Nënkryetari i Këshillit të Sigurimit rus dhe aleat i ngushtë i Putinit, Dmitry Medvedev ka sjellë dhe një herë temë diskutimi “luftën bërthamore”.
“Nesër, në bazën e NATO-s në Ramstein, liderët e mëdhenj ushtarakë do të diskutojnë taktika dhe strategji të reja, si dhe furnizimin e Ukrainës me armë të reja të rënda dhe sisteme sulmi”, shkruan ish-presidenti dhe kryeministri rus në Telegram.
“Dhe kjo ndodhi menjëherë pas forumit të Davosit, ku patronët e partive politike të pazhvilluara përsëritën si një mantra: Për të fituar paqen, Rusia duhet të humbasë. Dhe asnjë prej tyre nuk i shkon mendja të nxjerrë përfundimin elementar vijues: humbjen e një fuqi bërthamore në një luftë konvencionale mund të çojë në shpërthimin e një lufte bërthamore. Fuqitë bërthamore nuk i kanë humbur konfliktet e mëdha nga të cilat varet fati i tyre. Por kjo duhet të jetë e qartë për këdo. Edhe ndaj një politikani perëndimor që ka ruajtur të paktën një gjurmë inteligjence”, shkruan Medvedev.
/s.f