• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nënkryetarja e Grupit të CDU/CSU: Shqiptarët janë të mirëpritur në BE

by A R
26/09/2019 20:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një intrvistë ekskluzive për Deutsche Wellen, nënkryetarja e grupit Parlamentar, CDU/CSU, Katja Leikert, thotë, se Bundestagu do të vazhdojë ta shoqërojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në rrugën drejt BE-së.

Deutsche Welle: Zonja Leikert, më në fund  grupi parlamentar i CDU/CSU-së e dha dritën e gjelbër për çeljen e negociatave, megjithëse për Shqipërinë u vendosën shumë kushte. Si duhet t’i kuptojmë këto kushte?

Katja Leikert: Jemi konsultuar shumë gjatë në Bundestagun gjerman. Për Maqedoninë e Veriut, çështja është relativisht e qartë. Maqedonia e Veriut është zhvilluar shumë pozitivisht, sidomos sa  i përket zgjidhjes së çështjes së mosmarrëveshjes për emrin. Me Shqipërinë, padyshim, u morëm shumë të tepër. Ne e dimë se situata politike e brendshme nuk është demokratike në kuptimin tonë. Opozita ka braktisur parlamentin, Gjykata Kushtetuese nuk funksionon. E dimë se ka ende probleme me krimin e organizuar dhe trafikun e drogës. Të gjitha këto janë, natyrisht, gjëra që janë problematike dhe të cilat ne duhet t’i shikojmë nga afër. Por ne thamë po, sepse donim që t’u jepnim shqiptarëve sinjalin nga Bashkimi Evropian se janë të mirëpritur në Evropë dhe se ky është drejtimi i tyre. Shumë shqiptarë po largohen nga vendi, sepse nuk shohin aty perspektivë. Kjo nuk mund të jetë e ardhmja e një vendi. Është një vend shumë i bukur dhe ne duam ta shoqërojmë në rrugën e demokratizimit dhe të BE-së.

Ju keni një parti simotër në Shqipëri, e cila, siç e thatë dhe ju, është larguar nga parlamenti. Cilat janë pritshmëritë tuaja  në adresë të Partisë Demokratike?

Unë u bëj thirrje të gjitha forcave demokratike në Shqipëri, si atyre të qeverisë, ashtu edhe të opozitës që të marrin pjesë në proceset demokratike dhe këtë ta bëjë jo jashtë parlamentit. Kjo nuk mund të jetë mënyra e duhur. Në këtë drejtim, apeli në të vërtetë u hap rrugë të gjitha forcave politike në Shqipëri për të hapur negociatat e pranimit.

A e dorëzon Bundestagu me këtë hap përgjegjësinë te Brukseli?

Ne nuk dorëzojmë asnjë përgjegjësi, përkundrazi, besojmë se ky proces kërkon shumë më tepër përkushtim, përgjegjësi dhe drejtim nga ana jonë.

Si do të ushtrojë Bundestagu ndikim në të ardhmen?

Janë 35 kapituj që duhen negociuar pak nga pak. Dhe pas çdo kapitulli, Këshilli i Bashkimit Evropian do të ketë mundësi të pajtohet me hapjen ose mbylljen e kapitujve. Dhe ne, në Bundestag, do ta shoqërojmë këtë proces dhe do të jemi shumë aktiv.

Tani që Gjermania e  tha po-në e saj, sytë janë drejtuar nga presidenti francez Emmanuel Macron. Cili është argumenti që do t’i jepnit ju presidentit francez për çeljen e negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut?

Ne duhet të shohim se nga vijnë vendet e ish-Jugosllavisë dhe Shqipëria. Në vitin 1999 përfundoi atje lufta e fundit, Lufta e Kosovës. Këto vende janë ende në fazën e transformimit. Dhe ato janë thuajse në mes të Evropës.  Por nuk është vetëm gjeografia që i afron me ne, është edhe kultura. Është në interesin tonë që të sigurojmë atje stabilitet dhe që këto vende me të vërtetë të kenë një perspektivë të mirë. Unë e shoh këtë perspektivë të realizuar më së miri kur ato të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian në planin afatgjatë. Dhe, nëse presim edhe më gjatë, atëherë nuk dihet nëse do të kemi përmirësime në disa vende.

Next Post
Ligji i ri/ Artan Lame: Do ndreqim katrahurën me pronat, tani kemi bazat juridike të kadastrës moderne

Legalizimi i apartamenteve, Lame: Fillimisht duhet të regjistrohet pallati

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

March 27, 2026
Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

March 27, 2026
Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

March 27, 2026
“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

March 27, 2026
Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

March 27, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Rezart Kthupi: Statuti i PD është ai që thotë Sali Berisha, jo ai i regjistruar në gjykatë

March 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etika e Frashërit dhe Gjadrit për ambicien?!

March 27, 2026
Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

March 27, 2026
Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

March 27, 2026
Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In