojne se me vota shantazhi dhe pazaresh mund ti bejne ndonje te mire Shqiperise! Ndihem keq, nese kete reforme do te na duhet ta bejme me votat e shkaktareve te te ashtequajtures “dekriminalizim”!

Ndihem keq, qe ju po kerkoni te ndani shqiptaret! Ju po kerkoni te polarizoni qytetaret!

Ne 2016 kjo gje eshte e papranueshme!

Une jam 23 vjec, jeten time, familjen time dua ti ndertoj ne Shqiperine e shume mundesive, ne Shqiperine e drejte! Une jam e re dhe shpresoj qe ne kete mandat te timin si deputete, te mos mbahem mend si “ajo” qe votoi dekriminalizimin, sherrin e konfliktin. Une dua se paku nje gje te mire ta bej per Shqiperine, te votoj PRO reformes ne drejtesi! PRO dialogut! PRO konsensusit! PRO nje drejtesie jo per individe, por per familjen time, per bashkemoshataret e mi, per femijet e shqiptareve dhe te ardhmen e tyre!

Konsensusi eshte e vetmja forme qe Reforma ne Drejtesi te jete e suksesshme!

Une do votoj per konsensusin!

Hajdeni dhe ju, votoni konsensusin!

Nese Konica nje here e nje kohe ka thene se nuk behet Shqiperia me Shqiptare, hajdeni burra e gra te Parlamentit te Shqiperise, ti deshmojme cdo njeriu qe pret sot nga ne drejtesi, se Shqiperia me shqiptare behet, dhe se ne jemi ata shqiptare qe e duam vendin, e duam qytetarine dhe e duam drejtesine e te ardhmen Europiane te shqiptareve!

Edhe njehere, une si e re dhe si pjese e Levizjes Socialiste per Integrim deklaroj publikisht voten Pro reformes ne drejtesi!

Me Ilir Meten, per Shqiperine e te rinjve, per Shqiperine e 30 viteve te ardhshme!

/a.m.

Next Post

Basha konfirmon se nuk ka ende marrëveshje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In