Tirana u bashkohet festimeve me rastin e shenjtërimit të Nënë Terezës. Aktivitetet kanë nisur pak para nisjes së ceremonisë zyrtare në Vatikan, meshë e cila do të ndiqet live edhe në Tiranë.
Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro por dhe shumë personalitete të tjera përuruan dy pllakata përkujtimore te Sheshi “Nënë Tereza”.
“Për herë të parë do kemi një titull të ri, Shën Tereza, nga një vend i vogël si Shqipëria mund të lindin shenjt që frymëzojnë gjithë botën”, tha në fjalën e tij Veliaj.
BW/d.i.