5 shtatori i 2016-s shënoi në kalendarin Apostol Ditën e Shenjtores shqiptare, Nënë Tereza e Kalkutës. Kjo është një ditë e shënuar për besimin dhe komunitetin katolik, veprimtarët, organizatat dhe lëvizjet humaniste e filantropike në të gjithë botën. Por kjo është një ditë e shënuar veçanërisht për kombin shqiptar.
Shenjtërimi i Nënë Terezës është kujtuar dhe nga Papa Frençesku. Ai ka drejtuar një lutje për të Shenjtën Nënë Terezë.
“Nënë Tereza, bamirësja e pa lodhur, lutu për ne, që qëllimi i çdo aksioni në jetë të jetë dashuria, e ofruar falas për të gjithë pa dallimin e gjuhës, kulturës, racës ose fesë”, shkruan Papa.











