• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

“Nënën e kapa në telefon me dashnorin”, djali tregon si u vdiq babai një vit pas ndarjes: Sikur më ra bota mbi kokë

by Java News
25/12/2022 18:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një situatë e vështirë ndërmjetësimi u shfaq këtë të diel në rubrikën “Shihemi në Gjyq” në emisionin “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Vëllai thirri motrën e tij për t’u përballur pasi sipas tij ajo dhe vëllai i tij, në një kohë kur ai ishte në koma për shkak të aksidentit dhanë firmat për të liruar personin që u bë shkak për gjendjen e tij të rënduar shëndetësore. Sipas tij për të bërë  këtë veprim ata kanë marrë edhe para nga i ati i djalit që e aksidentoi.

Nga ana tjetër motra  e Arturit mohon ta ketë bërë këtë gjë. Madje ajo me lot në sy thotë se ajo ka bërë sa ka mundur, por në atë moment i kanë ardhur fatkeqësitë njëra pas tjetrës. E pyetur nga Eni Çobani se pse ka firmosur ajo dhe vëllai dhe jo prindërit, Jonida tregoi se nëna e tyre ishte ndarë nga i ati, ndërsa babai kishte ndërruar jetë disa muaj para aksidentit të arturit. Më tej Arturi shton se motra dhe vëllai i tij mund ta kenë marrë inat edhe për ndarjen e prindërve, pasi ka qenë ai që e ka zbuluar tradhtinë e nënës duke u bërë kështu shkak i divorcit.

Eni Çobani: Pse ju ra barra juve e firmosjes, pasi prindërit tuaj në atë periudhë ishin gjallë apo jo?

Arturi: Jo nuk i kishim.

Jonida: Jo ishin të divorcuar, nëna na u divorcua. Në atë kohë kur vëllai bëri aksident nuk i kemi pasur prindërit, nëna na u divorcua në vitin 2020 kurse…

Arturi: Zonja Eni, nënën e kam zënë në telefon duke folur dhe për atë pjesë këta si duket më kanë marrë inat. E zura me një që fliste në telefon, i kapa telefonin dhe bën vaki që ajo këtë inat mban.

Jonida: Ti nuk kishe punë me telefonin e nënës.

Arturi: Si nuk kisha punë me telefonin e nënës?

Jonida: Për telefonin e nënës ishte babi për atë punë, jo ti.  Pastaj në vitin 2021 na la babi. Në Prill.

Eni Çobani: Ndërroi jetë pra, në ç’moshë?

Jonida: Në moshën 56 vjeçe.

Eni Çobani: Pra u nda njëherë babi pastaj ndërroi jetë. si duket ajo situatë e ka rënduar.

Jonida: E rëndoi, opinioni publik.

Arturi: E rëndoi shumë zonja Eni babin, sepse unë e kisha në shtëpi atë, s’e kishte kjo. Ai me mua rrinte në shtëpi e përnatë sa herë uleshim të hanim drekë a darkë thoshte “si ma bëri mua?” Ai sa vinte e dobësohej, nuk e përballonte dot.

Ardit Gjebrea: “Si ma bëri?” Çfarë?

Arturi: I kapa telefonin duke folur ajo me dashnorin e saj dhe e mora telefonin e futa në xhep.

Ardit Gjebrea: Ti?

Arturi: Po unë. Ika nga shtëpia dola për kafe se mu errën sytë kur pashë ato mesazhet. Gjithë ato gjëra.

Ardit Gjebrea: Më fal po mami ishte me babin në atë kohë apo ishin ndarë?

Arturi: Ishin bashkë atëherë. Po që kur i zura unë telefonin, aty u largua pastaj bëri ndarjen.

 

Next Post
Agjentja e turizmit: Shqiptarët zgjedhin Dubain për festat e fundvitit! Brenda vendit preferohen Korça dhe Pogradeci

Agjentja e turizmit: Shqiptarët zgjedhin Dubain për festat e fundvitit! Brenda vendit preferohen Korça dhe Pogradeci

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In