• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nënkryetari i PD: Aleanca me LSI ka sjellë pakënaqësi, pse nuk i thamë ‘Jo’

by Java News
11/01/2018 14:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nënkryetari i PD, Edmond Spaho, i ftuar në studion e Report Tv, u shpreh se bashkëpunimi PD-LSI ka shkaktuar pakënaqësi në radhët e të djathtës.

Spahoi sqaroi se demokratët nuk i thonin dot jo gatishmërisë së partisë së Monika Kryemadhit për t’iu bashkuar protestave për rrëzimin e qeverisë “Rama”.

“Koalicioni që kemi me partitë e djathta është koalicion vlerash, ndryshe nga bashkëpunimi me pjesën tjetër të opozitës, LSI, e cila ka qenë në qeverisje me PS, por edhe me PD në të shkuarën. Do ishte jonormale për PD që të mos shfrytëzojë kapacitetet për t’iu kundërvënë qeverisë së Edi Ramës. Sa kohë LSI ka vullnetin e tij për t’iu bashkuar protestave për rrëzimin e Edi Ramës, do ishte pa shkak t’i thonim “Jo” LSI-së për ndarjet ideologjike. Mund të ketë ndonjë të pakënaqur, por objektivi kryesor është rrëzimi i qeverisë së Edi Ramës për gjërat negative që po i shkakton vendit”, u shpreh Spaho.

Duke komentuar kërkesën për dorëheqjen e Gramoz Ruçit, Spaho tha se e dinnte që kjo s’do merrej parasysh, por shtoi ai, opozita nuk do heshtë përballë shkeljes së Kushtetutës në zgjedhjen e kryeprokurores Arta Marku seancën e 18 dhjetorit. “E dimë që Gramoz Ruçi s’do ta japë dorëheqjen pavarësisht kërkesës tonë. Nuk kishim ndonjë ëndërr që do t’ia arrinim kësaj dite, sepse e ka treguar sesa konseguent me linjën partiake është.

Por sot ishte mbledhja e parë e Kuvendit pas seancës së 18 dhjetorit dhe sot ishte jo normale për ne që të mos evidentonim sot problematikën që lidhet me shkeljen e Kushtetutës. Ruçi ishte zbatues i urdhrit për të shkelur Kushtetutën, duhej të votohej me 3/5 e Kuvendit dhe duhej të kalonte prpocesin e Vettingut. Për këtë përgjegjësi ka edhe Gramoz Ruçi, s’di të ketë ndonjë parlament normal në botë që të shkelet Kushtetuta dhe të mos mbajë përgjegjësi kryetari i Kuvendit”, tha Spaho.

Ai paralajmëroi gjithashtu se opozita do kushtëzojë marrëdhëniet me Kuvendit derisa ai të kthehet në shinat e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë. “Nuk mund të sillemi sikur nuk ka ndodhur gjë. Shqipëria po rrëshqet, u blenë zgjedhjet e 25 qershorit, po rrënohet reforma në drejtësi, po rrënohet pakti i korrikut 2016 si dhe zhvillimet tejet negative për lidhjet e qeverisë me grupe tkriminale. Ju e dini dosjen e Saimir Tahiri,i dini akuzat për kryebashkiakun e Durrësit dhe Elbasanit, kapjen e sistemit të drejtësisë dhe emërimin me dhunë të kryeprokurorit të përkohshëm.

Nuk bëhet fjalë për përkohshmëri por për ndërhyrje në sistemin e drejtësisë. Pas emërimit iu lirua pasaporta Saimir Tahirit, u lirua Orest Sota që u kap me 863 mijë euro dhe dy pasaporta të Tahirit, u lirua edhe një i arrestuar për “Xibrakën”. Kjo vërteton atë që përmes lëvizjeve në Prokuori maxhoranca synon të mbrojë Edi Ramën dhe bashkëpunëtorët e tij, të cilët drejtësia po synonte t’i vendoste përpara përgjegjësisë. Ne do të përgjigjemi, do reagojmë, marrëdhënie e kushtetësuya ka të bëjë me kthimin e legjimitetit të instituciioneve. Sa kohë maxhoranca do shkelë kushtetutën, ne s’mund të sillemi sikur jemi në kushte normale”, tha numri dy i PD, Edmond Spaho.

a.ç

Next Post
Ambasada e SHBA sqaron qytetarët: Dokumentet që ju duhen për të marrë vizë

Doni të aplikoni për vizë në SHBA? Ambasada sqaron procedurat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In