Sipas asaj që raporton ‘Radio Europe 1’, ai dyshohet se iu ka siguruar shërbimeve të inteligjencës ruse dokumenta tepër sekrete
Një oficer i ushtrisë franceze u denoncua dhe është vënë nën hetim pasi akuzohet për tradhti në favor të Rusisë.
Sipas asaj që raporton ‘Radio Europe 1’, ai dyshohet se iu ka siguruar shërbimeve të inteligjencës ruse dokumenta tepër sekrete
“Unë mund të konfirmoj – tha ministrja – se një oficer i lartë është nën procedime ligjore për ndërhurje në dokumenta të sigurisë”.
Çështja është veçanërisht preokupuese për Parisin pasi oficeri me gradën nënkolonel, ishte pjesë e NATO-s, në një bazë ushtarake në Itali.
Sipas burimeve të transmetuesit ‘Radio Europe 1’, oficeri francez i dyshuar për spiunazh sgërbente në bazën e NATO-s në Napoli, në Itali